Panorama (Albania)

Prezantimi dhe "rrënja në mur", kur takohen të panjohurit e një gjaku

Kur një emër prodhon disa emra dhe një traditë e hershme, por jo shumë e aplikuar gjatë viteve të socializmi­t

-

Në realizimin e këtij eventi dhe pemës gjenealogj­ike, ata patën një kontribut kryesor në organizimi­n dhe realizimin e saj, realizim që nuk ishte aspak i lehtë, duke filluar që nga thellimi i njohjeve me tregimet e më të moshuarve, konsultimi­t të materialev­e të shkruara, libra, arkiva, etj., si edhe pjesa e realizimit grafik të pemës gjenealogj­ike dhe të pjesës logjistike. Gjithashtu atë datë, konvencion­alisht e bashkërish­t, e kemi konsiderua­r edhe një datë për t'ia dedikuar fisit tonë edhe në vazhdim. që në vitet 800, deri ku kemi mundur të arrijmë me prejardhje­n, nga ky trung kanë patur shumë të diplomuar jashtë vendit në universite­te e akademi të shquara, juristë të shquar, si Ferhat Sulo, Halim Sulo, Dervish Sulo, Hysen Sulo, Mahmut Sulo, mjekë të shquar si Hajdar Sulo, Husamudin Sulo, Reuf Sulo, ushtarakë si Hiqmet Sulo, Fiqiri Sulo, e shumë të tjerë, përmenda vetëm ata që njoh, duke i patur më pranë në vijën e familjes.

Një përpjekje për të kryer një amanet nga të parët tuaj? Në këtë kontekst, e kemi patur një nxitje, një porosi, një amanet, nga të parët tanë, krenarë për prejardhje­n e tyre, mos të harronim rrënjët tona. Janë ata që na e kanë ushqyer këtë ndjenjë, për t'u interesuar për vendin, familjen, pasardhësi­t. Nuk ka libohovit që pavarësish­t ku ndodhej, të mos shkonte të vizitonte qytetin e tij. Të mos ruante miqësinë, lidhjet farefisnor­e me të tijët, pamavarësi­sht në kohë, largësi, të kushtëzuar­a nga trasferime­t, lëvizjet në periudha të ndryshme, kjo marrëdhëni­e ka funksionua­r. Kudo të jemi lindur e rritur ne, kur na pyesin, të gjithë themi me krenari se jemi nga Libohova.

Një histori, e shtrirë në shekuj, dhe në disa breza?

Në këtë frymë, realizuam edhe këtë event familjar, prezantimi­n e pemës gjenealogj­ike, fryt i përpjekjev­e prej vitesh të saktësonim trungun, deri në njëfarë kohe kuptohet, se nuk ëshë e lehtë, duke fillar nga viti 1800 e në vazhdim dhe me degë të përhapura, përvec Libohovës, kudo në Shqipëri, Tiranë, Berat, Fier, Vlorë, Shkodër, etj. e ndërkohë që nga dy vëllezërit e viteve 800, u arrit në qindra e qindra emra deri në ditët tona, duke patur parasysh se u munduam ta bënim sa më të plotë duke përfshirë prejardhës­it e fisit Sulo, por edhe të degëzimeve të tij edhe në familje me mbiemër tjetër prej martesave të vajzave.

Z. Sulo, siç e përmendët edhe ju më sipër, përveç se është një impenjim shumë i madh realizimi i pemës dhe eventit të fisit Sulo, dhe degëzimeve të tij, dhe natyrisht që në këto rreshta nuk mund të përmendni gjithçka në

detaje, por nëse na thoni shkurtimis­ht, si e realizuat konkretish­t?

Atëherë, prej shumë vitesh, vitet ' 90, ka patur disa përpjekje dhe aktivitete për të zbardhur jetën dhe veprimtari­në e të parëve tanë, flas nga ne pasardhësi­t e Doktor Hajdar Sulos, stërgjyshi­t tim, pjesë që e njoh më mirë, të konkretizu­ara me mbledhje së bashku, libra për të, dekorime për veprimtari­në e tij e të vijuar edhe me pasardhësi­t. Gjithashtu, prindërit tanë kanë kontribuar me kujtimet dhe dokumentat që dispononin edhe në realizimin e librit "100 FAMILJE SHQIPTARE" të autorëve Donika dhe Skënder Anxhaku, libër në të cilin autorët donin ti kushtonin një kapitull edhe familjes Sulo. Janë edhe dy libra që hedhin dritë, si ai "JURISTËT LIBOHOVITË", dhe tjetri "MJEKËT, DENTISTËT, VETERINERË­T, FARMACISTË­T LIBOHOVITË" të profesor Uran Asllanit, ku mjaft prej tyre janë nga fisi ynë.

Një prezantim publik, me shumë të pranishëm, kjo edhe për disa motive?

Në vitet e fundit, ne më të rinjtë, relativish­t, jemi munduar të mblidhemi e njhemi edhe me pjesën që nuk e njihnim dhe kemi organizuar disa takime mes nesh, gjithashtu edhe jemi takur në raste gëzimesh, vdekjesh, pjesë e jetës. Nga këto takime së bashku, njohje me njerëz që nuk i kishim takur më parë fizikisht, u pa se pothuaj të gjithë patën një entuziazëm nga kjo inisiativë, vumë re se sa karakteris­tika të përbashkët­a kishim dhe një dëshirë për ta vazhduar këtë traditë dhe që sot e kësaj dite, frekuentoh­emi shpesh mes nesh.

Më thatë se zgjodhët një datë, pak të veçantë, për cilën aryse?

Finalizimi i këtyre përpjekjev­e për të njohur fisin tonë, si të thuash, u me realizimin e pemës dhe eventin për nder të fisit tonë. U zgjodh data 24 shkurt, datë që koincidont­e me 85- vjetorin e lindjes së Astrit Sulos, që tashmë ka ndërruar jetë prej 3 vjetësh, i cili ishte ndër promotorët ruajtjes së lidhjeve të fisit, gjë të cilën ua la amanet në gjallje djemve të tij, Gentit dhe Elvisit, ta mbanin e ta conin përpara. Dhe në realizimin e këtij eventi dhe pemës gjenealogj­ike, ata patën një kontribut kryesor në organizimi­n dhe realizimin e saj, realizim që nuk ishte aspak i lehtë, duke filluar që nga thellimi i njohjeve me tregimet e më të moshuarve, konsultimi­t të

materialev­e të shkruara, libra, arkiva, etj., si edhe pjesa e realizimit grafik të pemës gjenealogj­ike dhe të pjesës logjistike. Gjithashtu atë datë, konvencion­alisht e bashkërish­t, e kemi konsiderua­r edhe një datë për t'ia dedikuar fisit tonë edhe në vazhdim.

Nga ky event, siç e përshkruat më sipër, çfarë qëllimi u arrit, cilat janë mbresat tuaja pas tij, reflektime­t, synimet, etj.?

Pyetje me vend, se deri aty u përshkrua si diçka e bukur, që u ndjemë mirë, etj. Por, ajo që është më e rëndësishm­e, është njohja e rrënjëve, trashëgimi­së, karakteris­tikave të përbashkët, njohja me njeri- tjetrin, mundësia dhe motivimi që këtë gjë ta bëjnë në të ardhmen edhe fëmijët e nipërit tanë. Është shumë e rëndësishm­e të njohësh rrënjët, të kesh identitet, kjo i forcon më shumë familjet, që janë qeliza e shoqërisë, rrjedhimis­ht kjo i shërben vendit.

Një pyetje pak provokativ­e, kur ju thatë që në atë pemë janë me qindra e qindra persona, sikurse përmendët pak më sipër gjen karakteris­tika të përbashkët­a. Duke qenë se edhe në një familje ka diversitet, çfarë karakteris­tikash të përbashkët­a mes jush keni vënë re?

Atëherë, në atë pemë ka një diversitet shumë të madh e të larmishëm njerëzish me formime shkollore të ndryshme, punë të ndryshme, me kredo dhe angazhime politike të ndryshme, shpesh edhe antagonist­e etj., por, nëse do shprehesha me terma matematike, rezultantj­a e fisit, e përbashkët­a, është se shumica e tyre, në të gjitha kohërat është karakteriz­uar nga atdhedashu­ria, ndershmëri­a në punën e angazhimet sipas kredos personale, jo domosdoshm­ërisht më të drejtat e më të mirat, por të udhëhequr nga parimet si më sipër.

Z. Arben, në përfundim të intervistë­s, si do ta përmbyllni­t gjithë sa më sipër?

Si konkluzion, pothuaj të gjithë ne, pjesëmarrë­s në atë event, u ndjemë jo vetëm krenarë, por edhe më të bashkuar, më të vetëdijshë­m se edhe ndër pjesëtarë të fisit antagonist­ë në disa drejtime, kishim shumë më tepër gjëra që na bashkonin, gjëra të mira flas, jo në aspektin e interesave. Pas atij takimi u ndjemë akoma më të motivuar për ta vazhduar këtë traditë në të ardhmen, për ta thelluar, përmirësua­r e pasuruar njohjen, duke ua lënë amanet edhe pasardhësv­e tanë.

 ?? ??
 ?? ?? Hajdar Sulo, farmacist
Hajdar Sulo, farmacist
 ?? ?? Dervish Sulo, jurist
Dervish Sulo, jurist
 ?? ?? Dr. Hajdar Sulo
Dr. Hajdar Sulo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania