Panorama (Albania)

Sa kushton "7 Marsi"? Nga bizhuterit­ë tek udhëtimet, një lule nuk mjafton më…

Përveç dhuratave tradiciona­lesi lule, bizhuteri e aksesorë dhe forma të tjera dhuratash, kuponë elektronik­ë, karta për blerje etj

- TIRANE

Në një kohë kur rrjetet sociale dhe media krijojnë presion për të festuar me shumë shfaqje dhe shpenzime, "78 Marsi" në Shqipëri tashmë janë transformu­ar në një ditë që përfaqëson një kthesë nga tradita e përshëndet­jes personale dhe dashurisë ndaj rolit të mësuesit dhe nënës, në ditë të përqendrua­r në blerje dhe shpenzime masive. Në këtë kontekst, është e rëndësishm­e të shohim në detaje se si këto ditë të shënuara po evoluojnë, duke u bërë pjesë e një realiteti të ri, të një shoqërie ku konsumi dhe tregtia kanë një peshë të rëndësishm­e.

Po ta dinin që 7 marsi 1887, i cili shënon hapjen e Shkollës së Parë Shqipe në Korçë, do të mbetej në histori si festa e mësuesit, Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi etj., do të ndiheshin të nderuar si mësues të devotshëm.

Por që kjo "festë" do komerciali­zohej aq shumë, sa një "faleminder­it" do zëvendësoh­et me dhurata të çmuara, nuk do t'ua kishte marrë mendja kurrë. Tashmë, 137 vite më vonë, ndikimi i tregut e ka shndërruar gradualish­t këtë ditë të shënuar në një "spektakël", më shumë të lidhur me tregtinë dhe konsumin, sesa me kuptimin origjinal.

Në një kohë kur rrjetet sociale dhe media krijojnë presion për të festuar me shumë shfaqje dhe shpenzime, "7- 8 Marsi" në Shqipëri tashmë janë transformu­ar në një ditë që përfaqëson një kthesë nga tradita e përshëndet­jes personale dhe dashurisë ndaj rolit të mësuesit dhe nënës, në ditë të përqendrua­r në blerje dhe shpenzime masive. Në këtë kontekst, është e rëndësishm­e të shohim në detaje se si këto ditë të shënuara po evoluojnë, duke u bërë pjesë e një realiteti të ri, të një shoqërie ku konsumi dhe tregtia kanë një peshë të rëndësishm­e.

Në një vëzhgim në treg, përveç dhuratave tradiciona­le si lule, bizhuteri e aksesorë, kanë nisur dhe forma të tjera të dhuratave. Zhvillimi i teknologji­së ka sjellë një sërë mjetesh për dhënien dhe marrjen e dhuratave, si kuponat elektronik­e, karta për blerje etj. Në biseda të ndryshme me prindër në disa shkolla në kryeqytet, raportohet se disa prindër kanë dhuruar edhe para për mësuesit. Të tjera organizime përfshijnë edhe udhëtime jashtë shtetit për to.

Gama e dhuratave të tjera të konsiderua­ra janë: libra apo kuponë për blerje librash në vlerë 2000- 3000 lekë; bizhuteri që nisin nga 2500 deri në aksesorë prej ari që arrijnë 20 mijë lekë; tufa lulesh prej 15003500 lekë, shpesh të shoqëruara e me një zarf me vlera monetare ose një dhuratë tjetër simbolike; forma grumbullim­i parash që dhurata të blihet e përbashkët, ku shuma që kontribuon­te secili nxënës ishte 1000- 1500; kuponë në dyqane të caktuar qoftë aksesorësh, por edhe të orendive shtëpiake; udhëtime, kryesisht brenda vendit, në destinacio­ne të afërta me pagesë hoteli etj. Te format e tjera të dhuratave përfshihen: parfume ose paketime në formë setesh kozmetike, që nis nga 2500 lekë. Gjithashtu, artikuj mode si çanta elegante, portofola, syze dielli ose rripa janë ndër format e tjera të dhuratave individual­e që bëhen në "7 Mars", vlera e të cilave nis nga 2000 lekë. Komerciali­zimi i "dhënies së dhuratave" është bërë një problem kaq i madh social, saqë disa prindër ' ankohen' që humbi vlera e vërtetë e ditës, që një dhuratë modeste për vlerësimin e përkushtim­it të mësimdhëni­es nuk ekziston më.

Sipas tyre, ka figura mësuesish modestë dhe të pacenuar nga ky fenomen, por janë presionet sociale që të mos mbetet fëmija jashtë rryme, që i nxit të jenë pjesë e këtij komerciali­zimit. Kjo datë është shndërruar në një "garë sociale" që ushtron presion mbi fëmijët dhe prindërit, duke ekspozuar dallimet financiare midis shokëve të klasës dhe duke çuar në përplasje midis prindërve për qëndrimet ndaj dhuratave të papërshtat­shme dhe përballues­hmërisë për t'i ofruar ato.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania