Panorama (Albania)

Manja, thirrje opozitës: Të miratojmë amnistinë penale

"Së shpejti do të ketë një burg të ri për gratë e dënuara" Amendament­i që përfitojnë edhe të dënuarit e GJKKO. Manja: Gati të tërhiqemi! Drafti duhet të marrë të gjitha votat në Kuvend

- VALENTINA MADANI

Mazhoranca qeverisëse përmes ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, shprehet e gatshme të tërhiqet nga amnistimi i të dënuarve nga Gjykata e Posaçme.

Manja apelon se drafti duhet të marrë të marrë të gjitha votat në Kuvend dhe se mazhoranca është gati të tërhiqet nga kushti i PD- së. Në një prononcim për mediat, pas vizitës së të dënuarave në burgun e grave në "Ali Demi", Manja tha se nëse ky amendament është problemi, do të tërhiqen. "U bëj thirrje të gjithë kolegëve të mi në Kuvendin e Shqipërisë, pa përjashtim dhe një nga arsyet se unë pres ditën kur ta fusim në rendin e ditës, ka të bëjë me votën që duhet të marrë, jo thjesht 84 vota. Unë kam thënë se ky ligj amnistia, që ka 4 vjet që nuk është bërë të marrë votën e të gjithë deputetëve. E kam thënë që ditën e parë, nëse problemi është ai amendament, ne kemi deklaruar, jemi të gatshëm të tërhiqemi, sepse nuk ka qenë në versionin fillestar të amnistisë. Por nëse do të pyesni një zonjë brenda burgut, i cila është dënuar nga GJKKO dhe kur i thashë që ka një qëndrim për këtë, mendojeni dhe pozitën e asaj që priste të përfitonte 1 vit e gjysmë viti ulje dënimi, por fatkeqësis­ht dakordësia dhe kompromisi për ta kaluar atë ligj, është heqja dorë nga ai amendament. Ne jemi të gatshëm të tërhiqemi nga amendament­i", - tha Manja. Kujtojmë se për kalimin e Amnistisë Penale në Kuvend, duhen 84 vota, të cilat mazhoranca nuk i ka. Lulzim Basha ka kushtëzuar votën për Amnistinë Penale, duke thënë se nëse nuk hiqet amendament­i ku përfitojnë dhe të dënuarit nga GJKKO nuk do ta votojnë. Por amnistia do të prekë shumë gra të dënuara, të cilat mund përfitojnë ulje të tij, por edhe të lirohen, thotë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Këtë 8 Mars, ai takoi gratë që

"Nëse do të pyesni një zonjë brenda burgut, e cila është dënuar nga GJKKO dhe kur i thashë që ka një qëndrim për këtë, mendojeni dhe pozitën e asaj që priste të përfitonte 1 vit e gjysmë ulje dënimi, por fatkeqësis­ht dakordësia dhe kompromisi për ta kaluar atë ligj, është heqja dorë nga ai amendament. Ne jemi të gatshëm të tërhiqemi nga amendament­i".

vuajnë dënimin në burgun e "Ali Demi", ku bëri thirrje që projektlig­ji për dhënie amnistie të miratohet sa më shpejt. Ministri i Drejtësisë deklaroi se brenda marsit godina e re në Pogradec do të përfundojë mobilimin e brendshëm dhe pas miratimit të amnistisë do të merret vendimi për zhvendosje­n e transferim­in e burgut të grave të Tiranës. "Një pjesë e grave përfitojnë plotësisht nga amnistia, por ato që përfitojnë më shumë përfitojnë nga ulja e dënimit", - tha Manja. Ministri paralajmër­oi gjithashtu se së shpejti do të ketë një burg të ri për gratë. "Është diskutuar zhvendosja në Pogradec, ai institucio­n është drejt përfundimi­t të mobilimit dhe e kemi marrë në dorëzim brenda marsit përfundon me çelësa në dorë mobilimi i brendshëm", - u shpreh Manja. Në komunikimi­n e tij për mediat, Ulsi Manja foli edhe për inicimin e marrëveshj­es së ekstradimi­t me Dubain. "Kemi marrë vetëm konfirmim që ata kanë administru­ar kërkesat tona, por më pas nuk kemi asnjë komunikim. Secili shtet ka politikat e veta të ekstradime­ve edhe ne nuk kemi marrëveshj­e ekstradimi me të gjitha shtetet", - deklaroi ministri Ulsi Manja. Në shtator 2023, Ministria e Drejtësisë dërgoi pranë autoritete­ve

në Dubai 3 drafte marrëveshj­e për ekstradime­t. Pak ditë më parë ministri i

Brendshëm, Taulant Balla, tha se së shpejti do të ketë një marrëveshj­e.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania