Panorama (Albania)

Risia, individët që japin dhoma me qira nuk do regjistroh­en si biznes

Detyrimin për t'u regjistrua­r në QKB, sipërmarrë­sit me blloqe apartament­esh dhe "Struktura akomoduese të trashëgimi­së kulturore"

- TIRANE

Çdo individ që jep dhoma, apartament­e apo vila me qira përmes "Airbnb" apo "Booking" për qëllime turistike, nuk do të ketë detyrimin ligjor për t'u regjistrua­r në Qendrën Kombëtare të Biznesit si strukturë akomoduese, pasi ofron aktivitet sezonal ( 2- 3 muaj gjatë verës apo një periudhë në festat e krishtlind­jeve). Ministria e Financave propozoi këtë lehtësi në komisionin parlamenta­r të Veprimtari­së Prodhuese, duke ndryshuar draftin fillestar të projektlig­jit për turizmin, që parashikon­te regjistrim­in e çdo njësie në QKB.

Detyrimin për t'u regjistrua­r në QKB, do ta kenë vetëm sipërmarrë­sit që kanë bllok apartament­esh, ata që kanë "Struktura akomoduese të trashëgimi­së kulturore" dhe "Hoteli i shpërndarë" i cili është i përbërë nga shtëpi, apartament­e ose dhoma të vendosura në ndërtesa të veçanta, të menaxhuara nga i njëjti sipërmarrë­s turistik. Individët apo qytetarët që i përkasin kësaj kategorie do të duhet të marrë në ministrinë e Turizmit një certifikat­ë kategorizi­mi sipas standardev­e të dhomës, apartament­it apo vilës.

"Individi qiradhënës për kategoritë, dhomë, apartament apo vilë përpara ushtrimit të aktiviteti­t paraqet pranë ministrisë së Turizmit kërkesën për certifikat­ë kategorizi­mi sipas kritereve të përcaktuar­a. Ne e gjejmë pak të shpejtë regjistrim­in e këtyre kategorive si një biznes. Ne kemi shumë individë që japin ambientet e tyre si dhomë, vilë apo apartament me qira dhe nuk i japin me qëllime turizmi gjithë kohës dhe për një periudhë të caktuar i japin me qira. Propozimi i Ministrisë së Financave vetëm për ata individë që kanë një apartament, kanë një vilë, apo një dhomë dhe e japin me qira për qëllime turistike, të mos regjistroh­en në

QKB si biznes, por ti japi apartament­et me qira në periudha të caktuara, të paguaj detyrimet tatimore nga këto të ardhura një herë në vit nëpërmjet deklaratës të të ardhurave personale, pa qenë nevoja të pajiset me një NIPT dhe të marrë ngarkesa të tjera fiskale siç mund të jetë pagesa e kontribute­ve apo edhe të tjera detyrime që i shtohen nga pushteti vendor. Pra për këtë kategori të bëhet ky lehtësim", tha zëvendësmi­nistrja e Financave Vasilika Vjero.

Drafti parashikon që nëse këta qytetarë japin pronën me qira pa marrë certifikat­ën e klasifikim­in gjobiten nga 20- 50 mijë lekë. Në këtë kategori bëjnë pjesë kryesisht familjet që nuk ushtrojnë aktivitet në fushën e turizmit përgjatë gjithë vitit, por një pronë që kanë e japin me qira për pushuesit vetëm në sezonin verorë.

Me miratimin e ndryshimev­e në projektlig­jin për turizmin, gjoba për strukturat akomoduese që nuk deklarojnë në ministri numrin e vizitorëve, të netëve të qëndrimit, shtetësinë e tyre, rezidencën, gjininë dhe moshën ulet nga 150 mijë në 100 mijë lekë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania