Panorama (Albania)

Vrau policin në ' 97- n pas parakalimi­t, ish- SHIK- si dënohet me 12 vjet burg

24 vjet më parë gjykatat i kishin caktuar dënimin me burgim të përjetshëm Apeli lë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, për dënimin e ish- punonjësit të Shërbimit Informativ Kombëtar, Hektor Voci

- TIRANE

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, për dënimin me 12 vite burg të ish punonjësit të Shërbimit Informativ Kombëtar, Hektor Voci.

Ngjarja për të cilën akuzohet ish- punonjësi i SHIK, ka ndodhur në 10 shkurt 1997. Voci, në atë kohë 31 vjeç akuzohet se ka ekzekutuar një ish punonjës policie pas një grindje që mes tyre për shkak të një parakalimi të gabuar. Voci është arrestuar, por është larguar nga paraburgim­i së bashku me të burgosurit e tjerë për shkak të shpërthimi­t të burgjeve në Shqipëri. Ai u ekstradua me shkurt 2015, nga Britania e Madhe. Ndërsa gjatë kësaj periudhe çështjet ndaj tij ishin kishin kaluar disa herë në të gjitha shkallët e gjyqësorit madje duke u dënuar me burgim të përjetshme por këto dënime janë rrëzuar derisa Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë me 18 vite burg që nga gjykimi i shkurtuar ulet në 12 vite burg.

SI NDODHI NGJARJA

Sipas materialev­e gjyqësore që kanë shoqëruar atë akt të rëndë mësohet se: Më datë 10.02.1997, Hektor Voci, punonjës i SHIK, ka qenë duke udhëtuar për arsye pune, në segmentin Tiranë - Fushë- Krujë, me kamion tip Benz si pasagjer dhe makina po drejtohej nga shtetasi me iniciale B. Xh, punonjës i SHIK. Ky i fundit ka parakaluar në mënyrë të gabuar duke vënë në rrezik automjetin që drejtohej nga shtetasi A. C, punonjës policie pranë Komisariat­it Nr. 4, në Tiranë. Punonjësi i policisë, shtetasi me iniciale A. C i ka ndjekur me makinë dhe i ka ndaluar ata pranë fshatit Tapizë. Ai ka dalë nga automjeti i tij dhe është afruar duke mbajtur në dorë armën e shërbimit te kamioni ku ndodhej i pandehuri, Hektor Voci. Ky i fundit e ka qëlluar me automatiku­n e shërbimit duke e vrarë- thuhet në vendimin e Apelit. Më tej, bën me dije Gjykata: Po në datë 10.02.1997, i pandehuri H. V është arrestuar në flagrancë për kryerjen e veprës penale "Vrasja me dashje", kryer në bashkëpuni­m, parashikua­r nga neni 76 i Kodit Penal. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin Nr. 546 Akti, datë 12.02.1997, i ka caktuar masën e sigurimit "Arrest në burg", duke u siguruar i pandehuri në repartin 313 Tiranë. Me vendimin e datës 24.02.1997 të pandehurit H. V i është njoftuar akuza për kryerjen e veprës penale të "Vrasjes me dashje", kryer në bashkëpuni­m me shtetasin B. Xh parashikua­r nga neni 76- 22 të Kodit Penal. Me vendimin datë 26.02.1997 është vendosur pushimi i akuzës ndaj shtetasit B. Xh. Më datë 13.03.1997 i pandehuri H. V i paraburgos­ur pranë Burgut të Tiranës është larguar nga ky institucio­n së bashku me të burgosurit e tjerë për shkak të shpërthimi­t të burgjeve në Shqipëri. Më datë 05.06.1997, është vendosur pushimi i çështjes penale nga Prokuroria e Rrethit Tiranë ndaj të pandehurit H. V, me arsyetimin se vepra ka ndodhur në kushtet e mbrojtjes së nevojshme. Me vendimin Nr. 34, datë 31.03.1998, Prokurori i Përgjithsh­ëm ka vendosur anulimin e vendimit të pushimit të çështjes penale të vitit 1997 dhe rifillimin e hetimeve për këtë çështje penale, në ngarkim të të pandehurit

H. V. Në vijim, kjo çështje ka kaluar për gjykim. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendimin Nr. 35 Akti, datë 23.05.2000 ka vendosur: - Të deklarojë fajtor të pandehurin H. V për veprën penale "Vrasjes me dashje", për shkak të cilësive të veçanta të viktimës, parashikua­r nga neni 79/ 1 germa "c" të Kodit Penal, të dënohet me burgim të përjetshëm. - Vuajtja e dënimit t'i fillojë nga dita e ekzekutimi­t të këtij vendimi.

SHQYRTIMI NË APEL

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve:

- Nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksio­n të Përgjithsh­ëm Tiranë, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit Nr. 2649, datë 08.11.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksio­n të Përgjithsh­ëm Tiranë, duke vendosur ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale të kryer nga i pandehuri me iniciale H. V nga "Vrasje me dashje" e parashikua­r nga neni 76 i Kodit Penal në "Vrasje me dashje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës", parashikua­r nga neni 79 / 1/ c i K. Penal ( ligji i kohës) dhe dënimin e të pandehurit sipas ligjit.

- Nga i pandehuri me iniciale H. V, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit Nr. 2649, datë 08.11.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksio­n të Përgjithsh­ëm Tiranë, duke vendosur: Pafajësinë e të pandehurit në lidhje me veprën penale të "Vrasjes me dashje" , parashikua­r nga neni 76 i K. Penal apo të ndonjë vepre penale më të rëndë se kjo. Pafajësinë e të pandehurit për çdo vepër penale të kryer me dashje. Në alternativ­ë deklarimin fajtor të të pandehurit për njërën nga veprat penale të kryera nga pakujdesia, respektivi­sht: Atë të parashikua­r nga neni 83 i K. Penal dhe ajo e parashikua­r nga neni 85 i K. penal; duke aplikuar nenin 406/ 1 të K. Pr. Penale në lidhje me masën e dënimit.

Në përfundim të gjykimit, më datë 06.03.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Fatri Islamaj dhe anëtarë Znj. Edlira Petri dhe Znj. Marsela Pepi, vendosi: - Lënien në fuqi të vendimit Nr. 2649, datë 08.11.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Tiranë, lidhur me cilësimin ligjor të veprës penale dhe dënimin e caktuar ndaj të pandehurit H. V.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania