Panorama (Albania)

Njësilojë mefjalën “kombëtare”

- FRANO KULLI

Dje qarkulloi lajmi, i përmbledhu­r shkurtazi se Muzeu Kombëtar do të mbyllet për katër vjet. Lajmi erdhi i zbehtë, si diçka e rrjedhur prej komunikime­ve shkresore ndërmjet zyrave dhe jo si një kumt zyrtar publik, që mbart në vete rëndësinë e peshën e lajmit. Bile, diku- diku shënoheshi­n edhe datat kufizuese të asaj që do të ndodhte; do të mbyllej më 15 mars 2024 dhe do të hapej më 15 mars 2028. Në vetëm më pak se dhjetë vjet, ka ndodhë që katër prej enteve kulturës sonë kombëtare të shkrihen si të mos kishin qenë. Teatri Kombëtar u shemb, Biblioteka Kombëtare u lag, u dogj e u poq. E, ashtu si është zëre se nuk është. Galeria kombëtare... pse a ekziston? Dhe tani, më së fundi edhe Muzeu Kombëtar... Pra, të katërta janë rrëzuar e kanë rënë përtokë. ( Po sot Shqypni, pa m’thuej si je/ Po sikur lisi i rrxuem perdhe...) “De fakto” edhe këto të tria që ende janë si karabina ( karabina- skeleti i një ndërtese) e poshtnojnë fjalën kombëtare, përderisa cilësori që marrin nuk cilëson kurrgjë për to. Po, dihet që konotacion­i, ngarkesa emocionale, që vetë fjala “kombëtare” mbart, jo veç për ne, po për gjithë vendet e qytetëruar­a, madje edhe për të tjerat më pak të tilla, nuk është kaq kollaj e fshishme, nuk mund të bëhet kaq lehtë e paqenë... Veçmas për ne që rruga e mbajtjes gjallë të kombëtares, nuk ka shkuar fjollë... Kur në vitin 1902, në shkollat françeskan­e të Shkodrës, drejtuesi i tyre At Gjergj Fishta do të fuste gjuhën shqipe si gjuhë mësimi, ditunarët shqiptarë atdhedashë­s të spikatur e patën çmuar si kurorëzim të atyre përpjekjev­e të filluara më herët prej Rilindësve të Kombit. Mbas përpjekjev­e të pareshtura të shoqërive komb- bërëse të shqiptarëv­e, nga Bukureshti, Sofja, Misiri, e deri në Bostonin e largët, do të ishte shoqnia vendase “Bashkimi” e

Shkodrës, i pari organizim i intelektua­lëve shqiptarë në trojet e veta. Kjo shoqni kishte parapri gjithashtu botimin e një numri të mirë të teksteve shkollore në gjuhën shqipe, kurse “Fjalori i Bashkimit” ( shqip- italisht) edhe sot e kësaj ditë çmohet si njëri prej fjalorëve më të mirë të gjuhës shqipe. Faik Konica, që, gjithashtu bënte në Bruksel revistën “Albania”, në “Kalendarin e Maleve”, një kalendar që ai pati përgatitë dhe doli në tetorin e vitit 1900 e që shënonte posë festave fetare, ngjarjet historike e kulturore të shqiptarëv­e, do të shkruante: “Më e madhja ndodhinë për kombin shqiptar më 1899, asht krijimi i shoqnisë ‘ Bashkimi’ në Shkodër, për përparimin e gjuhës kombëtare. Kjo shoqni zgjodhi për kryetar Imzot Prenn Doçin, Abatin e Mirditës. I shkëlqyesh­mi Abat i Mirditës ka me vedi besimin e gjithë shqiptarëv­e, të shkado fesë që ne qofshim”. Ndërsa në shkollat e Shkodrës, ku kishte filluar “të flitej shqip”, do të themelohej edhe teatri në këtë gjuhë. Mësuesi e drejtuesi i s h k o l l ë s , F i s h t a p r a , p o e t i d o t ë bënte edhe regjisorin, edhe skenografi­n, do të shkruante melodrama e do të përshtaste pjesë në shenj nga kryeveprat europiane. Për teatrin ku do të teatrohej shqip pra. Për teatrin kombëtar. Brenda pak më shumë se një dekade e, vetëm në atë qytet bëhej teatër e veprime të tjera kulturore në 6 salla, më e vogla prej të cilave kishte dyqind ndenjëse. Gjithçka shqip e gjithçka nën vezullimin e më të bukurës avangardë europiane... Tani pra, edhe Muzeu Kombëtar ( ai që ishte e ashtu si ishte) do të “pushojë në paqe” së paku për nja katër vjet. Kështu cilësorit “kombëtar”, mbështetur si emërtesë në hyrje të ngrehinave të dikurshme, tani i bie të varet në ndonjë pemë aty pranë... E nëse radha e tejhedhjes së kombëtares vijon, kush e ka mbas Muzeut?

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania