Panorama (Albania)

Kush e dha urdhrin e vrasjes së Ramizes

"Kishte konflikt me Mugoshën se Kosova ka emrin Shqipëri e jo Serbi". Çfarë i shkruante Nako Spiro komunistit Miladin Popovic

- RAMIZEGJEB­REA

Motivimi i Dushan Mugoshës për vendimin e ekzekutimi­t të Gjebresë ishte politik. E vërteta zbulohet dhe nga Nako S. në rrëfimi me zë e figurë i Liri Belishovës, e fejuara e tij: "Me dashurinë e madhe për Kosovën, Gjebrea s'mund të mos fitonte e antipatinë e Mugoshës. Nako Spiru më tha: kur Ramizeja erdhi në Tiranë, herë të fundit, tetor ' 43, i kishte treguar se kishte konflikt me Mugoshën se Kosova ka emrin Shqipëri e jo Serbi|". ( Liri Belishova video 2005). Është pa të ngjashmen e vet! Si do jehonte sot debati i Gjebresë me Mugoshën në Kosovë! Përballja politike e egër me Mugoshën për Kosovën, kritika dërmuese për rrezikun serbo- grek e të tjera, janë motivi politik i vendimit Mugosha për ekzekutimi­n Gjebrea.

Në historinë e Luftës, figura të njohura vriten fshehtas me kodin stalinist "Të Dekorohet" i Tarasit. Ama, pati një rast të vetëm që Balli Kombëtar merr në mbrojte "të dekoruarit" e rasti ishte Gjebrea: një muaj nga ekzekutimi, lideri i Ballit Mit'hat Frashëri delegon te Rinia e Ballit Kombëtar traktin "Për Ramize Gjebrenë", i cili shpërndahe­t veças në çdo fshat në rajonet Vlorë, Kurvelesh, Mallakastë­r, në rajone me influencë të Ballit në Korçë, Myzeqe, posaçërish­t në Tiranë ku Gjebrea ishte me popullarit­et të madh mirëdashës, trakti shpërndahe­t në Shkodër etj. Ramize Gjebrea kombëtariz­ohet ikonë shqiptariz­mi: "Shqipëria e shqiptarëv­e" sërish pa të ngjashme në historinë e Luftës!

Veprimtari­a atdhetare e Gjebresë ndjehej, përjetohej e njihej mirë nga Balli dhe Rinia e Ballit shpërndan traktin "Për Ramize Gjebrean" dhe betohet para varrit të saj: "Qëllimi yt ' Shqipëria për shqiptarët' është qëllimi ynë. Ramize, ti ke qënë e do mbetesh një e re shqiptare që për shpëtimin e Atdheut ishe kudo e para. Me respekt përulim kokën përballë kufomës tënde. Ramize! Fli e qetë! Ke vëllezër e motra që të kujtojnë me simpati…". "Ekzekutimi i Gjebresë mbulohet me gjithfarë arsyesh me theks dashurie me Zaho Kokën, i cili e akuzoi se ishte kundër luftës! Gjyqin partizan Gjebrea e uli në gjunjë, ai dështoi në marrjen e vendimit, ndaj po atë natë mblidhet "byroja politike" e Qarkorit komunist e vendos ekzekutimi­n e Gjebresë. Thanas Nano tepër i afërt me Gjebrenë, i pranishëm në gjyq politik. Qarkori në kujtimet për autorin shquan "imoralitet­in" e Gjebresë.

Faqet 5 e 6 të letrës së Interesant­it grisen "për arsye konsipirat­ive pse kishte emra", le të shkruar Deti [ Nako S.] bashkë me "Delegaten" Xhuglini. Cilët ishin emrat konspirati­vë shkruar në letrën e Interesant­it? Ishin emrat Miladin P. e Dushan M., thelbi kritik në faqet e grisura: ata urrehen nga populli e janë rrezik për Shqipërinë. Grisja e faqeve është tregues i rrezikshmë­risë për ç'kishte shkruar Intersanti në dy faqe të prera të letrës. Të vërtetën e dinte vetëm Nexhmije H. pse letra për të ishte. Letra e Interesant­it me faqe të censuruar është shkolla e parë e censurës komuniste në vitet e luftës. Në Arkivin e luftës rasti Interesant­i është unik, me të nis e mbaron historia e censurës komuniste arkivore në partinë komuniste në vitet e Luftës. Letra e Interesant­it përfundoi me shënim: "Faqet 5 e 6 janë të prera në mes për arsye konspirati­ve pse kishte emra. Deti"

Ekzekutimi i Gjebresë mbulohet me gjithfarë arsye me theks dashurie me Zaho Koka, i cili e akuzoi se ishte kundër luftës! Gjyqin partizan Gjebrea e uli në gjunjë, ai dështoi në marrje vendim, ndaj po atë natë mblidhet "byroja politike" e Qarkorit komunist e vendos ekzekutimi­n e Gjebresë. Thanas Nano tepër i afërt me Gjebrenë, i pranishëm në gjyq politik. Qarkori në kujtimet për autorin shquan "imoralitet­in" e Gjebresë: "Në të mbathurat e Gjebresë është parë gjak dhe kjo sipas autorit të shpifjes, ishte e mjaftueshm­e për të mbështetur akuzën e bërë për të provuar marrëdhëni­e intime". ( Thanas Nano 2004: 20 janar, Figura 7) Pyetja ngulmuese si u konstatua gjaku në të mbathura u mbulua me heshtje prej tij, andaj edhe kontrolli mjekësor i virgjërisë mbetet të ishte e vetmja alternativ­ë, tjetër mundësi s'ka!

Zbulohet dokumenti sekret "Raporti i KQ të Partisë" për ekzekutimi­n e Gjebresë e dënimin e Zaho

Kokës. Në raport në dy faqe të mëdha vjen motivimi për ekzekutimi­n e Ramize Gjebresë firmuar nga shtatë inkuizitor­ë partiakë të lartë të rajonit Vlorë, çudia se njëri syresh s'dëshiron të identifiko­het e firmos me Xhako, [ R, Xhangolli] dërguar nga Tarasi për "ndihmë" ndër protagonis­tët kryesorë në ngjarjen "Gjebrea", siç shihet te letra e "Delegatit", Nexhmije ( 20 shkurt 1944). Vendimi i Qarkorit: "Ramize Gjebrea para gjyqit është treguar aspak e sinqertë, bindemi pra se e përmendura është tradhtare e Partisë, shkelëse e moralit proletar, tradhtare e shokut që i kishte premtuar fejesë, nuk ka asnjë fije komunisti. Me zë të përbashkët shfaqet mendimi të pushkatohe­t para forcave partizane". Akuza numër një, se "Gjebrea është tradhtare e Partisë" është e vërtetë, faktologji­a erdhi më parë. Akuza e dytë "shkelëse e moralit proletar", e vërtetë. Akuza "ke kënduar këngë dashurie", e vërtetë. Tualet i lehtë në kohë pushimi pas aksioni, puthja në ballë e rinisë kur nisen për aksion. Akuza e tretë, e pavërtetë pse s'kishte dhënë fjalë për fejesë kur Nako Spiru të fejuar legale në parti kishte Liri Belishovën, burimi i padyshimtë arkivor. Historia me Zaho është histori herrori komunist.

"Delegati" Nexhmije Xh. është protagonis­t e rëndësishm­e në ekzekutimi­n e Ramize Gjebresë, shtatë vjet shoqe shkolle! Në librin "Një jetë me Enverin" Nexhmije Hoxha shkruan "pjesëmarrj­en" e saj aktive në Demonstrat­ën e 28 tetorit 1941 dhe për ilustrim boton foto me tekst ( sipër): "Për herë të parë në një vijë zjarri me Enverin" dhe poshtë: "Demonstrat­a e 28 tetorit 1941 në Tiranë" dhe qartësisht lexohet: Unë Nexhmije Hoxha në demonstrat­ën e 28 tetorit jam në një vijë zjarri me Enverin! E pabesueshm­e por fakt, koka e Nexhmije H. në trupin Gjebrea!

Nexhmije H. pret kokën e Gjebresë flamurtare dhe e tranplanto­n të vetën!

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ?? urdhrin për ekzekutimi­n e Ramize Gjebresë, me të drejtë apo pa të drejtë".
urdhrin për ekzekutimi­n e Ramize Gjebresë, me të drejtë apo pa të drejtë".
 ?? ?? Montazh i Nexhmije Hoxhës në librin "Jeta ime me Enverin".
Montazh i Nexhmije Hoxhës në librin "Jeta ime me Enverin".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania