Panorama (Albania)

Gjyqtarja i kërkon avokatit të Gentjan Sharrës të tërhiqet: Kemi lidhje familjare!

-

Gjyqtarja dhe avokati i njërit prej të akuzuarve si anëtar i grupit të Nuredin Dumanit janë kushërinj. Konstatimi është bërë vetëm ditën e djeshme në sallën e gjyqit, në momentin kur ka filluar seanca gjyqësore. Deri në atë moment gjyqtarja nuk e dinte se kush e mbronte të pandehurin Gentjan Sharra. Në momentin që e ka parë kushëririn e saj në bankën e mbrojtjes, ajo i ka kërkuar që të largohet, por ky i fundit ka kundërshtu­ar. Ai i ka kërkuar trupës gjykuese të largohej gjyqtarja, pasi ai në fakt kishte kohë që ishte pajtuar nga i pandehuri për ta mbrojtur. Kështu, seanca e dytë në themel e dosjes “Plumbi i Artë” po kthehet në një proces nga më të çuditshmit në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar. E teksa ezaurimi i gjyqtarëve ka sjell një trupë nga gjykatat me Juridiksio­n të Përgjithsh­ëm të rretheve, ditën e djeshme, gjyqtarja e Durrësit, Entela Shedula konstatoi papajtuesh­mëri në lidhjen familjare që ajo vetë kishte me një nga avokatët e të pandehurve. Ajo iu drejtua avokatit të Gentian Sharrës me kërkesë që të hiqte dorë nga mbrojtja, pasi të dy pranuan njohjen dhe rrethanat familjare mes tyre. Por avokati, Sokol Harizaj e konsideroi të papranuesh­me një kërkesë të tillë pasi është pajtuar prej kohësh për të mbrojtur interesat ligjore të Sharrës dhe nëse duhej të tërhiqej dikush, ligjërisht duhet të tërhiqet gjyqtarja.

Togat e zeza u tërhoqën për të marrë një vendim lidhur me këtë ngërç, duke u rikthyer me vendimin e pazakontë të përj ashtimin e avokatit, duke i kërkuar të pandehurit të kërkojë një mbrojtës tjetër. Seanca e radhës u la më 29 mars në orën 11: 00. Seanca e parë dështoi në themel për shkak se nuk u plotësua trupi gjykues, teksa këtë të enjte munguan disa avokatë si dhe u konstatua papajtuesh­mëria e mësipërme. “Plumbi i Artë”, zbardhi dhjetëra ngjarje kriminale pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, Skerdi Tases dhe Henrik Hoxhajt.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania