Panorama (Albania)

Liverpuli "stërvitet" në Pragë, Arnold provokon Sitin

-

Liverpuli ka kryer formalitet­in kundër Spartës së Pragës të Laçit dhe Tucit dhe e sposton mendjen menjëherë te superndesh­ja e së dielës në "Anfield", kundër Sitit. Skuadra e Klopit është me një këmbë në çerekfinal­e pasi Mek Alister dhe Nunjez i zgjidhën shpejt gjërat për anglezët në Çeki, me mesfushori­n argjentina­s që fitoi dhe transformo­i në gol penalltinë në minutën e 6të dhe goditjen nga distanca të sulmuesit uruguaian në 25', i cili në shtesë do të shënonte edhe golin e tretë. Diaz do shënonte një të katërt në pjesën e dytë. Liverpuli prish mallkimin e transferta­ve në Ligën e Europës, ku në ndeshjet me eliminim direkt nuk fitonte prej 11 takimesh: 4 barazime, 7 humbje, që prej fitores ndaj Unirea Urziceni në 1/ 16- at e sezonit 2009- 10. Dhe tani e gjithë vëmendja shkon në përballjen e së dielës, ku "reds"- at do të përpiqen të ruajnë kreun. Trent Aleksander- Arnold e ka lëshuar provokimin e parë për Haland me shokë, duke thënë se sukseset e Sitit vlejnë më pak se ato të Liverpulit për shkak të tifozërisë më të zjarrtë të Liverpulit: "Është e vështirë. Ne luajmë përballë një makinerie që është ndërtuar për të fituar, kjo është mënyra më e mirë për ta përshkruar Sitin dhe organizimi­n e tyre. Duke parë pas këtë periudhë të fundit, pavarësish­t se ata kanë fituar më shumë trofe se ne dhe kanë qenë më të suksesshëm, trofetë tanë do të thonë më shumë për ne dhe tifozët tanë, për shkak të situatave të ndryshme financiare të të dyja klubeve. Duke parë si janë ndërtuar klubet dhe mënyrën sesi kemi fituar ne, ndoshta do të thotë më shumë për tifozët tanë".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania