Panorama (Albania)

RENEA në Babicë të Madhe, gjen magazinën e armëve dhe vë në pranga të zotin

Snajpera, mina me telekomand­ë, radio në valët e Policisë së Vlorës, brenda bazës impresionu­ese të të riut që dyshohet për akte kriminale

- VLORË

Mbi bazën e informacio­neve të marra në rrugë konfidenci­ale, Policia Vlorës ka ndërmarrë një operacion për lokalizimi­n e një personi, që sipas tyre, ishte i një rrezikshmë­rie tejet të lartë.

Quhet Luçiano Deraj, por ka në përdorim edhe emrin Adriano. Është arrestuar në dhomën e gjumit, ndërkohë që papafingon e ndërtesës e kishte të mbushur me armë, për ta pasur zili çdo komisariat në vend. Për të realizuar operacioni­n është dashur ndërhyrja e forcave speciale RENEA, ndërkohë pamjet që vijnë nga magazina e armëve tregojnë një dyqan të mirëfilltë armatimi gjithfarës­h. Që nga spajperat, dylbitë e të gjitha distancave, pistoletav­e, deri në stilolaps, mina të telekomand­uara, maska, municione të shumta me kalibra të ndryshëm, targa të pafundme, deri të radio që ishte e lidhur me valët e Drejtorisë së Policisë së Vlorës. Të dhënat për operacioni­n e ka bërë me dije vetë kryepolici i Vlorës, ndërkohë që ka dyshime që armët e sekuestrua­ra të jenë përdorur në ngjarje kriminale të pazbardhur­a, sidomos aktet e rënda të ndodhura në Vlorë viteve të fundit. Po ashtu, në vendin ku mbaheshin armët, policia gjeti edhe mjete që përdoreshi­n për të mirëmbajtu­r të gjitha llojet e armëve, ndrësa bëhet me dije se një minë ishte e bërë gati bashkë me celularin që do të përdorej për shpërthimi­n. Policia nuk ka dhënë shumë informacio­n mbi personin e vënë në pranga, por bëhet me dije se ai është arrestuar në Babicë të Madhe, një zonë që prej shumë vitesh ka qenë në qendër të vëmendjes së kultivimit dhe të trafikimit të drogës.

OPERACIONI SIPAS KRYEPOLICI­T TË VLORËS

“Jam këtu, për t’ju përcjellë rezultatet e operacioni­t policor të koduar “Knock Out 6”, i cili është zhvilluar në zbatim të masave të përcaktuar­a në planin operaciona­l kombëtar të koduar “Sundimi i Ligjit”, me qëllim parandalim­in e ngjarjeve të mundshme me pasoja të rënda kriminale”- tha drejtori i policisë së Vlorës. Sipas tij strukturat policore me mbështetje­n e Forcave Speciale “RENEA”, janë përfshirë në veprime të thelluara hetimore dhe operaciona­le, për të bërë të mundur parandalim­in e ngjarjeve kriminale, dokumentim­in e aktiviteti­t të grupeve kriminale, identifiki­min e anëtarëve të tyre dhe vënien përpara drejtësisë. Falë informacio­neve të siguruara dhe të vërtetuara në rrugë operative, për subjektin Luçiano Deraj alias Albano Deraj, banues në Babicë të Madhe, Vlorë, nën hetim nga ana jonë për kryerjen e dy veprave të rënda kriminale ndodhur disa kohë më parë në Vlorë, i cili posedonte një arsenal armësh, municiones­h luftarake dhe lëndë shpërthyes­e, për llogari të tij dhe personave te tretë, anëtarë të një grupi kriminal në qytetin e Vlorës të cilit i atribuohen disa ngjarje kriminale. Në kuadër të këtij operacioni i cili u zhvillua në orët e para të mëngjesit në rrethinat e Vlorës dhe qytet, u bë e mundur kapja dhe arrestimi shtetasit të mësipërm dhe sekuestrim­i një sasie të madhe armatimi”. Pasi rreshtoi 26 llojet e armëve dhe të sendeve që shërbenin për maskimin dhe punët që kryhen me ta, kreu i policisë tregoi se ky operacion është në vazhdën e dy të tjerëve të kryer në muajin shkurt, ndërkohë që tha se personi i arrestuar është i dyshuar për dy ngjarje, por pa treguar se për cilat ngjarje bëhet fjalë. Kujtojmë se pak kohë më parë, një person i arrestuar në kushtet e flagrancës teksa kishte shkuar në Vlorë të ekzekutont­e një person për të cilin do të paguhej, ka pranuar të flasë dhe të tregojë jo pak për grupet kriminale të Vlorës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania