Panorama (Albania)

“Shtatë Marsin” e kemi në mesjetë!

- NDUE DEDAJ

Le ta kremtojmë “7 Marsin” si ditë të mësuesit shqiptar, apo 5 Tetorin si ditën botërore të mësuesit. Gëzuar edhe njëra, edhe tjetra ditë e shënuar! Ama njëra i përket fundit të shekullit XIX - vendosur në monizëm, kurse e dyta fundit të shekullit XX - vendosur nga UNESCO. Ndërkohë që “7 Marsin”, në të vërtetë, e kemi në mesjetë, në shkollat shqipe të sheku l l i t X V I I , t ë p a k t ë n d y s h e k u j e gjysmë përpara shkollës që njihet zyrtarisht si e para! Padyshim që ka rëndësinë e vet historike shkolla e Korçës e vitit 1887, por nuk është ajo e para shkollë shqiptare! Edhe vetë Korça ( si rreth) ka pasur shkollë disa dekada më të hershme se ajo. Ky është problemi dhe kjo duhet shqiptuar fort. Jo për t’i hequr “gradat” një shkolle e për t’ia dhënë një tjetre, por v j e t ë r s i a a r s i m o r e , k u l t u r o r e n a nderon, na bën më të shkolluar e më të qytetëruar si komb. Korça u caktua e para më 1967, kur po ndodhte “revolucion­arizmi i mëtejshëm i shkollës”. Qe diskutuar atëherë edhe Prizreni për të qenë shkolla e parë, por nuk u përzgjodh, pasi tashmë i s h t e n ë n i s h - J u g o s l l a v i . T h ë n ë ndryshe, shkolla e Korçës u emërua si e tillë. Shkollat e para në shekullin e XVII i kemi që nga viti 1632 në Kurbin, Velë, Pllanë etj.. Për to b ë n f j a l ë d h e K u v e n d i i A r b r i t i vitit 1703. Këto shkolla kishin qenë edhe në qytete si Shkodra etj., por ishin tërhequr në male bashkë me s e l i t ë i p e s h k v n o r e p ë r t ë q e n ë t ë s i g u r t a n g a s u l m e t o t o m a n e . U ndaluam te këto si më të ndriçuara nga studimet, por shkolla ka pasur edhe disa shekuj më parë në Arbëri, Dardani etj.. Është shkruar për to plot herë, nga ne dhe të tjerë. Nuk ë s h t ë h e r a e p a r ë q ë “7 M a r s i ” kërkohet që në kohën e Formulës së Pagëzimit, librat e parë shqip, pse j o dhe në shekullin XIV, kur flitet p ë r U n i v e r s i t e t i n e D u r r ë s i t ! P o r , nuk është qëllimi ynë historia, atë e shkruajnë historianë­t. Kurse politikanë­t vendosin se çka është historike dhe çka j o, pasi ata kanë vulat dhe dekretet e shtetit!? Siç vulosën 7 Marsin më 1967! Kuptohet, udhëheqja komuniste nuk mund të shkonte përtej Rilindjes në këtë gjë, p a s i n u k i s h t e i s a j “p e t k u ” f e t a r dhe shkollat e mesjetës ishin për ta “s h k o l l a f e t a r e ” , i k i s h i n h a p u r priftërinj­të katolikë dhe dioqezat. Kemi këtu një nga paradokset më të mëdha të historisë sonë. Pranojmë letërsinë e v jetër shqipe të Buzukut, B u d i t , B a r d h i t , B o g d a n i t , L e k ë Matrangës, Jul Varibobës etj., por jo dhe shkollat e hapura nga sivëllezër­it e tyre priftërinj katolikë të ritit perëndimor dhe atij lindor, ku flitej dhe shkruhej shqip, kryesisht në veri, por edhe në Dhërmi et j . . Nuk habitemi për atëherë, por për sot! Na ka mbetur ora te 1967- a, edhe pse tashmë në demokraci “shk o l l a t f e t a r e ” n a i k o n k u r r o j n ë j o rrallë ato publike, dmth., shtetërore... Gëzuar 7 Marsin sot! Gëzuar dhe 5 Tetorin kur të vijë! Por kjo asnjëherë nuk do ta pengojë ndërgjegje­n intelektua­le ta kërkojë “7 Marsin” në mesjetë, atje ku janë themelet e pandërruar­a të ABC- së, shkrimit, gjuhës dhe letërsisë shqipe...

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania