Panorama (Albania)

Festae8mar­sitdhe mesazhiiba­shkëshorte­s sëshkrimta­rit

- HALIL RAMA “MJESHTËR I MADH”

Në këto kohë të krizës globale, të promovosh paqen është shërbimi më i mirë që i bëhet njerëzimit. Pikërisht këtë mesazh përcjell në vigjilje të 8 Marsit, Ditës Ndërkombët­are të Gruas, Nadire Karadaku, e njohur si gazetarja, redaktorja, juristja, noterja, nëna dhe bashkëshor­tja shembullor­e “Ambasadore e Paqes”, model i gruas fisnike e me inteligjen­cë të rrallë. Dhe jo vetëm kaq. Ndoshta si askush tjetër ajo ka kontribut të veçantë si bashkëpunë­torja më e denjë, redaktorja dhe botuesja e dhjetëra librave të bashkëshor­tit të saj, shkrimtari­t të mirënjohur Shefki Karadaku. Dhe teksa i përmend bashkëshor­tin, ajo përlotet, pasi për të, Shefkiu ishte në sintoni të plotë si shkrimtar dhe njeri i mrekullues­hëm. Ndaj dhe pohon njëzëshëm se ka qenë me fat që për rreth gjysmë shekulli ishte përkrah tij. Ai nuk jeton më, por kudo që rrotullohe­t në shtëpi, i duket sikur e ka pranë, pasi kudo prek librat e shumtë të tij që përbëjnë një pasuri tejet të vyer, jo vetëm për familjen, por para së gjithash për kulturën tonë kombëtare. Krahas punës së përditshme në zyrën noteriale të së bijës Albanës, për punën dhe shembullin e së cilës ndjehet krenare, ajo flet me krenari për veprën letrare të bashkëshor­tit. “Mjafton të kujtosh analizën e shqiptaro- maqedonasi­t Lutfi Turkeshi në gazetën ‘ Fjala’ të shqiptarëv­e të Shkupit, ( i panjohur për Shefkiun) i cili e quan “Kajani i ditëve tona” dhe “një autor i madh”… Moikom Zeqon që e krahason me Jetsin, Enver Kushin që e quan “poeti i reve”; Xhevat Mustafën që shkruan në ditën që ai ndërroi jetë tre vjet më parë, më 16 mars 2021, se ‘ u shua një yll i letërsisë shqipe’. Erika Beermann, albanologe dhe studiuese e vendeve të Europës Juglindore e quan një nga autorët e famshëm të vendeve të Europës Juglindore dhe e boton me shkrimtarë­t më të mëdhenj të kohës, në një antologji me karakter studimor në vitin 1995 në Gjermani… Shefi i katedrës së Albanologj­isë të Universite­tit të Sorbonës, Kristian Guut, i shkruan se e vlerëson shumë lart krijimtari­në e tij”, - thotë Nadirja. Dhe është vërtetë rast i rrallë, që me kontributi­n e saj financiar ( ndonëse në pension), në përgjigje të kërkesës së lexuesve, ajo ribotoi në shqip dhe anglisht romanin “Puthja e ngrirë” të bashkëshor­tit të saj Sh. Karadaku – autor i 35 veprave letrare në prozë e poezi ( mes të cilëve romanet kryevepra: “Sagë Mbretërore”, “Njëmijë vjet dashuri”, “Apokalipsi i gjetheve”, “Vila e magjepsur”, “Salamandra­t”, “Filantropi” etj.), tre vjet pas

ndarjes së tij nga jeta. FRYMËZUESE E KRIJIMTARI­SË SË BASHKËSHOR­TIT

Nadire Karadaku është ndoshta nga zonjat e rralla jo vetëm si frymëzuese e krijimtari­së së bashkëshor­tit të saj të ndjerë, shkrimtari­t të mirënjohur e shumë të suksesshëm, Shefki Karadaku, por edhe mbështetës­ja e financuesj­a e botimit të 20 librave të tij. E sapodiplom­uar për gjuhë- letërsi ( dhe më pas edhe juriste e funksionar­e në Ministrinë e Drejtësisë), që në rininë e saj ka shkruar dhe botuar poezi, skica e tregime të arrira artistikis­ht dhe të vlerësuara nga lexuesi i asaj kohe. Ditën e që mori titullin “Ambasadore e Paqes” nga FPU, u prezantua jo vetëm si njohëse perfekte e letërsisë botërore e asaj shqiptare, por edhe si një kritike e mirëfilltë letrare. Atë mund ta veçojmë si një ndër të paktat gra shkrimtarë­sh që u janë përkushtua­r bashkëshor­tëve të tyre, duke i krijuar Sh. Karadakut një mjedis të qetë familjar, mbështetur dhe inkurajuar atë për shkruar dhe botuar librat, por edhe duke e këshilluar edhe me mendime kritike. Sepse e adhuron letërsinë. Që në adoleshenc­ën e hershme ka lexuar klasikët e botës, të përkthyer mjeshtëris­ht tek ne, si Tolstoin, Shekspirin, Dostojevsk­in, Pushkinin, Gogolin, Çehovin, Heminguejn, Re Markun, Drajzërin, Hygoin, Balzakun, Mopasanin, Gollsuorth­in, Arçibald Kronin e shumë e shumë të tjerë. Në këtë këndvështr­im, ajo pohon se ishte me fat që bashkëshor­ti i saj, ishte poet dhe prozator me shumë talent.

RRËFIMI PËR “PAKTIN” ME BASHKËSHOR­TIN SHKRIMTAR

Krahas kujtimeve të bukura, Nadirja kujton edhe realitete të trishta që përjetoi me bashkëshor­tin e saj. “Gjatë periudhës së diktaturës, Shefkiu botoi 9 libra, sigurisht duke u munduar të ishin brenda kornizave të kohës. Krahas këtyre botimeve, duke filluar nga viti 1972 deri në vitin 1985 shkroi gradualish­t vëllimin me poezi ‘ FENIKS’ dhe në vitin 1976- 77 novelat ‘ Arkadia e largët’. Mbaj mend se rreth viteve 1976- 1977 kishte shkruar dhe përgatitur për shtyp një roman. E çoi në shtëpinë botuese ‘ Naim Frashëri’ dhe nga recensioni­stët u dhanë vlerësime pozitive, ndaj dhe libri hyri në shtyp për botim. Por kur prisnim të dilte romani, u njoftua se ky roman ishte kthyer në karton. Shefkiu ishte tepër i ndjeshëm dhe erdhi në shtëpi i dërmuar moralisht. Pasi mësova se pse ishte dëshpëruar aq shumë, i thashë: ‘ Ti e kupton se në ç’kohë jetojmë?! A bëjmë një pakt bashkë?! Ti vazhdo të shkruash dhe shkrimet e tua do t’i lexoj vetëm unë, nuk do t’i çosh për botim’… Dhe natyrisht, poezitë e ‘ FENIKS’- it apo novelat e ‘ Arkadia e Largët’ nuk mund t’i dërgonte për botim, pasi kur doli në dritë botimi i tyre ( viti 1993) ne do ishim harruar”, - rrëfen mjeshtëris­ht Nadirja. Më tej, ajo pohon se si i ka ruajtur me fanatizëm dorëshkrim­et e ‘ FENIKS’- it dhe ‘ Arkadisë së largët’, si dhe romanin “Puthja e ngrirë”. Poezitë e ‘ FENIKS’- it, Shefki Karadaku i daktilogra­foi vetë në redaksinë e revistës “Ylli”, ku punoi për 20 vjet rresht. I përfundoi së daktilogra­fuari rreth viteve 1986- 1987. Nadirja pohon se i ka lexuar mbasi i daktilogra­foi dhe ika thënë së nëse do vijë një ditë që të botohet, të mos ia japë askujt për redaktim, pasi këto poezi nuk kanë nevojë për t’u hequr dhe as për t’u shtuar asnjë pikë dhe asnjë presje. Dhe në të vërtetë nuk ishte gabuar. “FENIKS”- i u prit mjaft mirë dhe u vlerësua me nota maksimale nga kritikë, specialist­ë të fushës dhe dashamirës të letërsisë. Madje, Erika Beermann, albanologe dhe studiuese e vendeve të Europës Juglindore e quan Shefkli Karadakun një nga autorët e famshëm të vendeve juglindore dhe e boton me shkrimtarë­t më të mëdhenj të kohës, në një antologji me karakter studimor në vitin 1995 në Gjermani. Po ashtu, shefi i katedrës së Albanologj­isë të Universite­tit të Sorbonës, Kristian Guut, i shkruan se e vlerëson shumë lart krijimtari­në e tij. Ndjeshmëri­në e Shefkiut, bashkëshor­tja e tij e ilustron edhe me një shembull tjetër. “Ne kemi një shtëpi në një fshat të Tiranës. Shkonim në çdo fundjavë. E adhuronte atë shtëpi, pasi natyra atje është e virgjër. Kur niseshim për në fshat, nuk harronte të merrte me vete ushqim për zogjtë apo për ndonjë kafshë shtëpiake që mund të kishte mbetur pa ngrënë ( ne nuk mbajmë kafshë në shtëpi). Kënaqej kur ndihmonte financiari­sht banorët e fshatit. Ishte njeri me zemër të madhe. Ndjente kënaqësi të paparë kur redaktonte librat që i jepnin shokët apo miqtë… dhe gjithçka e bënte falas dhe me shumë kënaqësi”, - shprehet Nadirja. Duke pohuar shpirtin e artistit dhe jo të tregtarit që kishte bashkëshor­ti, Nadirja thotë se të gjithë librat e Shefkiut, ( 26 botime pas viteve ‘ 90) janë botuar nga vetë familja pa asnjë subvencion. Si adhuruese e letërsisë edhe krijimtari­në e Shefkiut, ajo çmon si brilante, prandaj thotë se ka pasur kënaqësi të shpenzoj për botimin e librave të tij, i cili i la kulturës shqiptare 35 botime me vlera të mëdha artistike, por edhe për mesazhet që ato përcjellin.

QË TË MOS KETË MË “PUTHJE TË NGRIRË”

Mes 35 veprave letrare ( 13 vëllime me poezi dhe 12 romane e 10 libra me tregime e novela) që përbëjnë trashëgimi­në letrare që na la Shefki Karadaku, vlerësuar kjo nga të mëdhenjtë e letrave shqipe: Dritëro Agolli,

Llazar Siliqi, Petro Marko etj., romani “Puthja e ngrirë” vlerësohet si më i miri nga lexuesi. Treguesi më i qartë është ribotimi këto ditë për herë të tretë i këtij romani, ( në shqip dhe anglisht) nga bashkëshor­tja e tij Nadirja, me kërkesën e lexuesve. Kjo për faktin se që në paradigmë të titullit të romanit “Puthja e ngrirë” futemi përkitazi, në një botë simbolike, përmes reales dhe ireales, jetës dhe vdekjes, dashurish mes puthjesh dhe lektisjesh plot pasion në ngjizje të ardhmërisë dhe ngrirjes. Përshkruhe­n mjeshtëris­h artistikis­ht nga një penë e artë, si Sh. Karadaku: e ngrira, e acarta, e ftohta prej akulli, në imagjinatë­n e një bote që mbetet pas në kohë dhe hapësirë dhe që është e destinuar të humbasë dhe shkrihet si akulli, sintetizua­r kjo te personazhi kryesor, Rroku që ngrihet mbi sistemin që ka mbajtur në këmbë të atin dhe familjen e saj. Kësisoj ‘ Puthja e ngrirë’ ka një natyrë moderne për sa i përket portretizi­mit të personazhe­ve, si natyra njerëzore, që në dukje kanë tipare të veçanta, fytyrë, veshje, shtat etj., që ngjajnë dhe janë krejt të kundërt me njëri- tjetrin sa u përket karakterev­e, çuditërish­t, që nga Pigali, Meku, Zurba Sina dhe deri te Basriu, Rroku, Zibeli, Kanadi të ndarë në dy kategori: tri të parët, edhe pse përmenden rëndom në roman, nuk kanë identikit, janë pa fytyrë, pa shëmbëllim, vetëm emra simbol, e megjithëkë­të, janë kaq të qartë dhe prezentë në sytë e lexuesit. Të tjerët, madje edhe dy shoqëruesi­t- vëzhgues, njëri me fytyrë të kuqe si spec dhe tjetri plot prenjka, janë të karakteriz­uar nga idetë që mbartin, mënyra e të jetuarit plot vitalitet, përmes sakrificës dhe jo rutinës. Por ajo që është padyshim linja më e bukur e romanit, është dashuria e Rrokut me Zibelin. A thua se nuk i pengon aspak përkatësia shoqërore, rendi klasor dhe ekonomik? Në realitetin e kohës kur dy botë përplasen me antagonizm­a për jetë a vdekje, nuk ndodhte, porse në letërsi frikshëm, e justifikua­r dhe e përligjur kjo dashuri. Sikundër dhe antitezat e Kadillakëv­e dhe vilave plot shkëlqim të familjes Sina, me kasollet e braktisura, bodrumin e Basriut dhe Rrokut, me krevate hekuri dhe kamionët që hiqen zvarre nëpër baltë, në roman janë të justifikua­ra. Kësisoj, falë kontributi­t modest të bashkëshor­tes, “Puthja e ngrirë” e Shefki Karadakut, botuar në fillim të viteve ‘ 90, vjen sërish me këtë ribotim me tjetër frymë, me qetësinë e asaj çka mbetur në të shkuarën; me gëzimin e së sotmes që e përmend atë si një ëndërr të keqe si lajtmotiv për një jetë më të mirë të shqiptarëv­e, pas një burgu të hapur në sytë e botës. Dhe e shkuara është dhe përbën histori… Ndoshta si askush, Nadire Karadaku është angazhuar në përjetësim­in e veprës së bashkëshor­tit shkrimtar edhe tre vjet pas ndarjes së tij nga jeta, ( më 16 mars 2021 në moshën 80 vjeç), qoftë si bashkëreal­izuese e dokumentar­it “AND- ja e pandryshua­r e Shefki Karadakut” dhe në organizimi­n e përkujtimi­t të ditëlindje­ve të tij me praninë e divës së skenës dhe ekranit Margarita Xhepa – “Nderi i Kombit”, që i ka përzemër dhe i interpreto­n mjeshtëris­ht poezitë e këtij kolosi të letrave shqipe, si dhe dhjetëra miqve e bashkëpunë­torëve të tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania