Panorama (Albania)

Simone Inzagi, jo Liverpulit për Interin

-

Tieri Henri, njëri që disa ndeshje futbolli i ka luajtur dhe i ka parë ka thënë kështu: E kam ndjekur Inzagin për shumë kohë, që nga momenti kur ishte te Lacio. E vërteta është që po u përballe me Interin në ndeshjet e kupave je në telashe. Ishte një kompliment i madh dhe një fotografi që Simone pret ta konfirmojn­ë për një javë në Madrid. Në pritje të kësaj sfide, mund të hedhim një vështrim të klasifikim­it në Serinë A dhe ndodhet + 15 pikë nga Juventusi. Simone tashmë është i projektuar për t'u bërë një trajner i madh, i një tjetër dimensioni, një trajner që jemi mësuar ta shohim në elitën e futbollit europian.

Dominim- Në futboll ka fitore e fitore. Por këto të Interit nuk janë thjesht fitore që do të sjellin titullin kampion, të dominuar totalisht dhe me kundërshta­rë të dorëzuar. Titulli i 20- të në histori për Interin do të ishte një lloj "shenjtërim­i" për Inzagin. Kualifikim­i i vjetshëm në finalen e Championsi­t e ka bërë atë një trajner të nivelit ndërkombët­ar. Tani i mungon vetëm trofeu. Trofe që do të vijë edhe pas momenteve të vështira në të shkuarën, ku ka qenë në prag të shkarkimit. Ia doli më së miri që të rezistonte.

Programim- Sot Inzagi është një trajner "Top". Sepse në futboll ka "Top Player", por edhe trajnerë të tillë. Simone i është shtuar kësaj liste me meritë. Në Angli për shembull e kanë përfshirë në listën e atyre që mund të zëvendësoj­ë Jyrgen Klopin te Liverpuli. Është logjika e merkatos, të cilën e di edhe Inzagi. Sigurisht që i pëlqen kjo gjë. Por ai në Milano është shumë mirë dhe kjo nuk është thjesht sa për të thënë. Është mirë për motive familjare, por edhe ambiciet sportive. E di mirë ai se mënyra si trajtohet në Itali nuk mund të jetë në një tjetër vend. Interi në termat e programimi­t për të ardhmen është hapa përpara të tjerëve. Sa për të thënë: Taremi dhe Zielinski do të jenë goditjet e merkatos së ardhshme, e cila duket se është mbyllur ende pa nisur. Të fitosh është bukur, të vazhdosh fitoret është akoma më bukur sepse janë të paktë trajnerët që kanë hapur një cikël më shumë sesa 2 sezone: Herrera, Mançini, Berselini dhe Trapatoni. Këtë e dinë edhe drejtuesit, që nuk shohim probleme për rinovimin e kontratës që skadon në vitin 2025. Nuk është tani koha. Do të diskutohet në fundin e sezonit. Ideja është propozimi i kontratës rinovim deri në vitin 2026, me opsion deri në vitin 2027 me përmirësim­in e rrogës aktuale që është 5,5 milionë euro.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania