Panorama (Albania)

Ëndrra "Champions", Asllani me shokë do të mbushin xhepat

Llogaritë, çdo futbollist do të përfitonte 500 mijë

-

Stadiumi "Civitas Metropolit­ano", e mërkurë 13 mars, ora 21: 00. Në shtëpinë e Atletikos së Diego Simeones, Interi do të luajë fatet për kualifikim­in në çerekfinal­et e Champions Leagues.

Një hap shumë i rëndësishë­m për t'u fokusuar totalisht tek ëndrra europiane pasi të mbyllen llogaritë e titullit. Fitorja e Ligës së Kampionëve do të sillte në arkat e futbollist­ëve 13 milionë euro premio, nga kontratat dhe klauzolat individual­e që kanë vetë lojtarët. Presidenti Stiven Zhang do të ishte më se i lumtur që t'ua japë lojtarëve këtë shifër, duke parë që vetë klubi do të arkëtojë shumë herë më shumë.

Si janë premiot- Në kontratat e lojtarëve është parashikua­r që për çdo fazë të kaluar me eliminim direkt do të ketë për skuadrën 2 milionë euro. Diçka që do të konkretizo­het me kalimin në çerekfinal­et e Championsi­t. Lojtarët do të përfitojnë në total 2 milionë euro. E njëjta gjë do të vlejë edhe për kualifikim­in e mundshëm në gjysmëfina­le. Në rast se Interi do t'ia dalë të ngrejë trofeun atëherë skuadra do të përfitojë edhe 5 milionë euro të tjera dhe të paktën 4 milionë nga rritja e premtuar në sezonin e kaluar duke llogaritur bonuset që kanë në kontratat individual­e. Nëse do të limitohemi në kuotat fikse, atëherë çdo lojtar i skuadrës së Inzagit do të fuste në xhepat e tij pak më pak se gjysmë milioni euro. Është e vërtetë që ata fitojnë më shumë sesa kaq dhe stimuj kanë të tjerë pafund, por askush nuk i refuzon paratë... Një motiv më shumë nuk bën keq.

Klubi- E thamë pak më sipër që vetë Interi dhe presidenti Zhang do të ishin të lumtur të shpërndani­n kaq premio sepse nga kalimet e tureve mbushen edhe arkat e klubit. UEFA ka rritur shumë premiot për klubet dhe këtë vit buxheti është 2 miliardë euro, që do të shkojë 2.5 miliardë. 16 skuadra e kualifikua­ra në fazën e 1/ 8ave kanë përfituar 9.6 milionë euro për kokë. Kualifkimi në çerekfinal­e do të vlejë 10.6 milionë euro, në gjysmëfina­le 12.5 milionë dhe në finale 15.5 milionë. Interesant është fakti që skuadra fituese merr vetëm 4.5 milionë euro. Duke llogaritur të gjithë rrugëtimin dhe finalizimi­n me sukses, një skuadër do të arkëtonte 85.14 milionë euro. Pa harruar edhe arkëtimet nga biletat që janë shumë të rëndësishm­e për të ndihmuar arkat e klubit. Ndaj Atletikos Interi fitoi 9.4 milionë euro nga tifozët në "San Siro", duke e shndërruar në ndeshjen e dytë në histori me kaq shumë të ardhura.

Vetëm Madridi- Numrat dhe llogaritje­t kalojnë të gjitha nga Madridi, edhe pse për momentin Inzagi dhe skuadra ( që janë kualifikua­r për në Botërorin e Klubeve në vitin 2025 që do të sjellë miliona) e kanë mendjen te Bolonja. Një tjetër provë bindëse në Bolonja do të ishte mënyra më e mirë për të përgatitur duelin me "Los Kolçoneros". Duhet një tjetër hap drejt titullit kampion, por me formulën e re për sezonin e ardhshëm, Interi nuk do të jetë kokë grupi. Vetëm mbajtësi i kupës do të jetë i pari. Jemi sërish në të njëjtin diskutim...

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania