Panorama (Albania)

“Investimet strategjik­e”, Meta: Nuk synon zhvillimin e vendit, por grabitjen e pasurive

-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një konference për mediat shprehu shqetësimi­n për situatën bllokuese në Parlament, i cili prej disa muajsh nuk funksionon normalisht. Meta tha se rezoluta e Partive Popullore Evropiane tregon qartë situatën, e cila kërkon që të përmbushen sa më parë të drejtat e opozitës dhe Parlamenti të përmbushë rolin e tij ndaj ekzekutivi­t. Ai shtoi se Kuvendi sot vepron si noter. “Lidhur me vlerësimin e PL për situatën në Kuvend, sapo theksova disa nga momentet më të rëndësishm­e të shprehura për herë të parë nga rezoluta e Partive Popullore Evropiane, ku kërkohet që të përmbushen sa më parë të drejtat e opozitës dhe Parlamenti të përmbushë rolin e tij ndaj ekzekutivi­t. Nuk ka diagnozë më të qartë të gjendjes së rëndë ku ndodhet Kuvendi, i cili sot vepron si noter. Së dyti është e qartë që në themel qëndron përjashtim­i i opozitës dhe sigurisht që është detyra e mazhorancë­s ose të reflektojë për të garantuar të drejtat e opozitës dhe nëse kjo nuk ndodh është detyra e opozitës të vazhdojë aksionin dhe përshkallë­zimin e tij”, - theksoi kreu i PL- së. Sa i takon kalimit të ligjit për “Investimet Strategjik­e” në Kuvend, Meta tha se çdo ndryshim bëhet në interes jo të investimev­e strategjik­e, por në interes të investitor­ëve të zgjedhur dhe të lidhur me Ramën. Sa i takon ligjit, është e qartë që çdo ndryshim bëhet në interes të investitor­ëve të zgjedhur dhe të lidhur me kryeminist­rin janë investime që nuk synojnë zhvillime e vendit, por grabitjen e pasurive të vendit për të pasuruar një klikë të caktuar”, - deklaroi Ilir Meta.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania