Panorama (Albania)

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin për Pëllumb Gjokën, u arrestua nga "Metamorfoz­a"

-

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin për sekuestron e 39 hektarëve të tokë të biznesmeni­t, Pëllumb Gjoka. Gjoka u arrestua në kuadër të operacioni­t "Metamorfoz­a", pasi dyshohet se bashkëpuno­nte me grupet kriminale që operonin që nga Shkodra e deri në Jug të vendit. madje në grupin e tyre, SPAK pretendon se ishin edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, punonjës të policisë si dhe një prokuror. Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme në tetor të vitit të kaluar, vendosi sekuestro ndaj 39 hektarëve tokë, që gjendet në Pulaj të Velipojës, pronësia e të cilave dyshohet se u tjetërsua përmes falsifikim­eve nga Pëllumb Gjoka, arrestuar prej korrikut të 2023- shit, së bashku me 14 të tjerë midis tyre një prokuror dhe dy zyrtarë policie. Tokat që janë pasuri e llojit pyje, rezultojnë të regjistrua­ra në emër të shoqërie tregtare dhe në emër të një të afërmi të Pëllumb Gjokës, deklaron SPAK. Akuza shton se ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se pasuritë u fituan me falsifikim nën bashkëpuni­min e Gjokës me shtetas të tjerë që vijojnë të jenë në hetim. Në janar 2023 Lule Zefi, trashëgimt­are e Drane Hotajt e kallëzuan në SPAK paligjshmë­rinë dhe kërkuan hetime për biznesmeni­n dhe për persona të tjerë. Por hetimet për akuza më të rënda duke nisur nga vrasja, heqje e paligjshme e lirisë, korrupsion dhe grup kriminal u regjistrua­n në muajt në vazhdim, mbasi Europol përcolli në SPAK informacio­ne inkriminue­se mbi përdorues të SKY, që dyshohen se kryenin biseda inkriminue­se deri dhe porosi për vrasje.

Si përdorues të këtij aplikacion­i, SPAK identifiko­i Behar Bajrin, Ervis Martinin, Pëllumb Gjokën, Denis Bajrin, Edmon Prekën, Nuredin Dumanin, Astmer Bilalin, por edhe përfaqësue­s të drejtësisë si prokurorin, Xhevahir Lita dhe zyrtarët e policisë, Oltian Bistri dhe Ardit Hasanbegaj. Nga këto komunikime u zbardhën jo vetëm vrasje që kishin mbetur pa autorë, por gjithashtu u konfirmua se si drejtësia paguhej për të mbyllur çështjet.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania