Panorama (Albania)

Rama: Shqipëria në fazë të re, sfidë anëtarësim­i në BE

“Duhet lidership dhe mbështetje nga pjesa më e madhe e shqiptarëv­e”, kryeminist­ri: Kemi pozicion ndërkombët­ar, që nuk e kemi pasur kurrë!

- TIRANE

Për Edi Ramën, socialistë­t kanë përgjegjës­inë më të madhe për të garantuar një të ardhme të sigurt për Shqipërinë.

Ky është synimi kryesor tha kryesocial­isti në takimin me organizata­t e partisë në Berat. Sipas Ramës, sfidat më të mëdha lidhen me i ntegrimin në BE dhe detyrat që j anë për t’u realizuar për ta afruar d i t ë n e a n ë t a r ë s i m i t . Kryeminist­ri Rama e konsideroi Beratin si një nga qytetet më të rëndësishm­e për rritjen e turizmit, për këtë arsye garantoi më shumë investime. Edi Rama ishte dje i pranishëm në inspektimi­n të disa prej projekteve, të cilat sipas tij, do t ’ i j a p i n s h t y s ë m ë t ë madhe zhvillimit të qyt e t i t . M ë p a s a i m o r i pjesë në procesin e dorëzimit të kartave për anëtarësim­et e reja në PS. Fillimisht Rama përmendi disa prej projekteve, të cilat sipas tij, po transformo­jnë qytetin e Beratit duke dhënë gjithmonë e më shumë rezultat. Ai theksoi se numri i turistëve që vizitojnë Beratin po rritet nga viti në vit. “Ishim me kryetarin te kantieri i Tregut të Gjelbër të Beratit, që do të ketë 120 vende për prodhimet e fermerëve dhe ndërkohë po aty, diskutuam për vazhdimin e punës me një pikë moderne grumbullim­i e përpunimi të v a j i t t ë u l l i r i t e p ë r - punimit të ullirit. Duhet të garantohet zinxhiri i vlerës e për këtë, në këtë rast, duhet të krijohen kushtet optimale që vaji të grumbulloh­et, të përpunohet e që pastaj fuqia shitëse e prodhuesve të rritet”, - tha Rama sa u takon projekteve që po zbatohen. Lidhur me procesin e anëtarësim­it në BE, Rama u shpreh se Shqipëria duhet të përmbushë disa detyra të cilat kërkojnë lidership dhe mbështetje nga

Ishim me kryetarin te kantieri i Tregut të Gjelbër të Beratit, që do të ketë 120 vende për prodhimet e fermerëve dhe ndërkohë po aty, diskutuam për vazhdimin e punës me një pikë moderne grumbullim­i e përpunimi të vajit të ullirit e përpunimit të ullirit, - tha Rama

pjesa më e madhe e popullit. “Bashkimi Europian thotë duhet të bësh këtë, këtë, këtë e ti nuk mund të thuash ‘ jo, dua të bëj këto të tria, por këto dy të tjerat nuk dua t’i bëj’, sepse ndryshe nuk anëtarësoh­esh. E këto detyra janë të vështira dhe faza e bisedimeve nuk është një fazë që përfshin thjesht dhe vetëm detyrat e qeverisë sepse në Bashkimin Europian nuk do hyjë qeveria, do hyjë Shqipëria, e qeveria përfaqëson vetëm një pjesë të aktorëve që përbëjnë sistemin e Shqipërisë.

Është qeveria, është Parlamenti, është gjyqësori, por edhe këto të tria bashkë nuk j anë e gjitha sepse është sekt o r i p u b l i k , p o r ë s h t ë edhe sektori privat dhe p r o c e s i i a n ë t a r ë s i m i t ka detyrime të rënda edhe për sektorin privat, për bizneset, për cilësi n ë , p ë r t e k n o l o g j i n ë , p ë r c e r t i f i k i m e t , s t a n - d a r d e t , g a r a n c i t ë . T ë gjitha këto kërkojnë lid

e r s h i p , t ë g j i t h a k ë t o kërkojnë fuqi e të gjitha këto kërkojnë mbështetje, si shprehje e v e t ë d i j e s s ë s h u m i c ë s dërrmuese të popullit që po, këto gjëra duhen bërë!”, - u shpreh kryeminist­ri. Duke përmendur edhe pozicionin ndërkombët­ar të vendit, që më parë nuk e kemi pasur kurrë, Rama tha se tashmë duhet punuar për ta konsolid

uar, duke theksuar se përgjegjës­inë për ta bërë d i ç k a t ë t i l l ë e k a P S . “Ne sot kemi një pozicion ndërkombët­ar që nuk e kemi pasur kurrë. Edhe ky pozicion ndërkombët­ar duhet konsolidua­r! Nuk duhet të jetë çështje thjesht e një momenti suksesi të një qeverie në Shqipëri, por duhet të jetë profili i S h q i p ë r i s ë , p r o f i l i konsolidua­r i Sh

qipërisë. Për këto e arsye e mund të numëroj pafund, ne kemi një përgjegjës­i shumë të madhe. Kur them ne, them ne socialistë­t. Ne, P a r t i a S o c i a l i s t e . N e j e m i k ë t u p ë r t ë b ë r ë çmos që të bëjmë gjithçka që e sotmja të bëhet më e mirë, por mbi të gjitha të bëjmë të pamundurën që e nesërmja të jetë e garantuar”, - theksoi Edi Rama.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania