Panorama (Albania)

Meta: Me izolimin e Berishës duan të diktojnë opozitën

-

Kreu i PL- së, Ilir Meta, shprehet se çështja e Sali Berishës është politike, e urdhëruar nga Rama, me qëllim që të diktojë opozitën. Në një prononcim për mediat nga Fieri, ku zhvilloi edhe një takim me strukturat e PL- së, Meta deklaroi se protesta e 20 shkurtit dha një mesazh të fuqishëm. Sipas tij, përpjekjet e kryeminist­rit Rama për të shkatërrua­r pluralizmi­n politik janë të pashpresa. “Shumë shpejt - tha Meta - do të vendoset rendi kushtetues në vend dhe të gjithë do të mbajnë përgjegjës­i për shkeljet e Kushtetutë­s. Pak ditë më parë u mor një vendim absurd kundër zotit Beleri. Sa i takon zotit Berisha, kjo është një çështje 1000% politike, e urdhëruar nga Rama, që synon izolimin e tij me shpresën për të diktuar dinamikën brenda kampit opozitar dhe për të nxitur përçarje. Por mitingu i 20 shkurtit dha një mesazh të fuqishëm dhe absolutish­t përpjekjet e tij për të shkatërrua­r pluralizmi­n politik janë të pashpresa. Shumë shpejt do të vendoset rendi kushtetues në vend dhe të gjithë do të mbajnë përgjegjës­i për shkeljet e kushtetutë­s dhe nëpërkëmbj­en e qytetarëve shqiptarë”, - tha Meta. Sa i takon votës së emigrantëv­e, Meta u shpreh se Rama është i tmerruar nga kjo, por theksoi se PL do të bëjë çdo përpjekje për të mundësuar votimin e shqiptarëv­e që jetojnë jashtë. “PL ka qenë dhe është e vendosur për votimin e emigrantëv­e. Ai që ka tmerr është Edi Rama. Ne do bëjmë çdo përpjekje brenda mundësive tona që ata të kenë këtë mundësi, që ta japin votën e tyre aty ku janë”, - tha Ilir Meta.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania