Panorama (Albania)

Bundo: Ruka, pionier dhe shërbëtor i arsimit, akademik i nivelit europian

-

Në një ceremoni të organizuar pranë Universite­tit "Luarasi" ishte i pranishëm edhe profesor Sherif Bundo, i cili vlerësoi Et'hem Rukën si pionier dhe shërbëtor të arsimit. "I lexova dy librat e Rukës me një frymë. Kur lexova librin me imagjinatë të profesorit, m'u duk vetja sikur isha në fund të detit dhe doja të dilja në sipërfaqen e ujit. E kam përjetuar me të vërtetë, kompliment­et e mia. Nesër ( sot) është ' 7 Marsi', dita simbol e arsimit. Unë nuk jam mësues në origjinë, por jam bërë mësues për shkak të një eksperienc­ë 40vjeçare në botën e arsimit. Tashmë, kjo ditë është kthyer në një ditë simbol që punojmë në arsim. Nëse unë do të kërkoja dhe do të gjeja një njeri simbol nga njerëzit që jetojnë për arsimin e sotëm shqiptar, pa asnjë lloj dyshimi emri i tij do të ishte Et'hem Ruka.

Tri gjëra sipas meje e bëjnë një njeri që të arrijë majat në çdo fushë: 1- Të njohë jetën e vërtetë, të njohë vuajtjet, të njohë vështirësi­të, t'i njohë jetës të gjitha

dimensione­t, nga ato më të vështirat, deri tek ato dimensione­t që ndonjëherë i quajmë luks. Nuk ka motiv më të fortë për një njeri që vjen nga provinca për të eksploruar kryeqytete­t. Ruka është një i tillë. 2- Është një motiv i fortë, dashuria për dijen, kulturën, për librin dhe në mënyrë të veçantë cdo dashuri për punën. 3- Të ketë vullnet në hekurt.

Unë te Ruka i gjej të trija.

Takim me vetveten është takim i një shërbëtori të madh të arsimit me të gjithë ne. E'them Ruka është një nga pionierët e arsimit. Është një njeri që ia njeh organizmit të gjithë metabolizm­in, gjithë anatominë, që nga qelizat, nga proceset mikroskopi­ke që ndodhin, në çdo klasë, në çdo shkollë, deri tek organet e këtij organizmi, te kryevepra e materies, te truri, te Ministria e

Arsimit dhe institucio­net kërkimore të arsimit shqiptar", u shpreh Sherif Bundo.

Sipas profesor Bundos, Et'hem Ruka është një akademik i realizuar, pasi ka arritur deri në nivelet e një akademiku evropian. "Nga nxënës fshati, në doktor shkencash në Francë. Nga mësues fshati, në ministër i Arsimit dhe Shkencës. Nga nxënës i Shkollës Pedagogjik­e të Gjirokastr­ës, në profesor dhe akademik i nivelit Evropian. Ruka shkruan dhe shpjegon me dashuri të madhe për jetën, Dashuri që kalon përmes vështirësi­ve. Këto janë dashuri të vërteta. Profesor Ruka përshkruan me sinqeritet maksimal plot emocion vështirësi­të e studimeve në 8- vjeçare, në shkollë të mesme, në universite­t, apo vështirësi­të e të studiuarit jashtë që vetëm një emigrant e kupton se çdo të thotë të endesh ashtu i vetëm nëpër metrotë e Parisit, sidomos kur shkon për herë të parë", tha ndër të tjera profesor Bundo.

 ?? ??
 ?? ?? Sherif Bundo
Sherif Bundo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania