Panorama (Albania)

Rama në Kavajë: Kemi vullnet për t’u korrigjuar

“Vendi po ndryshon me shpejtësi, nuk mund të mos ndryshojmë edhe ne” Kryeminist­ri, kritika Këshillit Bashkiak të Kavajës: Ne nuk mund të jemi bllokuesit e buxhetit të bashkisë

- TIRANE TAKIMI

Kryeminist­ri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS- së, ishte dje i pranishëm në qytetin e Kavajës, ku vijon procesi për rizgjerimi­n e partisë.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se Shqipëria po ndryshon çdo ditë dhe se Kavaja është një shembull shumë kuptimplot­ë për faktin që Partia Socialiste i ka vetë në dorë edhe rezultatin pozitiv. Gjatë fjalës së tij, kryeminist­ri Rama tha se Kavaja është një shembull se si mosmbajtja e ritmit të ndryshimit, se si mbyllja e partisë me idenë që fitorja u takon disave dhe jo të gjithëve, se si mungesa e vetëdijes për nevojë e një vetëreflek­timi të vazhdueshë­m prodhon faturën e humbjes. “Shoqëria jonë ndryshon me shpejtësi thuajse përditë. Shqipëria ndryshon çdo vit dhe Partia Socialiste nuk mund të mos ndryshojë me ritmin e shoqërisë që pastaj që Shqipëria të ndryshojë edhe më shpejt. Kavaja është një shembull se si mosmbajtja e ritmit të ndryshimit, se si mbyllja e partisë me idenë që fitorja u takon disave dhe nuk u takon të gjithëve, se si mungesa e vetëdijes për nevojën e një vetëreflek­timi të vazhdueshë­m prodhon faturën e humbjes. Kavaja është një shembull shumë kuptimplot­ë për faktin që Partia Socialiste i ka vetë në dorë edhe rezultatin pozitiv, edhe rezultatin negativ, edhe fitoren, edhe humbjen. Duhet të jemi shumë të vëmendshëm edhe në raport me detyrimet që kemi këtu përsa i përket këshillit bashkiak. Më thanë që ishte bllokuar buxheti i bashkisë. Ne mund të kemi numrat për të bllokuar buxhetin e bashkisë, por nuk mund të jemi bllokuesit e buxhetit të bashkisë. Këshilltar­ët e bashkisë janë aty për t’i shërbyer komuniteti­t, jo t’u bërë karshillëk ultrasve të anës tjetër. Kemi bërë edhe ne shumë gjëra që po të ktheheshim mbrapa, jam i

Kavaja është një shembull se si mosmbajtja e ritmit të ndryshimit, se si mbyllja e partisë me idenë që fitorja u takon disave dhe nuk u takon të gjithëve, se si mungesa e vetëdijes për nevojën e një vetëreflek­timi të vazhdueshë­m prodhon faturën e humbjes

bindur që nuk do t’i përsërisni­m, sepse kemi mësuar shumë gjëra ndërkohë. Ashtu sikundër ne e shikojmë se sa rezultat jep kur ti bën një opozitë qorre, shurdhe dhe ku trurin e le në frigorifer kur del nga shtëpia dhe në vend të trurit përdor krahët, përdor këmbët, përdor kokën sikur të ishte një tenxhere bosh me të cilën i bie murit. Nuk funksionon. Partia Socialiste është një forcë që historikis­ht ka dëshmuar vullnet për të korrigjuar, apo për të rindërtuar, apo për të risjellë në jetë çka të tjerët kanë bërë shtrembër, kanë shkatërrua­r, apo kanë asgjësuar”, - tha Rama. Nga ana tjetër, kryebashki­aku i Tiranës, njëherësh edhe

drejtues qarku, Erion Veliaj, deklaroi dje në Kavajë se insistimi i kryeminist­rit gjatë fjalës së tij është për t’u siguruar që arritjet janë të pathyeshme dhe të pakthyeshm­e. “Unë besoj shumë fort, ashtu si dhe kryeminist­ri ka porositur

dhe Asambleja ka vendosur se, që një forcë të vazhdojë të mbetet fituese, duhet të rritet nonstop dhe fati i vendit që caktohet nga fati i kësaj partie që qeveris Shqipërinë dhe shumicën e bashkive të vendit është shumë herë

më i rëndësishë­m se fati i secilit prej nesh, i cili është në fund të ditës një person i zëvendësue­shëm dhe siç do e shikoni dhe nga kandidatët e rinj sot, jo vetëm i zëvendësue­shëm, por me një kalibër të jashtëzako­nshëm intelektua­lësh,

njerëzish pasionantë. Insistimi i kryeminist­rit për t’u siguruar që arritjet tona janë të pathyeshme dhe të pakthyeshm­e në fakt vlen më shumë se për çdo vend tjetër, por sidomos për këto zona, Kavajë e Rrogozhinë”, - tha Veliaj.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania