Panorama (Albania)

“Gjuha tironse në këngët populloreq­ytetare, drejtzhduk­jes”

Të pathënat e jetës së këngëtarit, që nga fëmijëria e deri në ditët e sotme. Bashkëjete­sa dhjetëravj­eçare me muzikën

- EVA IKONOMI

Sa herë që kalon në rrugën "Myslym Shyri" dëgjohen tingujt e fizarmonik­ës dhe zëri i mrekullues­hëm dhe i ëmbël i këngëtarit, Rik Buneci, që të bën menjëherë për vete. Edhe sot e kësaj dite ai vazhdon të këndojë me gjithë shpirt e me pasionin që nuk i është reshtur gjatë gjithë jetës. "Muzika më man gjallë! Më heq mërzitjen dhe çdo gjo të keqe.

Pa atë nuk e di se si do ia bojsha!", shprehet vetë ai. Mbiemri Buneci shquhet si në arte, sporte dhe shkencë, por unë do të ndalem te këngëtari i njohur në mbarë Shqipërinë dhe kohët e fundit dhe nëpër botë, sidomos me albumin "Tirana- Tirona all- stars", i cili ka marrë dhe çmimin në Britani, si albumi më i mirë me këngë popullore qytetare në Europë. Që në moshë fare të re, ndoqi mësimet e muzikës me profesorin, Met Lura. U dallua menjëherë zëri i veçantë, i plotë e i ëmbël. Gjatë gjithë jetës së tij, ka përçuar gëzime në familjet shqiptare dhe vazhdon akoma të këndojë, megjithëse tashmë në moshë të vjetër. Por, ajo që e trishton këngëtarin dhe e shpreh herë pas here është shtrembëri­mi i fjalëve dhe gati zhdukja e këngëve origjinale, qytetare, tiranase. Në këtë intervistë ekskluzive për gazetën "Panorama" me këngëtarin ai rrëfen jetën e tij me nostalgji, që e ka pushtuar kohët e fundit në lidhje me humbjen e origjinali­tetit të këngëve aq të përzemërta për të, që siç thotë dhe vetë janë një "gjuhë e pastër tironse" dhe secila ka histori më vete.

"Knojsha që fëmi. Duke parë filmat me muzikë dhe duke pasur dajën fizarmoniç­ist, nji nga tezet e mia që kishte zonin e omël, çunin e xhajës këngëtar dhe fizarmoniç­ist, Sotir Buneci, i cili e mësoi fizarmonik­ën për të shoqëruar veten e tij. Kurse unë mësimet e muzikës i fillova në moshë të re, me profesorin Met Lura".

Z. Buneci, kur i keni filluar mësimet e para të muzikës?

Knojsha që fëmi. Duke parë filmat me muzikë dhe duke pasur dajën fizarmoniç­ist, nji nga tezet e mia që kishte zonin e omël, çunin e xhajës këngëtar dhe fizarmoniç­ist, Sotir Buneci, i cili e mësoi fizarmonik­ën për të shoqëruar veten e tij. Kurse unë mësimet e muzikës i fillova në moshë të re, me profesorin Met Lura.

Kur e keni ndierë për herë të parë se ky do të ishte profesioni aq i dashur për ju, që do ta ushtronit për gjatë gjithë jetës suaj?

Kur mora mësimet e para me profesorin, ai pa tek unë

zonin që e kisha të veçantë dhe kisha vesh muzike dhe kisha shumë talent. Më dha kurajo që të vazhdoja ta praktikoja e t'i dedikohesh­a vetëm muzikës.

Çfarë ndjesie ju pushton kur këndoni?

Kur knoj kongën, e knoj me gjithë shpirt, se kshu knohet konga, në qoftë se do me e knu tamom. Më heq çdo mërzitje. Gjithë kohës rri t'u knu. Çdo njeri ka nji hobi, unë kam kte pasion.

Kemi dëgjuar, që në çdo moment të ditës e të natës ju kanë kërkuar për të kënduar në dasma e gëzime të tjera, keni qenë gjithmonë i gatshëm?

I gatshëm në çdo moment, me qindra raste. Më kanë marrë, sepse e donin kongën origjinal. Sa fillonin knonin kongën ato që kishin marrë për në dasmë, nuk e donin, sepse nuk e knojshin origjinal dhe vinin më merrnin mu, notën, në çdo orë. Dhe knojsha nëpër dasma deri në mjes, shumë herë dhe pa mikrofon.

Keni thënë që i dini këngët me fjalët përkatëse origjinale dhe keni dhe libra të vjetër e ju kanë mësuar dhe këngëtarë të asaj kohe. Po ju, a ju kanë ardhur t'ju kërkojnë këngët që t'i mësonin?

Vinin këngëtarë shumë dhe më kërkonin fjalët e kongëve dhe melodinë. Vinin me manjetofon dhe më inçizonin. Sepse dhe atyre ua kërkonin, sepse njerëzit nëpër dasma i donin kongët ashtu siç kanë qenë, jo të ndryshme.

Sa këngë dini gjithsej?

Me qindra kongë. Dhe sa herë që më kërkonin nonji kongë, direkt e knojsha. Më thonin kur jemi me ty, ne jemi rehat, sepse po të kërkojmë nonji kong ti i di të gjitha. Kur thoja "Hapni gojën, kërkoni çfarë t'doni?", ata kënaqeshin sepse dhe e dinin që unë do ia knojsha çfarëdollo­j konge të donin.

Kemi dëgjuar që këndoni dhe në gjuhë të huaj, në cilët gjuhë janë ato?

Italione, spanjolle, rumune, maqedonse, bullgare, ruse. Knojsha shpesh në atë kohë. Në Estradën e Tironës, kanë qenë këngtarë të vjetër që knojshin dhe unë i mësova kongët.

Cilat këngë të qyteteve të tjera të Shqipërisë pëlqeni më shumë të këndoni, përveç këngëve tiranase?

Kongët shkodrone më pëlqejnë shumë. Dhe Berati që nuk është përmen shumë, ka kongë shumë të bukura.

Cilët këngëtarë të asaj kohe keni pas njohur dhe i pëlqenit?

Këngëtarë të vjetër tironas, Sulejman Çela, Afsa Zyberi, Fitnete Rexha, Ramazan Zyberi, Agim Hoxha, Xhavit Xhepa. Kanë qenë edhe shumë këngëtarë të tjerë, Safete Toska, Pavlina Nika, Anita Take. Mreti i tangos shqiptare Rudolf Stamolla.

Pas viteve ' 45, jepeshin shumë kongë te "Radio Tirana", dhe mbizotëron­in kongët shkodrone. Jepeshin dhe kongë të huja, por më vonë regjimi komunist i hoqi, dhe ato kongë që ishin të huja i përkthejsh­in në shqip. Pranej dhe kanë qenë melodi që dukeshin të huja, sepse ishin marrë nga kongët e huja, vetëm se ishin përkthy dhe përshtat në shqip.

Nji kong, tango hungareze e përkther në shqip

Edhe konga e nigjume e salepçiut është melodi e marrme nga nji marsh gjermon.

Këtu po përmen tri strofa të ksaj konge:

 ?? ?? Rik Buneci në “Sofra Tironse” 2022
"Mos harro kurrë atë që të do me zemër Shif veten tënde se dhe ti ke plot gabime Dhe trëndafili­n që ti mban në dorën tënde Prej diellit të bukur do të lotojnë sytë e tu."
Rik Buneci në “Sofra Tironse” 2022 "Mos harro kurrë atë që të do me zemër Shif veten tënde se dhe ti ke plot gabime Dhe trëndafili­n që ti mban në dorën tënde Prej diellit të bukur do të lotojnë sytë e tu."
 ?? ??
 ?? ?? "Mu te pusi te qoshja e Elezit Gotat tuj pastru Salepçiu në pikë të mjesit Mallin me reklamu.
Në mjes herët pa dal drita nji burr simpatik po bërtet në mes Tironës ç'er ka n'ibrik.
Dalin plakat në penxhere
"Mu te pusi te qoshja e Elezit Gotat tuj pastru Salepçiu në pikë të mjesit Mallin me reklamu. Në mjes herët pa dal drita nji burr simpatik po bërtet në mes Tironës ç'er ka n'ibrik. Dalin plakat në penxhere
 ?? ?? Rik Buneci, dalë me foton e të atit vendosur nga Bashkia në qendër të Tiranës
Rik Buneci, dalë me foton e të atit vendosur nga Bashkia në qendër të Tiranës
 ?? ?? Rik Buneci duke interpretu­ar në moshë të re
Rik Buneci duke interpretu­ar në moshë të re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania