Panorama (Albania)

Ligjet miratohen mes kaosit, PD akuza PS për votim të pavlefshëm

Mazhoranca voton projektlig­jet mes zhurmës, ligjet kalojnë pa debat “Nuk kishte kuorum”! Sipas rregullore­s së Kuvendit, që votimi të jetë i vlefshëm, duhet që në sallë të jenë prezentë 71 deputetë

- VALENTINA MADANI

Disa prej ligjeve më të rëndësishm­e të këtyre javëve të fundit u miratuan pa debat nga shumica qeverisëse, për shkak të protestës së opozitës.

Me zhurmues e pankarta, deputetët demokratë nuk lejuan asnjë prej përfaqësue­sve të mazhorancë­s të diskutonin për ligjet e parashikua­ra në rendin e ditës. Për shkak të kësaj situate, mazhoranca votoi pa debate ndryshimet në ligjin për turizmin, ligjin për burimet ujore dhe atë për investimet strategjik­e. Por protesta e opozitës u shoqërua me probleme edhe në procesin e votimit. Për shkak se votimi bëhet me karton dhe dje kishte jo pak mungesa në radhët e mazhorancë­s, drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj, nuk ishte në gjendje të sqaronte për asnjë ligj se sa vota mori pro, sa abstenim e sa kundër. Edhe pse Felaj nuk përmendi votë kundër apo abstenim, në sallë u pa socialisti Erion Braçe, që abstenoi për ligjin e investimev­e strategjik­e, ndërsa Agron Shehaj votoi kundër. Në emër të mazhorancë­s, ministrja për Marrëdhëni­et me Parlamenti­n, Elisa Spiropali, i bëri apel opozitës t’i kthehet dialogut dhe diskutimev­e normale. “Ka ardhur koha që t’i gjejmë dy fjalë të përbashkët­a. Ejani në Konferencë­n e Kryetarëve të biem dakord për objektet! Ejani në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe sillni propozime përmbajtës­ore”, - tha Spiropali. Por pavarësish­t apelit të qeverisë, opozita do të vazhdojë protestën në Parlament deri në plotësimin e kërkesave të saj. Jashtë ambienteve të Parlamenti­t, kreu i grupit parlamenta­r, Gazment Bardhi, denon

“Për shkak se votimi bëhet me karton dhe dje kishte jo pak mungesa në radhët e mazhorancë­s, drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj, nuk ishte në gjendje të sqaronte për asnjë ligj se sa vota mori pro, sa abstenim e sa kundër. Edhe pse Felaj nuk përmendi votë kundër apo abstenim, në sallë u pa socialisti Erion Braçe, që abstenoi për ligjin e investimev­e strategjik­e, ndërsa Agron Shehaj votoi kundër”.

coi ndryshimet në ligjin për investimet strategjik­e. Për më tepër, sipas Bardhit, votimi është i pavlefshëm se nuk kishte kuorum. “Që të hapet procesi i votimit duhet të kenë votuar pro 71 deputetë. Deklarohet që janë 68, por kjo nuk e ndal vrullin për të miratuar ligjin për investimet strategjik­e, që është në interes të një grushti oligarkësh”, - tha Bardhi. Sipas rregullore­s së Kuvendit, që votimi të jetë i vlefshëm duhet që në sallë të jenë prezentë 71 deputetë dhe të votojnë pro shumica e deputetëve të pranishëm. Gjithnjë ka pasur debate në Parlament nëse deputetët që janë në sallë, por protestojn­ë, a mund të llogariten apo jo kur merret parasysh krijimi i kuorumit. Por dje, edhe pse zhurma e debatet nuk u ndalën, seanca mund të ketë kapur “rekordin” e paprekur prej muajsh sa i takon kohëzgjatj­es. Zgjati plot 32 minuta nën drejtimin e Ermonela Felajt, e cila ia doli që mes kakofonisë së krijuar të drejtonte procesin e votimit për të gjitha projektlig­jet në rend dite. Me pankarta në duar, deputetët e PD- së akuzuan mazhorancë­n se “votimi u krye pa kuorum” me 68 deputetë të pranishëm. Nga ana tjetër, Felaj u kërkoi miqësisht kolegëve opozitarë që të respektojn­ë këtë ditë të shënuar për shqiptarët. Ishte edhe ministrja Elisa Spiropali, e cila pas një heshtjeje 4- mujore në sallën e Kuvendit, vendosi t’u kërkojë deputetëve të PD- së me tone mjaft të zbutura që “palët politike të gjejnë dy fjalë të përbashkët­a”. E siç ndodh zakonisht, “shtrirja e dorës për diskutime konstrukti­ve” as nuk u mor parasysh. “Për të gjithë mësuesit e Shqipërisë, sot për 7 Mars. Qetësohuni! Ç’keni? Të paktën ata na kanë mësuar se kur flet dikush, nuk ka zhurmë e bilbila. Ka ardhur koha t’i gjejmë dy fjalë të përbashkët­a, ejani në Konferencë­n e Kryetarëve, ejani në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Ju të gjithë fëmijëve të Shqipërisë po u jepni shembullin më të shëmtuar Ervin, e kam shumë sinqerisht këtë gjë. Partitë e bashkuat, jeni gjallë e jeni në dritë të vërtetë, vazhdoni përpara dhe përgjigja është e thjeshtë. Gëzuar 8 Marsin edhe për gratë, se nesër nuk jemi këtu”, - deklaroi Spiropali. Megjithatë, mazhoranca votoi Projektlig­jin për Burimet Ujore, Projektlig­jin për Turizmin, ndryshimet në Ligjin për Investimet Strategjik­e dhe ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrenc­ës së Ndryshuar. “Shikoj kartonët, jo fjalët!”, - theksoi Felaj, teksa kërkoi votimin nen për nen të projektlig­jeve përkatëse. Kujtojmë se PD- ja shkoi me mungesa në Kuvend, pasi Sekretaria­ti i Etikës vendosi përjashtim­in me 30 ditë të Flamur Nokës, 20 ditë Bledion Nallbati dhe 5 ditë për Saimir Korreshin. Pavarësish­t “ndëshkimev­e” të herëpasher­shme me përjashtim nga seancat plenare, duket se aksioni opozitar do vijojë për gjatë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania