Panorama (Albania)

Rik Buneci: Ndryshimet që u janë bërë këngëve gjatë regjimit komunist

Këngëtari rrëfen plot nostalgji dhe njëkohësis­ht dëshpërim, për fjalët e tjetërsuar­a të këngëve popullore tiranase

-

Keni interpretu­ar në festivale në televizion­e?

Kur u lirova nga ushtria, më merr këngëtari Xhaferr Ballushi, ishte kongtar që knote në kor dhe Fitnete Rexha, më thanë hajde në ansambël të knosh. Shkova dhe më thanë të knojsha kongën për Vojo Kushin. Kur e nigjoj ishte melodia e vjedhme nga konga për Gani Bej Toptanin. "Unë nuk shkel kujtimin e të parëve tonë", u thashë. Dhe ika e nuk knova. Kam knu me qendrat e ndërmarrje­ve, dhe nëpër t'gjithë Shqipninë, më kërkojshin nëpër ekskursion­e, nëpër ditëlindje e dasma. Jam tirons i nershëm dhe nuk knoj kongë që janë të nryshume, aq mo tepër nga regjimi komunist. Keni qenë në koncerte jashtë Shqipërisë?

Në Rumani kam qenë për herë të parë në vitet ' 90, masanej në Maqedoni, Bullgari dhe Kosovë, tashti vitet e funit.

"I gatshëm në çdo moment, me qindra raste. Më kanë marrë, sepse e donin kongën origjinale. Sa fillonin knonin kongën ato që kishin marrë për në dasmë, nuk e donin, sepse nuk e knojshin origjinal dhe vinin më merrnin mu, notën, në çdo orë. Dhe knojsha nëpër dasma deri në mjes, shumë herë dhe pa mikrofon".

Kemi dëgjuar që keni thënë plot herë që këngët qytetare tiranase e kanë humbur origjinali­tetin dhe sa po vjen e po zhduken.

Në çdo qytet kanë pas dhoma kulture, kurse në Tiranë nuk ka pas dhomë kulture. Edhe në fshatra ka pas, kurse ktu jo. Dhe si rrjedhim kongët tironse avash- avash po zhduken. Dhe i kanë shtremnu, i kanë deformu, i kanë tjetërsu komplet fjalët. Kanë hy rryma të tjera muzikore dhe nga brezat e rinj e i kanë shkatërru fjalët origjinale dhe melodinë e kanë tjetërsu. Kongët tironse të vjetra, të pastra, të bukura, kur i knojnë e prishin melodinë komplet. Fjalët i vejnë ndryshe, sepse edhe nuk e dinë origjinali­n dhe kuptohet e knojnë ashtu siç i vjen për mar.

Mundet disa shembuj?

Ne themi:

"Ti mi goc", ne nuk e themi "moj".

E kanë nryshu "Pastaj do vemi" "Masnej do ikim" e themi ne. "Dashuria si rrufe më goditi në kokë"

Origjinali ësht "Dashunia si rrufe më ra mu n'kok".

Të gjitha kongët janë të deformume.

"Dashuria më gremisi"

Duhet: "Dashunia ç'më rrëklleu".

"Të shikova"

Në kongët tironse është "Të pashë".

"Tani vetëm mbeta"

Duhet: "Tashti vetëm meta".

"Larg të dëgjova dhe në vend qëndrova"

Origjinali është: "Larg të nigjova dhe zonin ta njofta".

"Eja"

"Hajde".

"Mjaltë" "Mjoltë".

"Dritare"

"Penxhere".

Si p. sh., edhe konga e Gani Bej Toptanit, që në vargun e parë është gabim:

"Leu dielli leu hona"

Të dy përiher lindin?!

Konga origjinal është:

"Leu dielli ç'u fal hona po shkëlqejn gurët e kalasë Gani Beg Toptani ndan zeqatin fukarasë"

Eshtë dhe nji strofë për Gjylen ( nji goc) po te kjo kong, që përmen Gjylen në mjes kur çohet dhe fjala është "mafmur" dhe e kanë nryshu e kanë bo "përgjumur". E shumë e shumë kong të tjera ka që janë nryshu fjalët, por dhe meloditë. Gjithsekus­h kno kongën e qytetit t'vet. Unë nuk i knoj kongët e jugut, se o gjuhë tjetër, nuk më shkon, nuk më përshtatet. Ashtu edhe ata nuk duhet të knojnë e t'i tjetërsojn­ë fjalët e kongve tona tironse dhe të Shqipnis' Mesme. Si pasojë ndryshon dhe ndjesia që përcjell konga. Se ka t'boj kjo gjo. Për menimin tim, ky ësht nji lloj "pushtimi", që fillon që nga gjuha që ndryshon kongën, masnej edhe me traditat etj. Dhe kongët tironse avash- avash janë tu u zhduk. Se nuk ka kujdes për kulturën tironse edhe komplet të Shqipnis' Mesme.

 ?? ?? M'penxhere kam dal për me bo sehir Prit të them nji fjal' mi goce
Nji fjal' për t'mir'.
M'penxhere kam dal për me bo sehir Prit të them nji fjal' mi goce Nji fjal' për t'mir'.
 ?? ?? Foto nga koncerti me rastin e ditës së themelimit të Tiranës kryeqytet, me këngë serenatash 2023
Foto nga koncerti me rastin e ditës së themelimit të Tiranës kryeqytet, me këngë serenatash 2023
 ?? ?? Plasja t'preft he dreq Salepçiu prej inotit Po bërtet mo keq."
Plasja t'preft he dreq Salepçiu prej inotit Po bërtet mo keq."
 ?? ?? Rik Buneci me grupin “Tirana- Tirona All- Stars” te “Reja”
Rik Buneci me grupin “Tirana- Tirona All- Stars” te “Reja”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania