Panorama (Albania)

Pensionist­ët që punojnë, ekspertët kërkojnë rishikimin e skemës

Ramadan Kondi: “Preken 200 mijë të moshuar. Krahas pagës, pensionist­ët duhet të marrin edhe një shtesë motivuese”

- TIRANË

Shtesa në masën 0.5 për qind për çdo person që ka mbushur moshën e daljes në pension, por pavarësish­t kësaj, vijon të punojë është një shumë jo motivuese për ta.

Kësisoj, ekspertët janë të mendimit që skema duhet të rishikohet duke iu dhënë mundësinë pensionist­ëve që të marrin krahas pensionit dhe pagës edhe një shtesë me qëllim për të nxitur formalizim­in e tyre. Eksperti fiskal, Ramadan Kondi artikuloi qëndrimin e tij nga emisioni “Box to Box”, duke kërkuar një përfitim motivues pasi nga kjo skemë preken një numër i konsiderue­shëm pensionist­ësh. Kondi thotë kjo skemë duhet të rishikohet, duke ju dhënë mundësinë pensionist­ëve që të marrin krahas pensionit dhe pagës dhe një shtesë për të nxitur në këtë mënyrë edhe formalizim­in e tyre. “Sipas treguesve ne kemi rreth 200 mijë pensionist­ë që janë pjesë e skemës së pensionit si dhe janë të punësuar njëkohësis­ht. Duhet të rishikohet skema. Ata që janë të punësuar derdhin kontribute dhe duhet detyrimish­t të përfitojnë diçka nga këto të ardhura që derdhin. Në të kundërt, do të duhet të funksionoj­në në informalit­et, pasi nuk marrin gjë mbrapsht. Këta që heqin dorë nga puna, ISSH iu jep një 6%, ndërsa ata që nuk heqin dorë s’përfitojnë asgjë. Këmbëngulj­a e specialist­ëve ka qenë që këta të fundit të merrnin një 4%.

Megjithatë, pas shumë bisedimeve u arrit që në një draft të arrihej një masë prej 2.5%, pasi motivon edhe punonjësin edhe pensionist­in të punojë. Si koncept ekonomik është i papranuesh­ëm. Duhet futur me patjetër duke patur parasysh numrin e të punësuarve në sektorin ekonomik si publik edhe privat. Duhet të rregullohe­t kjo”, nënvizon eksperti. Derdhja e kontribute­ve nga ana e pensionist­ëve që vijojnë të jenë pjesë e tregut të punës ka qenë herë pas herë objekt diskutimi, por çdo nismë e ndërmarrë ka mbetur sirtarëve pa mundur të zyrtarizoh­et.

Përpos kësaj, Kondi përmend edhe një element tjetër që nuk është trajtuar derimë tani, rritja e vjetërsisë së punës dhe njohja e periudhës së sigurimeve gjatë koës së shkollimit. Sipas tij, shteti duhet të ndërhyjë me qëllim për të shmangur informalit­etin në tregun e punës. “Rritja

e daljes së moshës në pensuion në 67 vjet dhe mosnjohja e periudhës kontribuit­ive gjatë periudhës së studimeve penalizon shumë. Pothuajse 67% e studentëve janë në marrëdhëni­e pune dhe vetëm kur bëjnë praktikën iu njihen, por vetëm si sigurime, jo për pension. Edhe këtu duhet ndërhyrë.

Shteti duhet të përllogari­së përfitimet që ka për të si dhe integrimin e të rinjve, buxheti i shtetit duhet të subvencion­ojë, jo 100%, por mbi 50%. Gjithashtu, shmangim edhe një pjesë të informalit­etit në tregun e punës. Qoftë edhe për punë me kohë të pjesshme”, shton Kondi.

Një tjetër problem që kërkon zgjidhje është mospagesa e kontribute­ve nga kompani publike apo private. Shifrat janë alarmante dhe nevojiten masa rigoroze sipas ekspertit. Ka një rritje me 10% të borxhit për shkak të msoshlyerj­es së kontribute­ve shoqërore e shëndetëso­re, duke rrezikuar kështu arkën e sigurimeve shoqërore, por edhe pensionet. “Janë më shumë se 214 milionë euro dëm, që vijnë në dobësim të funksionim­it të administra­tës shtetërore. E para është Ministria e Financave që lejon institucio­net të mos derdhin sigurimet e detyrueshm­e. Nuk mund të jepen pagat duke mos derdhur kontribute­t. Kur përjashtim­et vijnë duke u rritur zëvendësoj­në rregullat. Duhen masa serioze. Mjafton një udhëzim që kjo skemë të mbyllet duke shlyer këtë detyrim të akumuluar që duhet të ishte në skemë. Për aq kohë sa 9.5% i mbajnë nga paga e punëmarrës­it, duke bërë që individi të dalë i pasiguruar në skemë, kemi të bëjmë me shkelje. Kurse organet tatimore që kanë detyrim për të mbledhur detyrimet për vite të tëra, nëse i referohemi ligjit, organeve tatimore nuk i lind më e drejta për t’i mbledhur me forcë. Rrjedhimis­ht janë të amnistuara”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania