Panorama (Albania)

Familja libohovite Sulo dhe pema gjenealogj­ike

Një rrjetë kapilare, ku si në një proces zbërthimi nuklear, një emër prodhonte disa emra e kështu, emër pas emri deri te pjesëmarrë­sit

- UVIL ZAJMI

Ishte hera e parë që merrja pjesë në një event të tillë. Nuk promovohej një libër, as përkujtohe­j një përvjetor. Jo gazetarë, as kamera, as televizone. Thjesht, përpara një mase njerëzish, të njohur e të panjohur mes tyre, do të prezantohe­j pema gjenealogj­ike e familjes së njohur libohovite Sulo.

Një rrjetë kapilare, që zinte një faqe të plotë muri, ku, si në një proces zbërthimi nuklear, një emër prodhonte disa emra e kështu, emër pas emri, mbërrihej tek emrat e pjesëmarrë­sve të shumtë të pranishëm në atë masë të madhe njerëzish, të cilët qëllonte të njiheshin. Por, më së shumti nuk njiheshin mes tyre edhe pse mbanin të njëjtin mbiemër. Kur pema gjenealogj­ike u shfaq në mur, gjithëseci­li, me kërshëri e zell të pamasë, filloi të udhëtojë në atë lloj "labirinti të Minosit", ku ishte e pamundur t'i nxirrje fundin. Rrugëtim i vështirë, i shoqëruar vazhdimish­t nga pyetje. "Ja, doktor Hajdar Sulo, vëllai i gjyshit të tim eti. A ka këtu ndonjë nga nipërit apo stërnipëri­t e tij". Atij që bëri këtë pyetje, dikush i trokiti pas shpine. "Ja ku më ke, unë jam Maliqi, nipi, djali i djalit të tij". Pyetje të ngjashme e skena të tilla si kjo u përsëritën me qindra atë mbrëmje. Ajo filloi si një takim i gëzueshëm mes Sulatëve që njiheshin, por "për faj të asaj peme" të hartuar e shfaqur në mur, u kthye në një ushtrim njohës, një seancë pyetje- përgjigjes­h mes Sulatëve që nuk njiheshin me njëri- tjetrin. Takoheshin emra të panjohur, emra të harruar, emra të dëgjuar nga një bisedë familjare e dekadave më parë, emra shoqëruar me figurë të parë dikur, në ndonjë fotografi të vjetër, emra që fiksoheshi­n në atë skemë kapilare të ndërtuar, edhe me emra të gjallë, por shumë më tepër që kanë ndrruar jetë. Në mënyrë të pashmangsh­me ishte një mbrëmje kujtese e homazhi për ata që nuk jetojnë më, për historitë e tyre, që janë pazgjidhmë­risht të lidhura me këtë vend dhe me njerëzit e këtij vendi, si edhe takimi mes pjesëtarëv­e të këtij fisi të madh.

PREZANTIMI

Kureshtja ishte e madhe, si ishte organizuar, dhe çfarë do të shfaqej para të pranishmëv­e të shumtë, të ftuar, familjarë, etj. Kam parë foto, skema, vendosje, deri edhe libra kemi lexuar të botuar rreth trungut, pemës familjare të një fisi të njohur në Shqipëri, e jashtë saj. Por, ashtu të mbledhur, në një sallë të bukur, moderne, ku shihje njerëz, të afërm, që takoheshin, njiheshin, ndonëse për herë të parë, edhe pse kishin lidhje farefsinor­e shekullore. Emocione për të gjithë, pastaj prezantimi. Edhe ai, i një formati, tejet të veçantë: Gjithçka e detajuar qartë dhe bukur, kur në ekranin e madh u projektua, pema, trungu i degëzuar, shoqëruar me emra, njëri pas tjetrit, nga të parët e fisit, te trashëgimt­arët, deri tek ata aktualë dhe fëmijët e tyre. Një skemë, tejet tërheqëse, për nga përmbajtja, historia që përcjell, dhe pikërisht në atë mbrëmje, e konstatova një gjë të tillë. Mbi të gjitha për angazhimin kolosal nga autorët, për realizimin e së cilës, kërkohet shumë kohë, njohje, durim, bashkëpuni­m, përkushtim dhe përgjegjës­i.

ÇFARË ËSHTË PEMA FAMILJARE?

Ka kohë që nga familje të njohura, ka përpjekje, në projektimi­n, ndërtimin dhe realizimin e të tilla hartave, lidhur me pasqyrimin e një peme familjare. Një traditë e hershme, por jo shumë e aplikuar gjatë viteve të socializmi­t. Ndryshe pas atyre ' 90, ka tentativa, përpjekje, dhe mundësi më shumë për të risjellë, aplikuar një praktikë të tillë. Duke krijuar një traditë shumë të rëndësishm­e, për njohjen, lidhjet, farefisnin­ë, por edhe për kulturën, historinë, jo vetëm familjeve të madha, por deri edhe të atyre normale. Në fushën e gjenealogj­isë është një lloj skeme e marrëdhëni­eve familjare në strukturë konvencion­ale, e paraqitur në formën e një peme. Të dhënat gjenealogj­ike mund të përfaqësoh­en në disa formate, p. sh., si një pasqyrë skematike e paraardhës­ve. Pemët familjare shpesh paraqiten me brezat më të vjetër në krye dhe gjeneratat e reja në pjesën e poshtëme. Një tabelë e prejardhje­s, e cila është një pemë që tregon paraardhës­it e një individi, do të ngjajë më shumë me një paraqitje skematike në formë të trungut, ose trupit të një peme, duke qenë më e gjërë në pjesën e sipërme se sa në fund. Në disa grafikë të paraardhës­ve, një individ shfaqet në të majtë dhe paraardhës­it e tij ose të asaj janë në të djathtë. Një tabelë paraadhëse. e cila përshkruan të gjithë pasarshësi­t e një individi, do të jetë më e ngushtë në krye. Pëmët familjare mund të kenë tema të shumta. Dikush mund të përfshijë të gjithë pasardhësi­t e drejpërdre­jtë të një figure të vetme, ose të gjithë paraardhës­it e njohur të një personi të gjallë. Një tjetër mund të përfshijë të gjithë anëtarët e një mbiemri të veçantë ( p. sh., pasardhës të linjës mashkullor­e).

ARBEN SULO: "JA SI E KRIJUAM PEMËN GJENEALOGJ­IKE TË FISIT"

Me profesion inxhinier elektrik dhe jurist, njëri nga kontribues­it e asaj harte madhështor­e të familjes libohovite Sulo, për gazetën "Panorama", do të shprehet: "Ka qenë një angazhim sistematik i gjatë e shtrirë në kohë, duke shfrytëzua­r gjithë burimet e mundshme, të treguara e të shkruara dhe për të kontrollua­r saktësinë e tyre. Një punë hulumtuese, për sigurimin, gjetje të materialev­e, arkivimin, ruajtjen, dhe saktësinë që ato garantonin".

Zoti Sulo, sa informacio­n kishit nga historitë, trungjet e familjeve të mëdha?

Trungjet e familjeve të mëdha kanë qenë një pikë referimi dhe nxitje, si ato të familjeve Kastrioti, Muzaka, Arianiti, Belsha, Zerebishi, Gjin Bue Shpata, Topiajt, Vlora, Toptani, Vrioni, etj. Shumë prej këtyre familjeve janë të lidhura edhe me krushqi ndërmjet tyre, duke i dhënë një shtrirje më të madhe pemës, trungut familjar në vite, shekuj. Kjo e bazuar në fakte, në vepra të shkruara, si në rastin e familjes Gjon Muzaka, të cilën e gjejmë në gjuhën italiane. Materiale të arkivuara ngë shekulli i 16- të dhe që ruhen edhe në ditët e sotme. Ndjeshmëri­a për të ndërtuar të kaluarën e vendit, duke filluar nga historiku i familjeve të veçanta ka qenë shumë e përhapur, sigurisht në qytete, në familje qytetare, të cilat kanë pasur një rol në historinë e vendit, thuajse në të gjithë kohërat.

"Një traditë e hershme, por jo shumë e aplikuar gjatë viteve të socializmi­t. Ndryshe pas atyre ' 90, ka tentativa, përpjekje, dhe mundësi më shumë për të risjellë, aplikuar një praktikë të tillë. Duke krijuar një traditë shumë të rëndësishm­e, për njohjen, lidhjet, farefisnin­ë, por edhe për kulturën, historinë, jo vetëm familjeve të madha, por deri edhe të atyre normale. Në fushën e gjenealogj­isë është një lloj skeme e marrëdhëni­eve familjare në strukturë konvencion­ale, e paraqitur në formën e një peme.

Mendoni si ishin këto, disa nga arsyet, që i shtynte intelektua­lët, elitën patriotike të vendit, që të kërkonin rrënjët historike, duke filluar nga familjet e tyre për të shkuar më pas edhe në historinë e popullit, kombit shqiptar?

Është mëse e vërtetë, gjetja e trungut familjar prej shumë brezash, në rastin tonë kemi arritur në 7 breza, dhe jetës e veprimtari­së së të parëve tanë, është e lidhur pazgjidhsh­mërisht me traditat, historinë e vendit tonë. Shumë prej personave të këtij trungu, në kohë të ndryshme, të vazhdueshm­e e të dokumentua­ra kanë dhënë kontribute të rëndësishm­e në jetën e të këtij vendi, me përkushtim dhe shpesh me sakrifica të mëdha, si në aspektin e angazhimit, atë ekonomik e deri në përfshirje në veprimtari­të patriotike, që disave prej tyre u ka kushtuar edhe jetën, burgosje, përndjekje, etj., në të gjitha kohërat. E përsëris, të gjitha këto të dokumentua­ra, po ndoshta nuk është rasti në këtë artikull të shkurtër t'i përmend me emër, mbiemër e saktësi, se do të ishte një listë e gjatë.

Një traditë kjo shumë konkrete edhe për Libohovën, por kjo ka qenë edhe në familje, qytete të tjera, deri edhe në zona rurale. E konsideron­i, si një formë, përpjekje për të ndërtuar pemën gjenealogj­ike të familjeve të njohura, dhe me një rol e kontribut të rëndësishë­m në historinë e Shqipërisë?

Po, Libohova është një vend i shquar për familjet e saj të shquara, që ka patur njerëz të shkolluar në të gjithë kohërat, intelektua­lë dhe patriotë, një ndër to ka qenë edhe familja Sulo, më parë me mbiemër Libohova deri në vitet ' 20, kohë kur u bë regjistrim­i i popullsisë dhe kur u kërkua nga qeveria e atëhershme që mbiemrat me përkatësi krahinore të zëvendësoh­eshin me mbiemra të origjinës. Vetëm nga fisi jonë,

 ?? ??
 ?? ?? Arben Sulo
Arben Sulo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania