Panorama (Albania)

Berisha: Vota e lirë, kushti për rikthimin e opozitës në pushtet

-

Në ditën kushtuar grave, lideri demokrat Sali Berisha u bëri thirrje atyre që të bashkohen në betejën për rivendosje­n e lirive. Në fjalën e tij mbajtur nga ballkoni i banesës, ku prej 30 dhjetorit ndodhet në arrest shtëpie, Berisha theksoi se vota e lirë është kushti i të gjitha kushteve që opozita të rikthehet në pushtet. Ai u shpreh se me një program të studiuar do të marrin fund diskrimini­met, ndërsa theksoi se, “do të bëhet gjithçka që potenciali i madh, që çdo grua, nënë e vajzë ka në vetvete të shpaloset në interesin e saj më të mirë të familjes dhe vendit”. “Sot është një ditë për t’u bërë thirrje nënave e motrave tona, grave e vajzave të bashkohemi në këtë betejë për rivendosje­n e lirive tona, sepse asgjë, asnjë qëllim fisnik, asnjë sukses i vërtetë nuk mund të arrihet jashtë një mjedisi të lirë, në kushtet e shtypjes dhe mohimit të lirive. Vota e lirë është kushti i të gjitha kushteve për rikthimin e opozitës në pushtet. Për vendosjen reale dhe jo propagandi­stike, të nënës, motrës, vajzës e gruas në piedestali­n që meriton. Por kjo kërkon të çlirojmë, shpëtojmë Shqipërinë nga e keqja e madhe që quhet, Edi Rama, në pushtetin e të cilit nuk ka votë të lirë, në pushtetin e të cilit nuk ka shpresë, por ka vetëm braktisje, braktisje, braktisje të votrave tona familjare, braktisje të Shqipërisë. Edhe njëherë përulem me nderimin më të madh, mirënjohje­n më të pakufishme para të gjithë kontributi­t të jashtëzako­nshëm që gratë, vajzat, nënat, motrat tona kanë dhënë dhe japin për Shqipërinë, familjet tona, për kombin shqiptar. Shpreh bindjen më të thellë se së shpejti shqiptarët do të shohin tek gruaja, vajza, nëna, motra shqiptare fitoren, fitoren, fitoren”, - tha Berisha.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania