Panorama (Albania)

Ilir Beqaj: SPAK duhet të ma ndajnë, jam nën hetim apo palë e tretë?!

Pas daljes nga Prokuroria, ku ishte për masën e sigurimit, ish- kreu i Shëndetësi­së tha se e drejta e tij do të përballet në gjykatë

- TIRANE

Si çdo të premte, edhe ditën e djeshme ish- ministri i Shëndetësi­së, Ilir Beqaj u paraqit në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë ' detyrim paraqitje' të vendosur nga GJKKO në kuadër të hetimeve që po kryhen për shkelje të dyshuara në koncesioni­n e Sterilizim­it.

"Si palë e tretë ka çështjet të tjera, por unë jam person në hetim dhe udhëzimi i SPAK flet për një procesverb­al që mban prokurori shënimet e shpenzimev­e, jo personi në hetim. Duhet ta ndajnë çfarë jam. Gjithashtu unë kam kërkuar të hetohet se pse nuk u vu në punë 2 vjet e gjysmë por u mbajt aty kur nevoja ishte ulëritëse dhe avantazhet që ka sjellë kjo kontratë në krahasim me kohën kur nuk përdorej centrali i sterilizim­it".

Beqaj foli për mediat, pasi doli nga ambientet e Prokuroris­ë së Posaçme lidhur me aktet hetimore për të cilat SPAK ka caktuar shumën prej 120 mijë lekësh për t'i tërhequr, shumë që avokatët e Beqajt nuk pajtohen për ta paguar, ish- ministri tha se kur ka kërkuar aktet i është vënë para një urdhër i kancelares që flet për palë të treta.

Mes të tjerash, ish- ministri tha se duhet ta kishte të qartë nëse është person nën hetim që prej nëntorit të vitit të kaluar apo palë e tretë.

DËSHMIA

Prej më shumë se një jave ish- kreu i Shëndetësi­së, i cili tashmë është nën një masë sigurimi personal, ka folur në lidhje me mos vënien në dijeni për aktet hetimore. Ai gjithashtu, pretendon se nuk është ende në dijeni se çfarë pale përfaqëson në hetimin e nisur nga SPAK e për pasojë i duhen aktet të gjejë veten se ku është përfshirë nga prokurorët e çështjes. "Siç e dini unë jam në hetim prej katër muajsh. Vij çdo të premte për të zbatuar vendimin e gjykatës. Kur kam kërkuar aktet më është vënë përpara një urdhër i kancelares që flet për palë të treta. Duhet të ma ndajnë jam person në hetim apo palë e tretë. Si palë e tretë ka të tjera çështje. Unë jam person nën hetim dhe udhëzimi i përgjithsh­ëm i drejtuesit të SPAK i shtatorit, flet për një procesverb­al që mbart prokurori i shënimeve dhe shpenzimev­e dhe jo personi nën hetim. Duhet ta ndajnë nëse palë e tretë apo jam person nën hetim. E kam thënë disa herë, kam kërkuar të hetohen avantazhet që la sjellë kjo kontratë në krahasim me kohën kur nuk përdorej centrali i sterilizim­it", - tha Beqaj jashtë ambienteve të SPAK. Po ashtu, ai u ndalua edhe te pozicioni i palës së tretë në çështje, po ashtu siç tha se kishte kërkuar që hetimet të shtriheshi­n më gjatë në kohën e shkuar për të mësuar hollësitë ë gjithë ngërçit që sipas tij ka çuar në këtë nisje hetimesh: "Si palë e tretë ka çështjet të tjera, por unë jam person në hetim dhe udhëzimi i SPAK flet për një procesverb­al që mban prokurori shënimet e shpenzimev­e, jo personi në hetim. Duhet ta ndajnë çfarë jam. Gjithashtu unë kam kërkuar të hetohet se pse nuk u vu në punë 2 vjet e gjysmë por u mbajt aty kur nevoja ishte ulëritëse dhe avantazhet që ka sjellë kjo kontratë në krahasim me kohën kur nuk përdorej centrali i sterilizim­it".

PROCESI

Sipas të dhënave të gjykatës, mësohet se më 11 mars pritet të mbahet seanca, ku do të vendoset nëse GJKKO do të pranojë kërkesën e Ilir Beqajt për detyrimin e SPAK për ta pajisur atë me aktet e hetimit paraprak. Ndërsa 15 marsi është afati i fundit për mbylljen e hetimit për dosjen e Koncesioni­t të Sterilizim­it. Hetimi nga SPAK, ka të bëjë me shkeljet që pretendohe­t se

Beqaj ka kryer në koncesioni­n e sterilizim­it me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10 vjeçar të fituar nga biznesmeni Ilir

Rrapaj, i cili tashmë ndodhet i arrestuar së bashku me ishzv. ministrin e Shëndetësi­së, Klodian Rrjepajn.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania