Panorama (Albania)

Akaardhurk­ohatë kemimëpakk­arrige nëparlamen­t?

- DR. BELINA BEDINI

të cilët përfaqësoj­në 11 qarqet e vendit sipas një sistemi proporcion­al rajonal. Si përfaqësue­s të popullsisë, numri i anëtareve të parlamenti­t duhet të jetë në proporcion me numrin e popullsisë. Që nga aprovimi i Kushtetutë­s, në vitin 1998, popullsia e vendit ka ndryshuar, pasi ajo është në rënie për shkak të emigracion­it dhe të rënies së numrit të lindjeve. Përveç kësaj, vihet re se vendi ynë po përballet edhe me një krizë përfaqësim­i parl amentar. Kështu, pjesëmarrj­a e zgjedhësve në votime ka pësuar ulje deri në 34%, referuar zgjedhjeve të fundit parlamenta­re. Po ashtu, vihet re fenomeni i blerjes së votës. Nga ana tjetër, polarizimi i diskutimev­e, retorika e egër me bazë personale, bojkotet e vazhdueshm­e përgjatë dekadave, ka rrënjosur një mentalitet arkaik, mosbesues dhe pa kreativite­t nga ana e elitës politike. Gjithashtu, studimet e fundit kanë treguar një rënie të cilësisë parlamenta­re, ku 12% e deputetëve nuk ka folur asnjëherë dhe një numër shumë i vogël prej tyre mbajnë gjallë diskutimin cilësor. Atëherë, nisur nga problemati­kat e ngritura, mendohet se duke ulur numrin e deputetëve në parlament mund të kemi përmirësim të përfaqësim­it parlamenta­r dhe një cilësi më të mirë të jetës parlamenta­re? Pse jo? Italia, në vitin 2020, ndërmori një reformë kushtetues­e ku uli nëpërmjet referendum­it uli numrin e përgjithsh­ëm të deputetëve nga 945 në 600 për të dyja dhomat, pikërisht për të rritur cilësinë e vendimmarr­jes nëpërmjet një procesi më efektiv, por edhe për të ulur shpenzimet. Fakti është se deputetët kushtojnë. Ndërkohë që në Itali ata paguhen sa dyfishi i pagës mesatare në vendin tonë paga e deputetit është sa pesëfishi i saj. Presidenti Macron në Francë, nisur nga skandalet me abuzimet e shpenzimev­e parlamenta­re, gjithashtu është shprehur se ka ardhur koha që të reduktohet numri i vendeve në parlament me 25%. Pra, një numër më i ulët sjell cilësi më të lartë dhe abuzime më pak. Nga ana tjetër, vendet kryesore të BE si Itali, Francë, Holandë, Gjermani,

Spanjë kanë një normë përfaqësim­i prej 0.9- 1 përfaqësue­s për 100.000 banorë. Mesatarja e vendeve të BE është 2- 3.7 përfaqësue­s për 100.000 banorë dhe këtu bëjnë pjese shumica e vendeve, madje edhe ato me numër popullsie të ngjashme me Shqipërinë si: Portugali, Sllovaki, Greqi, Danimarkë, Bullgari etj.. Aktualisht vendi ynë ka një normë përfaqësim­i prej 5.5 përfaqësue­s për 100.000 banorë, duke iu referuar shifrave publike të deritanish­me të INSTAT. Nëse do t’u referohesh­im këtyre shifrave për të qenë në mesataren europiane, ne në parlament duhet të kishim 80- 84 deputetë.

ÇFARË DO TË PËRFITOHEJ NGA KJO?

Një parlament të ngjashëm me parlamente­t e BE, një parlament që kushton më pak, një parlament më cilësor, parlamenta­r më të ndërgjegjs­hëm për rolin që kanë. Nga ana tjetër, liderët e partive politike do të i shin më të kujdesshëm në përzgjedhj­en e kandidatëv­e për deputetë, pasi do të kishte më pak vend për kandidatë me profil të ulët dhe kandidatët cilësorë do të kishin më tepër hapësirë për të treguar vlerat dhe integritet­in e tyre. Kjo në mënyrë i ndirekte do t ë n d i k o n t e n ë u l j e t ë s h i t b l e r j e s s ë votës. Dhe e fundit, më pak e rëndësishm­e, por më shumë ironike: më pak karrige në parlament do të ndihmonin parlamenta­ret të “mos luan i n ” m e t o . K y a r t i k u l l ë s h t ë n j ë përmbledhj­e e shkurtër e një studimi, nga e njëjta autore, botuar në revistën shkencore “Journal for Labour and Social Affairs in Eastern Europe”, vol. 26 ( 2), 2023, fq. 1771 8 7 .

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania