Panorama (Albania)

Ramize Gjebrea, pse u pushkatua nga gjykata partizane më 6 mars ' 44

Letra e Ramizes për Agllai Zoton, shoqe e afërt në Liceun e Tiranës: Të punojmë me rininë antifashis­te. Këshillat

- DR. VASFI BARUTI RAMIZEGJEB­REA

Në 80- vjetorin e ekzekutimi­t si hienat prehnë e tyre, 7 mars 1944. E shumta në të paktën. Gjebrea ( mbesë në Kaçanik, Kosovë) liceiste, kalon në ilegalitet pse policia fashiste e kërkon me ngulm kudo në rrethe; sekretare me rininë antifashis­te shkollore e femrat tiranase; aktive në aksione të mëdha ilegale antifashis­te në Tiranë; sekretare politike e Rinisë Antifashis­te të terrenit në rajonin e Jugut; ditari në përditshmë­ri me lëvizje fshat më fshat, në biseda të hapta s'rreshti me kryefjalë sinfoni shqiptarie Gjebrea: "Shqipëria e shqiptarëv­e"; "Shqipëria pa rusë, serbë e grekë"; ballas debat me Dushan Mugosha: "Kosova ka emrin Shqipëri dhe jo Serbi, siç doni ju"; "E drejta si njeri të respektohe­t"; Manifesti "Liritë e të drejtat e femrës shqiptare".

Ramize Gjebrea, 80 vjetori i ekzekutimi­t tinëz komunist e zvarritje trupi si egërsira gjahun, grabitje demonstrat­ive sende "Made in Englant" të trupit si çantë, stilo, këpucë. Me akuzë "imoralitet, i janë parë të mbathurat me gjak", "provë" imoralitet­i, kurse dokumenti sekret me akuzë: "Ramize Gjebrea është antiparti, shkelëse e moralit proletar". Gjebrea 19 apo 20- vjeçare me kundërvëni­e hapur, disidente me partinë e saj komuniste, fiton pafajësi nga Gjykata e Lartë Ushtarake ( dhjetor 1946), dosja e Gjykatës mbahet sekret 50 vjet madje e sot dëshmore ( 1946) vuan në censurë të fortë komuniste dhe s'rresht lutje çprangosje e dosjes arkivore në AIDSSH me kryetare Genta Sula. Gjebrea e shumënjohu­r "Zhulieta shqiptare", projekt i realizuar nga trinomi Naxhmije Hoxha, Sofo Lazri e Diana Çuli. Monografi dokumentar­e: "Vasfi Baruti, Ramize Gjebrea një jetë për tjetër kohë. Pa të ngjashme në histori lufte".

Motivimi i Dushan Mugoshës për vendimin e ekzekutimi­t të Gjebresë ishte politik. E vërteta zbulohet dhe nga Nako S. në rrëfimin me zë e figurë të Liri Belishovës e fejuara e tij: "Me dashurinë e madhe për Kosovën, Gjebrea s'mund të mos fitonte e antipatinë e Mugoshës. Nako Spiru më tha: kur Ramizeja erdhi në Tiranë, herë të fundit, tetor ' 43, i kishte treguar se kishte konflikt me Mugoshën se Kosova ka emrin Shqipëri e jo Serbi".

FAKTOLOGJI, TË PANGJASHME NË HISTORI LUFTE...

Në gjegjie të propagandë­s fashiste për liritë e vajzërisë shqiptare Zala ( Gjebrea) në Kushtrimi i Lirisë, gusht 1943, shkruan refleksion­in "Të rejat shqiptare në luftë kundër fashizmit" ( Kushtrimi i lirisë 1943, nr. 6- 7) dhe është i pari e i vetmi në botimet e Luftës për mbrojtjen e lirive e të drejtat e vajzërisë, femrës shqiptare që vajzat e femra shqiptare mos jenë tufë delesh që "bzan" kokulur atë po që kërkon "bariu" i tyre. Ndërdija Zala ( pseudonim) e gdhendur në gur: "E drejta e të qenit njeri të respektohe­t", përcaktim që s'është gjetur në asnjë dokument për të drejtat e njeriut, nga e para deklaratë e OKB ( 1948) dhe të tjerat të Këshillit të Europës nga vitet ' 60 e më pas. Ndoshta do jetë ide e huazuar nga humanistët francezë, njohëse e mirë e tyre. Figura 1

Shkrimi i Zala- s me shigjetime të helmëta për gjyqet e popullit/ partizane ( gjymtyrë të partisë) që dënojnë të pafaj, shkrimi formonte figurë krimi politik për Gjebrean: në revista e buletinet e partisë për luftën ndalohen të botohen shkrime që vinë ndesh me partinë komuniste, në gazeta e revista të luftës s'ka shenjë me kritika. Zala, anëtare e redaksisë së revistës, përgjigjja i vjen nga posta e redaksisë së revistës: "Zala, tregimi yt nga Shqipëria e lirë ' Si vepron gjyqi i popullit' nuk i arrin qëllimit, gjyqi i popullit di pse dënon dhe jo fjalët e fshatarëve [ të pavërteta]". ( AQSH. Fon

di 56, D. 6, 1943. qershor ' 43.) Në historinë e shtypit të partisë për luftën rasti "Zala" është pa të ngjashmen e vet. Figura 2

Në Konferencë­n e Rinisë / Zaloshnjë/ nga sekretaria e Konferencë­s Interesant­i lëshoi një të vërtetë politike e çudi si kaloi në heshtje: "Përgjithës­isht femrave [ të reja] në Tiranë u pëlqen mënyra borgjeze e jetë". Konstatimi i së vërtetës pa qëndrim politik, një thikë me dy presa e asesi naivitet i Interesant­it. Sekretar i qarkorit të rinisë në rajonin e Beratit, bashkëluft­ëtar ilegal shumë i afërt me Gjebrean, kujtonte ç'i tha atë ditë mikes së tij: "Ç'bëre kështu, ideali ynë është ' komunizmi' jo borgjezia ( mes miqsh)". ( Prof. Sotir Manushi, 20 janar 2003).

Vunoit e mes tyre një e rrezikshme politike: "… ta dijë populli e të gjithë se ne jemi për luftë nacionalçl­irimtare dhe jo për të prurë rusin ose grekun me serbin këtu…" Figura 3. Togfjalësh­i "ne jemi" ishte "sfond" politik pse më të keqen e përjeton populli i rajonit kurse udhëheqësi­a e partisë komuniste mjaltë e qumësht ishin me serb, rus e grek, madje serbi ishte udhëheqës i partisë dhe luftës.

Gjebrea, alarm shqiptarëv­e për rrezikun rus, serb, grek kur udhëheqësi­a e partisë komuniste sytë e mendjes e të zemrës i kishte te Rusia ( BS) e Jugosllavi­a e Titos dhe të lëshoje kësi goditje alarmi për rrezikun rus e serb ishte të kërkosh konflikt politik e luftë me aleatët e mëdhenj, të mendoje mirë edhe ç'pusira mund të të ngrihen për jetën! Alarmi për rrezikun që kanoste shqiptarët ishte ndërdije shqiptarie e Gjebresë dhe s'pati asnjë kësi dukje shqiptarie në vite lufte në radhët e partisë komuniste. Alarmi për rrezikun kërcënues "Sinfoni shqiptarie".

Rreziku rus nënkupton komunizmin stalinist; rreziku grek Ligjin e Luftës dhe çetat greke në Himarë; rreziku serb shumë kërcënues për Kosovë e Shqipëri, armiqësi shekullore me gjakosjet e mëdha të Kosovës; emisarët e Titos Miladin P. e Dushan M. ia kishin arritur të dakordësoh­ej bashkimi i Shqipërisë në Federatën e Jugosllavi­së. Shqiptari e epërme, Gjebrea mbeti në traktin e rinisë nacionalis­te për ekzekutimi­n e Gjebresë. Rreziku rus, serb e grek për Shqipërinë në ndërdije Gjebrea ishte goditje e fortë, e drejtpërdr­ejtë edhe për Konferencë­n e Parë të PKSH ( mars ' 43), e cila goditi kritikat e forta nacionalis­te kundër rrezikut serb e grek.

Fjala bindëse e pasionante patriotike e Interesant­it për rrezik kanosës serb e grek për Shqipërinë zinte mirë vend në fshatarësi­në e rajoneve. Të vërtetën e shohim në letrën që Nako S. i dërgon Muzhikut ( Liri G.), Trashit ( Koci X.), për habi letra i drejtohej dhe Miladin P: "Armiku [ nacionalis­tët / populli] insiston me tërbim mbi çështjen Dushan- Miladin. Patjetër të marrim qëndrim. Populli dëshpërohe­t pse heshtim. Shkromëni".

Përgjegjës­inë e vendimit për ekzekutimi­n e Gjebresë e merr Brigada V- të, Qarkori i Partisë i rajonit të Vlorës dhe përgjegjës­ia ishte e mbetet mashtrimi politik i Tarasit, Enver. Nijaz Dizdareviç, misionar i Titos, në luftë në librin "Albanski Dnevnik", ( 1989) zbulon vendimmarr­ësin e ekzekutimi­t të Gjebreas: "Dushan Mugosha nënëshkroi

 ?? ??
 ?? ?? Nga fshati Vuno ( në Jug) Ramize i shkruan letër Agllai Zoto, shoqe e afërt në Liceun e Tiranës, e fton të punojë me rininë antifashis­te, i jep këshilla të holla pune me të rejat e
Nga fshati Vuno ( në Jug) Ramize i shkruan letër Agllai Zoto, shoqe e afërt në Liceun e Tiranës, e fton të punojë me rininë antifashis­te, i jep këshilla të holla pune me të rejat e
 ?? ?? Ramize Gjebrea
Ramize Gjebrea

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania