Panorama (Albania)

“Amnistia”, Alibeaj: Votojmë nëse nuk përfitojnë të dënuarit dhe të hetuarit e GJKKO dhe SPAK

-

Nënkryetar­i i Partisë Demokratik­e, Enkelejd Alibeaj, i bëri thirrje kryetares së Kuvendit që të fusë në seancën plenare projektlig­jin për amnistinë penale, bashkë me amendament­in e paraqitur nga PDja dhe votimin një orë e më parë të tij. Alibeaj përsëriti sërish kushtin e PD- së për votimin e ligjit për amnistinë penale. Alibeaj tha se PD do votojë nëse nuk përfitojnë të dënuarit dhe të hetuarit e GJKKO dhe SPAK. Ndërkohë që kërkoi që të përfshihen në ligj që të përfitojnë protestues­it sipas kërkesave tyre. “PD do të votojë një projektlig­j të amnistisë sipas versionit fillestar të ardhur nga qeveria, sipas të cilit nuk përfitonte askush nga ata, të cilët janë në ndjekje penale, apo janë dënuar nga Gjykata kundër Krimit dhe Korrupsion­it në Shqipëri, apo janë në ndjekje penale nga SPAK- u. Ky është një qëndrim koherent i yni, për t’i dhënë mbështetje drejtësisë së re, për të përfituar ajo pjesë e shoqërisë, e cila është dënuar në mënyrë të padrejtë. Pse jo për të lehtësuar edhe mbipopulli­min edhe në burgje dhe nga ana tjetër edhe për t’i dhënë drejtësi dhe për t’i hequr nga zgjedha e persekutim­it policor të gjithë protestues­it shqiptarë. Ata të thirrur nga PD dhe aleatët e vet, apo edhe nga protestat e zhvilluara në mënyrë spontane, apo nga shoqëria civile. Ky është qëndrimi që kemi mbajtur, mbajmë sot e do ta mbajmë edhe në vazhdim. Ndaj, thirrja ime është kjo për mazhorancë­n dhe për këdo deputet që projektlig­ji i amnistisë në seancën e radhës të parlamenti­t në këtë formë, siç e prezantoi qeveria, me këtë amendament të paraqitur nga ana jonë, pa asnjë amendament tjetër, i cili cenon produktin e SPAK dhe të Gjykatës kundër Krimit dhe Korrupsion­it. Ndaj thirrja ime është për të gjithë ata dhe në favor të të gjithë atyre pjesë të publikut shqiptarë që e presin dhe e presin këtë projektlig­j. Ndaj pres nga kryetarja e Kuvendit, nga mazhoramca, nga përfaqësue­sit e qeverisë që të shqiptojnë publikisht e më pas ta formalizoj­në në procedurën parlamenta­re për futjen në rendin e ditës, së bashku me amendament­in e paraqitur nga PD dhe votimin një orë e më parë të projektlig­jit të amnistisë”, - tha Alibeaj. Një amendament i socialistë­ve bëri që kryedemokr­ati Lulzim Basha të akuzojë PS- në se po tenton të shpëtojë zyrtarët e korruptuar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania