Panorama (Albania)

Bisedojme nënënnëlet­ër

“Është e botës nata” - më thoshe gjithmonë. Kishe të drejtë. Nata është e huaj, sepse nuk ka nënshtetës­i shqiptare. Po e kujt është nata vallë nënë? Çfarë kombësie ka ajo?

- MIMOZA DAJÇI

Atje është natë! Tani që po të shkruaj këtë letër, atje është natë. Ti je zgjuar nënë, unë e di, prandaj po e shkruaj me zë këtë letër. Nuk e dija se sa e rëndë është largësia, nata kur këtu është ditë, e dita kur atje është natë. Në gjysmën tjetër të rruzullit të kam, kur atje, është akoma natë. Orë gjumi është, një oqean na ndan. Mijëra mendime të vijnë në mendje, hallet, e malli për fëmijët që nuk i ke pranë. Jemi larg nëpër botë, si zogjtë shtegtarë. Dua edhe unë zog të bëhem, të fluturoj tek ty, të fshij lotët që i fsheh nën jastëk, atje ku mban edhe “ekspozitën” tonë fotografik­e. E dhimbshme është, nuk të bëj me faj. Kur bëhesh nënë thonë e di çfarë është malli i nënës për fëmijën. E ti po e vuan, qan në heshtje për ne - fëmijët e tu, që morëm rrugët e kurbetit, për mbijetesë apo jetë më të mirë e të qetë. Jemi larguar, por dashuria për ty është më e fortë sa edhe vetë largësia. Qenka reciproke nënë, duhemi me të njëjtin rritëm. Ti je zgjuar nënë, unë e di, prandaj po e shkruaj “me zë” këtë letër. Kam dëshirë të dërgoj ndonjë kartolinë apo dhuratë tani për festa, shpresoj t’i marrësh. Dikur letrat që vinin nga jashtë i censuronte Sigurimi i Shtetit, e më pas letër - marrësi vuante dënimin, burgun, internimin apo pushkatimi­n. Padrejtësi. Sa mirë tani shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë lëvizin të lirë. Sihariq i madh se na ishin zolepsur sytë edhe për një letër karamele, e një shishe “Coca- Cola”. Gjatë diktaturës në Shqipëri, letrat e kartolinat që dërgonin të arratisuri­t politikë nga Amerika apo vende të ndryshme nuk arrinin tek duart e munduara të nënave shqiptare. Sa ndodhën i kemi “peshqesh” nga izolimi që i u bë vendit për afro gjysmë shekulli, nga presioni e persekucio­ni politik që pllakosi një popull të tërë. Më duket se duhet edhe gjysmë shekulli tjetër për të përmbysur atë regjim të egër, që shkatërroi njeriun njeri, për njeriun “e ri”. Pallavrat e diktaturës, dogmat e tyre, që na çuan në atë katastrofë të madhe, që askush nuk po e merr dot akoma veten. Nënë e dashur, siç të tregova po e shkruaj “me zë” këtë letër. Atje është natë, ti je zgjuar, e më dëgjon. Kanë parandjenj­ë nënat thonë. A i pive ilaçet, shikoji mirë përpara se t’i marrësh. Tani ora atje është 2 pasmesnate. Këtu është mëngjes. Mendova të shkruaj me ditë, për të lehtësuar sado pak pagjumësin­ë, paçka se atje është natë, se me zor e shtyn atë të shkretë natë. “Është e botës nata” - më thoshe gjithmonë. Kishe të drejtë. Nata është e huaj, sepse nuk ka nënshtetës­i shqiptare. Po e kujt është nata vallë nënë? Çfarë kombësie ka ajo? Të marr në telefon, nuk më dëgjon, edhe pse minutat ikin shpejt, unë përsëri të dëgjoj. E kush pyet për minutat, malli qenka më i madh se ato. Mijëra nëna i kanë fëmijët të shpërndarë nëpër botë, ngushëlloj­u me këto fjalë nënë, se edhe ato vuajnë për fëmijët që nuk i kanë pranë. Më ka marrë malli shumë nëna ime! Nuk e di se kur do të shihemi përsëri. Jeta është shumë e shtrenjtë, udhëtimi po ashtu. Sigurisht mall kam edhe për të gjithë të afërmit e mi, lagjen ku u rrita. Shumë do të ketë ndryshuar, s’kam për ta njohur kur të vi ndonjëherë. Të vegjlit do të jenë rritur, bërë burra, vajzat nëna për fëmijët e tyre. Sa bukur, jeta lëviz, ecën si uji, ndryshe nuk do të kishte asnjë vlerë. Këtu në Amerikë çdo vit ndahen Çmime për Nënat, këtë herë kam menduar të marr edhe një për ty. Eh nënat shqiptare, nënat e vuajtura të atij regjimi që mohoi lirinë, jetën. Çmimin më të lartë të botës meritoni. Edhe Statujës së Lirisë do t’i lutem, si do që të jetë, patjetër ajo do t’ua dërgojë.

Të dua shumë Nënë!

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania