Panorama (Albania)

Gjykata e Lartë, burg përjetë Salvatore Letizian, 47 vjet për vëllezërit Doçi

-

Ngjarja ndodhi në 27 maj 2015, ditën kur presidenti serb, Aleksandër Vuçiç vizitoi Tiranën. Në një atentat pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, u vranë Besnik Sulku, Mentor Lufi ( Doçi) dhe Gert Goxhaj. Si autorë u arrestuan italiani Salvatore Letizzia dhe dy vëllezërit Markeljan dhe Klevis Doçi. Edhe për këta të fundit Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me 27 dhe 20 vite burg. Salvatore Letizzia, nga Napoli, i cilësuar vrasës me pagesë njihet edhe si pjesë e organizatë­s mafioze italiane, "Camorra".

Në bazë të veprimeve hetimore, Prokuroria për Krime të Rënda i ka paraqitur Gjykatës dinamikën e ngjarjes, e cila është rindërtuar në bashkëpuni­m edhe me autoritete­t holandeze. Në dhjetor 2014, shtetasi Mentor Lufi ( Doçi) plagoset me armë zjarri në zonën e ish- Stadiumit "Dinamo", në Tiranë dhe autorët largohen. Shënjestra e atentatit, Lufi, ka dyshuar se sulmi ndaj tij është organizuar nga vëllezërit

Durim dhe Besnik Sulku. Ndërmjet Mentor Lufit dhe vëllezërve Sulku kishte nisur një konflikt në Holandë, ku ata udhëtonin dhe qëndronin shpesh. Pas atentatit me pasojë plagosjen, Lufi organizon nipat e tij, Markeljan dhe Klevi Doçi, për t'u hakmarrë. Në prill 2015, dy vëllezërit Doçi i bëjnë atentat me armë Durim Sulkut në qytetin Ridderkerk të Holandës. Nga veprimet hetimore të autoritete­ve holandeze, rezulton se Durim Sulku gjendej në një automjet tip Smart, kur është qëlluar për vdekje disa herë me pistoletë nga Markeljan Doçi, i cili ishte i shoqëruar nga vëllai i tij, Klevi Doçi, gjithashtu i armatosur. Pas atentatit në Holandë, vëllezërit Doçi rikthehen në Shqipëri, duke iu shmangur autoritete­ve holandeze. Pas thuajse dy muajsh nga vrasja në Holande, konkretish­t pasditen e datës 27 Maj 2015, Mentor Lufi, dy nipat e tij Markeljan e Klevi Doçi, si edhe miku i tyre, Gerti Goxhaj, gjendeshin në një lokal pranë Fakultetit të Shkencave, në bulevardin "Zogu i Parë" në Tiranë. Pasi janë ngritur nga lokali, ata kanë hipur në dy mjete dhe konkretish­t: Mentor Lufi ishte pasagjer në mjetin e drejtuar nga Gerti Goxhaj; ndërsa vëllezërit Markeljan dhe Klevi Doçi gjendeshin në një automjet pas të parit, ku në timon ishte Markeljani. Sapo kanë hipur në automjete, në dy pjesët anësore të makinës së parë, janë afruar dy persona të armatosur, të cilët kanë qëlluar personat që gjendeshin në bordin e saj, konkretish­t Mentor Lufin ( Doçi) dhe Gert Goxhaj. Nga të shtënat ka vdekur në vend Goxhaj dhe është plagosur rëndë Lufi, i cili vdiq pak çaste më vonë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania