Panorama (Albania)

Pensionet, skemë e re për të plotësuar vitet e punës

Pagesa minimale 6480 lekë, ja rastet kur aplikohet zbritje

- TIRANE

Për të përfituar pension nuk mjafton vetëm të keni mbushur moshën, duhet po ashtu të keni 15 vite punë.

Ata të cilët nuk e plotësojnë këtë prag, pra që kanë më pak se 15 vite, por edhe ata që duan pension më të lartë mund të përfitojnë nga skema e sigurimit vullnetar. Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën me dije kategoritë që mund të përfitojnë nga kjo skemë, dokumentet që duhen dhe çfarë është më e rëndësishm­e sa varion kjo pagesë dhe në cilat raste aplikohet zbritje. "Sigurimi Shoqëror Vullnetar, një mundësi më shumë për të gjithë ata, që kanë periudha të paplotësua­ra kontributi­ve. Në këtë skemë përfshihen të gjithë shtetasit shqiptarë që: Kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe akoma nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sigurimit të detyruar; për një kohë dhe shkaqe të caktuara nuk mund të sigurohen nga skema e sigurimit të detyrueshë­m; janë të siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshë­m dhe kërkojnë që nëpërmjet sigurimit vullnetar të rrisin të ardhurat e tyre dhe së fundmi nuk janë pjesëmarrë­s në skemën e të vetëpunësu­arve në bujqësi". Sigurimet mund të paguhen jo vetëm për vitin korent. Pra në këtë rast, jo vetëm për vitin 2021, por edhe për vitet e kaluara.

SI LLOGARITET

Por, si llogaritet­et kontributi vullnetar? Instituti i

Sigurimeve Shoqërore sqaron se "Kontributi vullnetar llogaritet në kufijtë e pagës minimale dhe maksimale të caktuar nga Këshilli i Ministrave dhe paguhet nga personi i siguruar në shumën dhe afatin e përcaktuar në kontratën e sigurimit vullnetar". Kjo do të thotë që kontribute­t mund të derdhen për paga që variojnë nga 40 000 lekë që është pragu minimal deri në 176.4 që është edhe paga maksimale. "Masa e kontributi­t që duhet të paguhet për sigurimin vullnetar nga personi i interesuar, është e barabartë me masën që paguhet për degën e pensioneve, sipas pagës minimale të miratuar në periudhën kur bëhet pagesa", bën me dije Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Kështu, kuota mujore e sigurimit vullnetar për vitin 2024 është 8,640 lekë, që i korrespond­on pagës minimale mujore: 40,000 lekë x 21.6%",. Por skema ofron edhe lehtësi. Nëse ju do të parapaguan­i, pra nëse në janar do të paguani kontribute­t për gjithë vitin atëherë aplikohet 6 për qind zbritje. "Për pagesat paradhënie, aplikohen zbritje në varësi të kohës kur kryhet pagesa. Kështu, nëse do të parapaguan­i për vitin në vijim në fillim të periudhave, do të ketë zbritje:

6% mbi shumën për një pagesë vjetore ( me kusht që pagesat të realizohen brenda muajit janar); 3% mbi shumën për një pagesë 6mujore ( me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 6- mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar); 1.5% mbi shumën për një pagesë

3 mujore ( me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 3- mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar)".

SI PAGUHET

Për të përfituar nga kjo skemë mjafton të paraqiteni në Agjencinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore. Përveç fotokopjes së librezës së punës, duhet po ashtu fotokopje e librezës së kontribute­ve në rast se disponohet, si edhe fotokopje e kartës së identiteti­t. Pas informacio­nit të marrë nga inspektori i sigurimit vullnetar, bëhen llogaritje­t e periudhave të punës, konstatohe­n periudhat boshe dhe dakordësoh­et për periudhat që qytetari është i interesuar që t'i mbulojë me sigurim vullnetar. Inspektori i sigurimit vullnetar i Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore plotëson dokumentin tip

"Urdhër veprimi" dhe ia jep atë të interesuar­it. Me "Urdhër veprim", sqaron më tej ISSH, personi i interesuar paraqitet në bankë për të bërë pagesën. Me kryerjen e pagesës ai pajiset nga banka me "Mandat arkëtimi". Pas marrjes së mandat arkëtimit, personi i interesuar rikthehet tek inspektori i sigurimit vullnetar, me të cilin lidh marrëveshj­en e sigurimit vullnetar, që nënshkruhe­t nga personi i interesuar dhe inspektori i sigurimit vullnetar ( një kopje e mandatit i dorëzohet inspektori­t në momentin e nënshkrimi­t të marrëveshj­es). Pas nënshkrimi­t të marrëveshj­es, inspektori i sigurimit vullnetar është i detyruar të bëjë pasqyrimin në librezë të kontribute­ve të personit të interesuar, ose të hapë librezë kontribute­sh të re, në qoftë se nuk ka.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania