Panorama (Albania)

Pioli: Momenti i së vërtetës, Milani luan për fitore

-

Stefano Pioli e di fort mirë se me një rezultat pozitiv sot mund të shohë me optimizëm të ardhmen europiane të Milanit. Sot në 21: 00 kuqezinjtë presin në "San Siro" Slavia Pragën dhe në konferencë për shtyp trajneri ka analizuar rivalët dhe sfidën.

Çfarë ndeshje prisni?

Ata janë një ekip i mirë, nuk duhet të nënvlerëso­jmë askënd. Për fat edhe ne jemi mirë dhe do të jetë një ndeshje e rëndësishm­e për ne dhe për tifozët tanë. Na pret një ndeshje e ngjashme me atë kundër Ren. Slavia ndoshta ka karakteris­tika të ndryshme me sa kam parë në ndeshjet e fundit të luajtura, ndaj do të duhet të shmangim shpërqendr­imet

Cili është qëllimi juaj në rrugën e Ligës së Europës?

Duam të bëjmë diçka të rëndësishm­e dhe në kokën tonë është dëshira dhe ideja për të fituar këtë trofe, të cilin Milani nuk e ka fituar kurrë. Sidoqoftë, shumë sfida të vështira na presin.

Si e keni parë skuadrën në këto ditë?

Jemi mirë, në ndeshjen e fundit nuk luajtëm shumë mirë dhe sigurisht mund të kishim bërë më mirë, por ishim kompakt dhe skuadra e di se ky është një moment vendimtar në rrugëtimin tonë. Ne duam të fitojmë Ligën e Europës dhe besojmë në të, por do të jetë ende një rrugë e gjatë. Aktualisht fokusi është te Slavia Praga.

Më në fund edhe infermieri­a juaj u boshatis...

Ne i kemi rikuperuar pothuajse të gjithë lojtarët, Tomori, Thiaë dhe Kalulu do të kenë nevojë për kohë për të luajtur, por ata janë mirë, kemi kaluar periudha të vështira, por tani jemi mirë fizikisht. Për mua është e rëndësishm­e të kem dyshime dhe të gjithë djemtë në dispozicio­n, ne jemi një grup i madh dhe kemi nevojë për ndihmën e çdo elementi të vetëm në këtë periudhë.

E keni zgjedhur formacioni­n?

Si Ren ashtu edhe Slavia janë kundërshta­rë të frikshëm, ndaj gjithmonë do të zgjedh skuadrën më të mirë, duke pasur parasysh gjithashtu që në kampionat nuk do të kem Leaon dhe Florencin për shkak pezullimes­h. Duhet të mendojmë vetëm të bëjmë mirë ndeshje pas ndeshjeje e nuk duhet harruar se zgjedhjet që bëj janë gjithmonë për të mirën e Milanit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania