Panorama (Albania)

Tri vite në krye, Laporta mes premtimeve të mbajtura e të pambajtura

-

Jo më larg se dje, Joan Laporta ka festuar tri vite në krye të Barcelonës. Kjo është faza e dytë e tij në krye të klubit blaugrana. Një mandat i dytë mes problemesh të mëdha financiare të klubit që, nga ana tjetër, rëndojnë fushën sportive. Por edhe për një projekt të madh që së shpejti do të bëhet realitet, "Espai Barça". Në këto 36 muaj mandat, plus fushatën elektorale, avokati ka dhënë disa premtime, ndonëse nuk ishte shumë në dijeni të situatës së institucio­nit. Disa janë përmbushur, megjithatë, të tjerë kanë mbetur pas.

Largimi i Mesit - Një nga pikat kulmore është largimi i Lionel Mesit. Kjo e shoqëruar me premtimin e bërë nga Laporta se do ta kthente një ditë. Laporta tha se bëri gjithçka që ishte e mundur për ta bindur Mesin të qëndronte, por nuk mundi ta mbante argjentina­sin, i cili u largua në gusht të 2021 drejt PSG- së. Për më tepër, homazhi i famshëm që ka qenë prej kaq kohësh nuk është festuar ende.

Fusha dhe rezultatet - Një tjetër nga frazat që Laporta përsëriti dhe që i kujtohet vazhdimish­t është se me ardhjen e tij në presidencë ai deklaroi se nuk do të kishte sezone tranzicion­i, por ekonomia greminë e klubit nuk e ka lejuar Barcelonën të konkurrojë në të njëjtin nivel si shumë nga rivalët e saj. Mbi të gjitha, në Champions League.

Financat dhe investimet - Nga ana tjetër, presidenti ka qëndruar i vendosur në shumë prej gjërave që ka premtuar në këto vite në krye të klubit. Pavarësish­t situatës delikate ekonomike, ai ka premtuar vazhdimish­t se do të gjejë zgjidhje dhe këtë e ka bërë nëpërmjet levave financiare. Këto lëvizje, që nga emri i stadiumit e me radhë kanë dhënë efekt.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania