Panorama (Albania)

“Vetting” në burgun e Kavajës: Të mitur në pranga, të fortë apo viktimë?

Fëmijë të përfshirë në vjedhje dhe trafikun e shpërndarj­en e drogës, historitë dramatike në familjet e tyre, që i orientuan nga krimi

- ROVENA CERKA

Me tespije në duar – ku çdo një prej gurëve duket sikur numërojnë ditët mes së shkuarës e së ardhmes, 29 të rinj i kalojnë ditët në Institucio­nin e Vuajtjes së Dënimit për të Mitur në Kavajë.

Teksa ua sheh fytyrat, është e vështirë të besosh se akuzat që rëndojnë ndaj tyre shkojnë nga vrasja me paramendim, te grabitja e shitja e lëndëve narkotike, vjedhja e shtëpive e dyqaneve e madje, në disa raste, edhe në grup të strukturua­r kriminal. “Vetting” sjell ekskluzivi­sht disa dëshmi prej të paraburgos­urve në Institucio­nin e Vuajtjes së Dënimit për të Mitur në Kavajë, të cilët rrëfejnë se si kanë përfunduar aty dhe se çfarë ëndrrash kanë. “Këtu janë të gjithë çuna të mirë, mos i shikoni ç’kanë bërë, shumicën i ka sjell halli këtu”, - shprehet një prej të miturve sapo i afrohet kamerës.

Teksa hedhim hapat e parë në korridoret e këtij institucio­ni të rrethuar nga tela me gjemba, një grumbull të rinjsh na përqasen për t’u prezantuar menjëherë. Ndërsa misioni ynë është për të kuptuar se cilët janë në të vërtetë ata, që fati i ka sjellë brenda këtij kurthi. Ndërkohë që biseda nis, disa e shprehin dëshirën për të dhënë intervistë. Megjithëse, fjalëpak dallohet nevoja për t’u shprehur për atë që ka ndodhur e hera herës në diskutimet larg mikrofonit kërkonin edhe një mirëkuptim për veprimet e tyre, të cilat bien ndesh me ligjin. Një kalvar vuajtjeje për t’u vetidentif­ikuar si dikush i fortë apo viktimë e çastit, këta adoleshent­ë duket sikur po kalojnë në një krizë identiteti. Të penduar apo jo?!

Luftën e brendshme për atë që janë, e shohim te paqëndrues­hmëria në përgjigjet që japin për të njëjtën pyetje në dy momente të ndryshme, në vetëm pak minuta diferencë. Se cili është zëri i tyre më i vërtetë, këtë nuk e dimë. Ndërsa i riu nga Vlora për gazetarët e “Vetting” shprehet: “Jam i penduar. Kam kryer vjedhjen nën efektin e lëndëve narkotike”. Një tjetër bashkëmosh­atar i tij shprehet se, pavarësish­t nga krimi që ka kryer, nuk është penduar. Ndërsa shton se me familjen e bashkëmosh­atarit në konflikt është rregulluar.

Më tej biseda nis e zgjerohet, kur i riu vijon: “Jam penduar që kam vjedhur, jam penduar që përfundova këtu dhe po të jepej mundësia e lirisë, nuk do rrija më fare në Shqipëri”. Një tjetër dëshmi interesant­e që sjell “Vetting” është dëshmia e një të mituri, i cili tregon se ka shitur lëndë narkotike, ku më të mëdhenjtë në moshë i kanë dhënë garanci që nuk do kapej, sepse nuk i shkonte kujt mendja që ai shiste lëndë narkotike, për vetë paraqitjen që kishte, të një adoleshent­i. Më tej, ai vijon qetësisht bisedën, teksa shprehet: “Po të ishin shqiptarë, s’do isha këtu në burg unë. Do kisha gjetur zgjidhjen e do kisha dalë. Me lekë edhe malin çan, pasi do kisha korruptuar ndonjërin, pasi s` ka njeri që s’korruptohe­t”.

Po policia? Po familja?

I mituri tregon që ka pasur edhe raste të tjera që është ndaluar e shoqëruar në komisariat­et e Policisë së Shtetit, aq sa nuk i mban mend, por është babai i tij që kishte bërë të mundur ta shpëtonte nga burgu. “Me lekë edhe malin çan. Këtë herë babi nuk ia doli”, - shprehet ai duke hapur disa nga pyetjet që na duhet të bëjmë të gjithë, më së pari policinë. Ndërkohë, pas policisë, e cila sipas vetë të miturve ka qenë në dijeni dhe ka mbyllur sytë ose është korruptuar, pyetjet na drejtohen edhe në të gjithëve, prindër apo zyrtarë qofshin. Madje, pyetjet e këtyre të miturve u drejtohen edhe atyre që nuk janë drejtpërdr­ejtë të përfshirë, por që heshtin kur një individ kryen një krim. Mosha e tyre duket se nuk i tremb kur zhveshin të vërteta të forta në sytë e publikut. Ato të vërteta që ndoshta të gjithë i dimë, por nuk i themise si korrupsion­i i zyrtarëve dhe jo pak herë, instinkti i prindërve për të mbrojtur fëmijë e tyre, pavarësish­t gabimeve, sjell këto pasoja fatale. Por sa i shpeshtë është ky fenomen? Një tjetër i dënuar konfirmon pikërisht po të njëjtën gjë si shoku i tij, ku shkelje pas shkeljeje, ai herë është toleruar e herë e ka blerë heshtjen. Një tjetër i mitur tregon se përgjegjës për fatin e tyre janë edhe punonjësit e policisë, teksa është kapur në shkelje të ligjit, i riu shprehet se ka mundur t’i korruptojë ata. Ndërsa shoku i tij shton: “Në shumë raste më ka ecur. Pasi më kanë kapur me doza kanabisi duke ikur për Durrës, më kanë ikur 500 euro dhe më kanë marrë edhe drogën”.

A ka faj vetëm familja? Po shkolla? Sipas drejtoresh­ës së burgut të të miturve në Kavajë, Marinela Alia, shkak për përfundimi­n e këtyre të miturve në institucio­nin e riedukimit janë të shumta, ku përfshihen familja, shoqëria, korrupsion­i, varfëria. “Patjetër që faktori social ekonomik i familjeve është dominues dhe tregues i këtyre rasteve. Kemi pasur edhe raste të stadeve të ndryshme të zhvillimit ekonomik të familjeve, por shoqëria ambienti nga ata rrethohen janë faktorë për t’i nxitur për të kryer vepra penale”, - shprehet Alia. Ndërkohë, psikologja Lorela Garuli, shprehet se faktorët dominues që i çojnë këta të rinj drejt një rruge të tillë janë rrethi shoqëror, problemet familjare si dhe e shkuara familjare, e cila mund të jetë e lidhur me precedentë të tillë që shfaqin ata. Por, Garuli veçon dhunën në fëmijëri si një nga shkaqet që ndikon në viktimizim­in e tyre dhe përfshirje­n në të tilla aktivitete. Ndërkaq, Drejtoresh­a e Qendrës së Parandalim­it të Krimeve, Klaudia Hasanllari, thotë se një i mitur që përfshihet në kriminalit­et, nuk del nga hiçi. Sipas saj, duhen monitoruar me kujdes ata që shfaqin sjellje agresive dhe tendenca për të miratuar sjellje të kundërligj­shme, pasi ky kontingjen­t është lehtësisht i manipulues­hëm. Sipas Hasanllari­t, duhen bërë bashkë të gjithë institucio­net dhe familjarët, që fenomene të tilla të parandaloh­en në kohë.

DËSHMIA 1

I mituri - Me para çan edhe malin.

Gazetarja - Çfarë vjedhjesh bëje?

I arrestuari - Dyqane, të gjitha pothuajse.

Gazetarja - Si i vidhje dyqanet?

I arrestuari - Hyja nga dera dhe dal. - Është kollaj të hapet, edhe qepeni.

Gazetarja - Ke qenë i arrestuar më parë për vjedhje?

I arrestuari - Kam qenë, kam bërë 72- orësha e kam dalë.

Gazetarja - Si ke dalë?

I arrestuari - Siç hyra, nga dera kam dalë.

Gazetarja - Pse të linin të lirë për një vepër të përsëritur?

I arrestuari - Sepse ashtu e shikonin të arsyeshme dhe më linin të lirë.

Gazetarja - Sa herë ke shkuar në komisariat?

I arrestuari - S’mbahet mend.

Gazetarja - Aq shumë?

I arrestuari – Po, kam shkuar disa herë. Po të ishin shqiptarë, s’do isha këtu unë.

Gazetarja - Pse?

I arrestuari - Do kisha gjetur zgjidhjen e do kisha dalë.

Gazetarja - Si do e kishe gjet zgjidhjen?

I arrestuari - Me lekë edhe malin çan.

Gazetarja - Mendon se mund të kishe korruptuar?

I arrestuari - Po. Të gjithë korruptohe­n. Të gjithë. S‘ ka njeri që s’korruptohe­t.

Gazetarja - Ke pasur shoqëri me më të mëdhenj?

I arrestuari - Po që i vogël rrija me më të rritur se vetja.

Gazetarja - Kush ta futi në kokë mendimin për të vjedhur?

I arrestuari - E kam bërë vetë.

Gazetarja - Nga çfarë je privuar këtu?

I arrestuari - Gjëja e parë është liria, telefoni e aksesorët nuk llogariten, gjëja më e shtrenjtë është liria.

Gazetarja - Ti ke të dashur?

I arrestuari - Po s’pata unë, kush do ketë?!

Gazetarja - Ke menduar që ajo mund të të braktisë?

I arrestuari - Po, përditë!

DËSHMIA 2

Vajzat pinin drogë më shumë se çunat

Gazetarja - I ke kërkuar para familjes për të blerë lëndë narkotike?

I arrestuari - Jo, më dhimbsen lekët e tyre.

Gazetarja - Me çfarë merren ata?

I arrestuari - Kanë bizneset e tyre, një butik rrobash, një tabaço. Ata janë mirë. Më dhimbseshi­n lekët e tyre për t‘ i prishur për ato që doja unë. Te tabaço punoja 6 orë, mi jepte babi 250 mijë lekë, por nuk dilnin.

Gazetarja - Për sa ditë i prishje ti 250 mijë lekë?

I arrestuari - Për 24 orë.

Gazetarja - Me drogë?

I arrestuari - Drogë, party alkool. Party private, vilë me qira.

Gazetarja - Goca vinin?

I arrestuari - Sigurisht. Po s’erdhën gocat, s’quhet party.

Gazetarja - Po gocat konsumonin drogë?

I arrestuari - Më shumë se ne.

Gazetarja - Ua jepnit ju, apo e sillnin vetë?

I arrestuari - Kishte që ua jepnim, kishte që e sillnin vetë.

Gazetarja - Gocat ku i gjenin lekët?

I arrestuari - Iu punon babi gocave.

Gazetarja - Gjimnazist­e ishin ato?

I arrestuari – Po, ka pasur gjimnazist­e. Ka pasur në shkollë të lartë.

DËSHMIA 3

I riu: Si u përfshiva në trafikun e drogës? I arrestuari - Akuzohem për lëndë narkotike, hashash dhe kokainë.

Gazetarja - Akuzohesh apo i ke shitur?

I arrestuari - I kam shitur.

Gazetarja - Si të kapën?

I arrestuari - Isha duke hyrë në shpi, ishin brenda në shpi. Po më prisnin aty.

Gazetarja - Ishe vetëm apo në bashkëpuni­m?

I arrestuari - Në bashkëpuni­m.

Gazetarja - Nga e mësuat këtë punë?

I arrestuari - Na erdhi ide.

Gazetarja - Ku e gjete drogën?

I arrestuari - Sipas shokëve.

Gazetarja - Pse e bërë?

I arrestuari - Për një jetë më të mirë. Ishte një ide e gabuar. Familje kam, nënën, babën dhe vëllanë. Nëna është arsimtare, vëllai punon në ‘ fast food’. Babi është pa punë, ka pas biznes fruta- perimesh. Familje e thjeshtë ishim, nuk kishim as shumë, as pak. Ndonjëherë edhe i ndihmoja.

Gazetarja - E dinin me çfarë merreshe?

I arrestuari - Jo!

DËSHMIA 4

Babain s’e kam njohur kurrë, jetoja te tezja. Baba s’kam. S’e kam njohur. S’e kam jetuar që i vogël.

Gazetarja - Ke mbiemrin e babit?

Jo, mbiemrin e gjyshit, të mamit. Mami jeton jashtë shtetit, punon. Këtu rrija me tezen. Tezja punon në spital, vëllai taksi, kushëriri, se ngaqë jam rritur me ta, i quaj vëllezër.

Gazetarja - Sa vite ke jetuar me ta?

I arrestuari - Që i vogël. Mami më ka sjellë këtu. Punon të më mbajë mua me lekë me gjithë të mirat. Punon andej të më mbajë mua me lekë.

Gazetarja - Sa ka mami që ka ikur?

I arrestuari – S’e mbaj mend. Që kur isha i vogël.

Gazetarja - Me mamin ke jetuar gjatë?

I arrestuari - Vjen herë pas here këtu më takon, plus që çdo muaj më dërgon lekë të më mbajë mua.

Gazetarja - Ka tentuar ndonjëherë të shkosh në Gjermani me të?

I arrestuari - Tani po!

Gazetarja - Pasi ndodhi kjo?

I arrestuari - Sa të dal them të iki.

Gazetarja - Po më përpara?

I arrestuari - Jo. S’kam pasur dëshirë të iki

Gazetarja - Ke qenë ndonjëherë në Gjermani?

I arrestuari – Jo, vetëm në Kosovë kam qenë.

DËSHMIA 5 12 vjeç u futa në trafikimin e

I arrestuari: drogës.

I arrestuari - Prindërit pa punë. Babi shkonte në Spanjë. Tani nuk shkon më.

Gazetarja - Çfarë pune bënte në Spanjë

I arrestuari - Punë kështu ndërtim. ( qesh)

Gazetarja - Sa ndenji babi në Spanjë?

I arrestuari - Që pa lindur unë. Shoqëria jashtë, jam rritur me më të rritur, më thoshin mos se je i vogël, do përfundosh në burg por kisha mendjen time dhe ja përfundova në burg.

I arrestuari - Kam filluar që në moshën 12 vjeç, shif tjerët, televizor gjona, doja të isha si ata. Doja të kisha bizneset e mia. Ia arrita deri 12 vjeç. Shkollën e kam lënë në klasë të gjashtë. Dilja nga shtëpia pa leje deri sa mora shpi me qira, hapa punën time. Më thoshin prindërit mos, s’është mirë. Nuk i pyesja deri sa mora shpi me qira, hapa punën time.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania