Panorama (Albania)

Tragjedia në kapanonin e deputetit kalon në SPAK, akuzat për Çelën

Ligjvënësi akuzohet nga Prokuroria e Fierit për tri vepra penale, “Ndërtim i paligjshëm”, “Shkelje të rregullave” dhe “Shkatërrim prone”

- FIER

Gjykata e Fierit ka shpallur moskompete­ncën për dosjen hetimore mbi shpërthimi­n e ndodhur 7 ditë më parë në magazinën e deputetit të PS, Bujar Çela në Lushnjë, ku humbën jetën dy persona.

Ka qenë vetë prokuroria e Fierit që me anë të një njoftimi zyrtar bëri me dije këtë moskompete­ncë, ndërkohë që është ngritur edhe akuza paraprake për deputetin e PS- së, mbi të cilën do të fokusohen edhe hetimet e Prokuroris­ë së Posaçme. Prokuroria e Fierit e akuzon deputetin e plagosur për tri vepra penale, konkretish­t, atë të ndërtimit të paligjshëm, shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë dhe shkatërrim prone. Në fakt janë shtatë persona që janë marrë nën hetime me akuza konkrete në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi mbarë vendin, ku babë e bir humbën jetën në autovinçin e firmës që po punonte në kapanonin e deputetit, që sipas prokuroris­ë, e kishte ndërtim pa leje. Ndonëse hetimet janë paraprake, askush nuk di të thotë se si një ndërtesë e tillë në të cilën, sipas oficerëve të Policisë Gjyqësore kishte më shumë se një muaj që punohej, të mos ishte vënë re nga askush dhe të ndërtohej në mënyrë të paligjshme, aq më tepër kur ishte edhe në pronësi të një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë. Megjithatë, organi hetimor i Fierit ka veçuar akuzat për deputetin dhe ka shpallur moskompete­ncën për të vijuar hetimet për të, ndërkohë që 6 personat e tjerë do të hetohen prej tyre në lidhje me një sërë veprimesh dhe mosveprime­sh të konstatuar­a nga OPGJ- të dhe grupi hetimor. Për shpërthimi­n tragjik, dje u la në burg la në burg biznesmeni Leonard Gjini, i cili kishte firmosur kontratë me ligjvënësi­n për ndërtimin e kapanonit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Fier regjistroi në datën 03.03.2024 çështjen penale nr. 358, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Ndërtimi i paligjshëm”, “Shpërdorim­i i detyrës” dhe “Shkatërrim­i i pronës nga pakujdesia”, parashikua­r nga nenet 289 prg. 2, 199/ a prg. 4, 248 dhe 161 të Kodit Penal. Kjo çështje penale u regjistrua lidhur me ngjarjen e ndodhur në datën 01.03.2023, rreth orës 15: 30’, në lagjen “Karbunarë e Poshtme”, Njësia Administra­tive Nr. 5, Lushnjë, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm gjatë punimeve të ndërtimit në objektin “magazinë”, të shtetasit B. Ç, kanë gjetur vdekjen dy persona dhe plagosur shtatë persona të tjerë. Nga ana e policisë gjyqësore nën drejtimin e prokurorëv­e të gatshëm, që kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes, janë kryer veprime procedural­e si, këqyrje e vendit të ngjarjes, kryerje ekspertimi­t teknik ndërtimi, sekuestrim­i dhe këqyrja a dokumentev­e, marrja në pyetje e shumë personave dhe veprime të tjera hetimore që lidhen me natyrën e ngjarjes. Pas administri­mit të të dhënave të mësipërme dhe kryqëzimin e tyre, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Fier ka regjistrua­r emrat e 7 ( shtatë) personave që u atribuohet vepra penale, si më poshtë:

– Shtetasit B. Ç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Ndërtimi i paligjshëm”, dhe “Shkatërrim­i i pronës nga pakujdesia”, parashikua­r nga nenet 289 prg. 2, 199/ a prg. 4, dhe 161 të Kodit Penal.

– Shtetasit L. Gj, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikua­r nga neni 289 prg. 2 i Kodit Penal.

– Shtetasve R. K, K. S, M. P, E. S. dhe I. U, për veprën penale “Shpërdorim­i i detyrës”, parashikua­r nga neni 248 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve të çështjes penale, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksio­nit të

Përgjithsh­ëm Fier ka nxjerrë urdhër ndalimi për shtetasit L. Gj, i cili është ekzekutuar nga policia gjyqësore.

Po ashtu, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Fier ka kërkuar në gjykatë caktimin e masave të sigurimit me karakter ndalues dhe shtrëngues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, parashikua­r nga nenet 242 e 233 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasve më poshtë:

- Shtetasit R. K, me detyrën e kryeinspek­torit të Inspektora­tit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Lushnjë.

– Shtetasve M. P, E. S., K. S, me detyrën e inspektorë­ve të Inspektora­tit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Lushnjë.

– Shtetasit I. U, me detyrën e inspektori­t të përgjithsh­ëm të Njësisë Bashkiake Nr. 5, Bashkia Lushnjë.

Gjykata e Shkallës së Parë Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Fier ka pranuar kërkesat e mësipërme të prokuroris­ë dhe aktualisht vendimi i gjykatës është ekzekutuar.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Fier, bazuar në nenet 28 pika 1, 75/ a, germa

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania