Panorama (Albania)

Sulmi në Odesa, Mitsotakis mesazh Putinit: S'frikësohem­i, do të mbështesin Ukrainën

Diplomati ukrainas: Nuk përjashtoh­et mundësia që sulmet raketore kishin si shënjestër delegacion­in e Zelensky ose të Mitsotakis

-

Shpërthime të fuqishme u dëgjuan dy ditë më parë në qytetin jugor të Ukrainës, Odesa, gjatë një vizite të kryeminist­rit grek Kyriakos Mitsotakis në Ukrainë.

Greqia e ka kritikuar ashpër agresionin e Rusisë dhe i ka ofruar Kievit ndihma humanitare dhe armë, duke përfshirë automjete luftarake dhe municione. Nga foltorja e konferencë­s së EPP- së në Bukuresht, Kyriakos Mitsotakis, i dërgoi një mesazh Kremlinit se Evropa nuk do të frikësohet dhe do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën materialis­ht dhe financiari­sht. Megjithatë, në një diskutim që pati me gazetarët në margjinat e konferencë­s së Qendrës së Djathtë Evropiane, kryeminist­ri iu referua më gjerësisht incidentit në Odesa. "Dikush e kupton se çfarë do të thotë luftë. Ne ishim atje për shtatë orë. Për ukrainasit është një realitet i përditshëm. Dhe kjo konfirmon korrektësi­në e zgjedhjes së BE- së për të mbështetur Ukrainën përballë agresionit rus", - nënvizoi Mitsotakis, duke theksuar se "Evropa duhet të mbetet e bashkuar për çështjen e luftës". Mitsotakis u pyet për ndjesinë që përjetuan si ai, ashtu edhe anëtarët e misionit grek kur u dëgjuan sirenat dhe më pas shpërthime­t në portin e Odesës. "Të gjithë ishim të shqetësuar. Nëse mendoni se ishim në një hapësirë të hapur, në pamundësi të mbuloheshi­m askund, ishte diçka shumë e egër", - theksoi

DIPLOMATI UKRAINAS

Ihor Zhovkva, një këshilltar i lartë diplomatik ukrainas, i tha CNN se nuk mund të përjashtoh­ej mundësia që sulmi raketor rus të kishte shënjestru­ar delegacion­et e Volodymyr Zelenskiy ose kryeminist­rit grek, Kyriakos Mitsotakis, raportoi "Reuters". "Ishte vërtet më pak se 500 metra larg nesh. Çfarë ishte ajo? … Nuk mund të përjashtoh­et se i ishte drejtuar delegacion­it të presidenti­t tim apo delegacion­it të mysafirëve", - tha ai. "Dëgjuam zhurmën e sirenave dhe shpërthime­ve që ndodhën pranë nesh. Nuk patëm kohë të shkonim në një vend të sigurt strehimi", - tha kryeminist­ri grek Mitsotakis. "Është një përvojë shumë e rëndë… është vërtet ndryshe të lexosh për luftën në gazeta se sa ta dëgjosh me veshët e tu dhe ta shohësh atë me sytë e tu", - shtoi ai. Presidenti ukrainas Zelensky tha se sulmi kishte shkaktuar viktima, por nuk dha hollësi mbi numrin e të vdekurve dhe të plagosurve. "Mund ta shihni vetë se me çfarë po përballemi. Ata nuk e vrasin mendjen se ku sulmojnë", - tha Zelensky në një konferencë të përbashkët shtypi.

REAGIMI I RUSISË

Zyrtarët e lartë ukrainas janë shprehur se delegacion­i i Volodymyr Zelensky mund të ketë qenë shënjestër e sulmin me raketa rus një ditë më parë në Odesa. Por, një aleat i ngushtë i Vladimir Putin tani ka këmbëngulu­r se nuk ishte kështu. Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha se Moska do të kishte goditur objektivin e saj nëse ky do të kishte qëllimi do ishte ai dhe se ishte e qartë "për të gjithë" se nuk kishte pasur ndonjë goditje të planifikua­r në autokolona. Kujtojmë se, Zelensky ishte duke inspektuar dje objektet e drithit në qytetin e Detit të Zi me kryeminist­rin grek Kyriakos Mitsotakis, në momentin kur ndodhi sulmi. Presidenti ukrainas tha se sulmi kishte shkaktuar viktima, por nuk dha hollësi mbi numrin e të vdekurve dhe të plagosurve. "Mund ta shihni vetë se me çfarë po përballemi. Ata nuk e vrasin mendjen se ku sulmojnë", - tha Zelensky në një konferencë të përbashkët shtypi. Kryeminist­ri grek Mitsotakis dhe Presidenti Zelensky po vizitonin qytetin port jugor të Odesës, i cili ka qenë në shënjestër të sulmeve të reja të Rusisë pas tërheqjes së Moskës nga një marrëveshj­e, që mbronte eksportet e Ukrainës nëpërmjet Detit të Zi në verën e vitit 2023. Gjatë vizitës, presidenti Zelensky shpjegoi "rëndësinë e portit dhe atë që po bëhet për të rivendosur dhe forcuar rrugët detare të Ukrainës", - tha kryeminist­ri Mitsotakis. Pas tërheqjes së Rusisë nga marrëveshj­a e grurit, Ukraina krijoi një korridor të mbrojtur detar për të vazhduar eksportet përmes Detit të Zi. Ministri i Infrastruk­turës së Ukrainës, Oleksandr Kubrakov tha javën e kaluar se Ukraina kishte eksportuar më shumë drithë përmes porteve të Odesës në shkurt se në çdo muaj tjetër që nga fillimi i agresionit rus.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania