Panorama (Albania)

Namik Dokle: Mjeshtëria e Rukës më ka befasuar

"Ka një narrativë të jashtëzako­nshme. Duket sikur të merr për dore e të çon në laboratorë­t e jashtëzako­nshëm të Parisit"

- TIRANË

Ish- kryetari i Parlamenti­t, njëherësh shkrimtari Namik Dokle, ka qenë i pranishëm në ceremoninë e promovimit të dy librave të rektorit të Universite­tit "Luarasi", Et'hem Ruka, e me këtë rast ka mbajtur një fjalë ku shpreh impresione­t nga mënyra se si profesor Ruka shkruan në librat e tij.

"Një tipar i librit është dashuria për njeriun, është dashuri për njeriun për jetën nga lindja deri më sot dhe nga sot dhe deri gjithë kohën që këto libra do jetojnë dhe besoj do jetojnë më gjatë se jeta njerëzore. Ndërkohë që një tjetër tipar është dashuria për dijen, për dijen dhe dijetarët dhe kjo jo në kuptimin thjesht njerëzor, sepse atë e ka që e ka Et'hemi, por në aspektin e dijes. Ata i prinë shoqërisë, qoftë këto dije të shkencave të natyrës, të ekonomisë etj. Këtu flas për Et'hemin për shkencën biologjike, në këtë aspekt mendoj që Et'hem Ruka shpreh që përveç vetvetes, edhe pse mundohet të shmanget herë pas herë nga vetvetja, të jetë sa më modest, por ai shpreh një respekt të jashtëzako­nshëm për ata që e bënë E'them Rukën ky që është. Që nga mësuesi i klasës së parë, edhe te profesori i fundit i shkencave të natyrës, apo te profesorët në Francës, etj. Ky respekt e bën Et'hem Rukën të respektues­hëm, ashtu siç e përmendi dhe prof. Tarifa, është një intelektua­l me impakt të jashtëzako­nshëm shoqëror dhe kjo është një meritë e madhe", vuri në dukje Dokle, duke shtuar më tej se një tipar tjetër i librit është të qëndruarit me këmbë në tokë dhe mirënjohja teksa e cilëson botimin e tij një poemë mirënjohje. "Et'hem Ruka shkruan me aq dashuri për njerëzit që i kanë dhënë dorën, megjithëse ai me vullnetin e tij dhe këmbëngulj­en e tij i ka hapur rrugën vetes, por ama në këtë rrugë ai ka patur dhe miq dhe njerëz që i kanë treguar rrugën, ata që e kanë mbështetur dhe i kanë

treguar entuziazmi­n për arritjet e tij dhe Et'hem Ruka është mirënjohës deri në kulm. Përveç të tjerave mendoj që një nga elementët e librit është vullneti për të kapërcyer vështirësi­të dhe për të qëndruar më këmbë në tokë në çdo moment të jetës dhe të punës. Duke ia njohur vlerat vetes me modesti, sepse modestia e tepruar ndonjëherë kthehet në të kundërtën". Për ish- kryeparlam­entarin, profesor Ruka shkon përtej imagjinatë­s me narrativën e tij dhe të gjitha këto cilësi i burojnë prej dashurisë që ka ai për jetën dhe që janë skalitur me mjeshtëri në botimet që mbajnë autorësinë e prof. Rukës. "Mjeshtëria e të shkruarit të këtyre dy librave mua më ka befasuar. Unë mendoj që Ruka ka një narrativë të jashtëzako­nshme. Kur lexova librin mendova dy gjera, shkruan aq saktë saqë duket sikur të merr përdore dhe të çon tek ai oborri, te porta e shtëpisë, tek oxhaku që nuk nxjerr tym, te saksitë e borzilokëv­e të nënës, të cilët tashmë janë tharë. Sikur të merr për dore dhe të çon te shkallët, tek auditorët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, sikur të merr përdore dhe të çon tek ato laboratorë­t e jashtëzako­nshëm shkencor të Parisit. I tregon me një saktësi të jashtëzako­nshme dhe me një vëmendje të jashtëzako­nshme sa unë njëherë e kam pyetur Et'hemin: Ore ka mbajtur shënime për të gjitha këto? Përgjithës­isht Et'hemi mban shënime, por jo për këto që ka ky libër, mban shënime për ato elementët shkencorë. Po këtu është një kujtesë e jashtëzako­nshme, e cila vjen nga dashuria për jetën dhe dashuria për njerëzit me të cilët ka jetuar", theksoi Dokle.

 ?? ??
 ?? ?? Namik Dokle
Namik Dokle

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania