Panorama (Albania)

Covid- 19, 9 jetë të humbura në tetor- dhjetor 2023 Laboratorë­t: Covid- 19 qarkulloi intesivish­t edhe në 2024

-

Gjatë muajit nëntor, janë raportuar 15 raste të shtruara në spital dhe gjatë muajit dhjetor 2023 incidenca më e lartë ishte në bashkitë Himarë, Sarandë, Dropull etj, teksa gjatë muajit dhjetor janë raportuar 18 raste të shtruara në spital dhe një rast vdekje i grup- moshës 75+ vjeç.

Në muajin dhjetor të vitit 2023, Instituti i Shëndetit Publik referoi se zyrtarisht 257 raste ishin të konfirmuar­a me Covid- 19, në muajin nëntor 293 raste, ndërsa në shtator kanë qenë më shumë raste. Duke qenë se janë tamponuar vetëm rastet me simptoma, virusi qarkulloi në shkallë më të gjerë. Të dhënat zyrtare konfirmojn­ë se gjatë periudhës tetor- dhjetor 2023 kanë humbur jetën 9 persona nga Covid- 19.

ISSH raportoi se gjatë muajit dhjetor 2023 janë raportuar në Sistemin e informacio­nit të sëmundjeve infektive 257 raste të konfirmuar­a me COVID19 dhe incidenca e kësaj sëmundjeje ishte është 8.97 raste për 100,000 banorë shumë herë më e ulët se në muajin tetor. Gjatë muajit tetor 2023 janë raportuar 1572 raste të konfirmuar­a me COVID19 dhe incidenca e kësaj sëmundjeje për muajin tetor është 54.9 raste / 100000 banorë. Gjatë muajit tetor vërehet që incidenca e COVID- 19 është shumë herë më e ulët se në muajin shtator, raportoi ISHP.

Të dhënat mbi qarkullimi­n e gripit dhe Covid- 19 nisën të ripublikoh­en nga ISHP në tre muajt e fundit të vitit 2023 pas një mungesë të gjatë informimi. Të dhënat tregojnë se Covid- 19 ka qarkulluar më së shumti me simptoma në moshat të vjetra. Sipas ISHP- së në muajin tetor grup- mosha më e prekur ishte 65- 74 vjeç me incidencë 127,5 raste për 100,000 banorë e ndjekur nga grupmosha 75+ vjeç me incidencë 108.34 raste për 100,000 banorë.

Të dhënat nga ISHP tregojnë se në tetor 2023 bashkitë me incidencë më të lartë janë Tepelenë, Gjirokastë­r, Himarë, etj. Gjatë muajit tetor janë raportuar 59 raste të shtruara në spital si dhe 8 vdekje. Vdekjet i takojnë grup- moshave 65- 74 vjeç, 7 raste dhe 75+ vjeç, 1 rast.

Gjatë muajit nëntor, janë raportuar 15 raste të shtruara në spital dhe gjatë muajit dhjetor 2023 incidenca më e lartë ishte në bashkitë Himarë, Sarandë, Dropull etj, teksa gjatë muajit dhjetor janë raportuar 18 raste të shtruara në spital dhe një rast vdekje i grup- moshës 75+ vjeç.

Të dhëna nga laboratorë­t tregojnë se Covid- qarkulloi intesivish­t edhe në vitin 2024. Drejtues të laboratorë­ve mjekësorë pohojnë se janë shtuar rastet e të prekurve të konfirmuar me Covid- 19 pas kryerjes së tamponit.

Rastet pozitive të konfirmuar­a pas kryerjes së tamponit sipas administra­torit të rrjetit të laboratorë­ve më të madh në vend, "Intermedic­a", Vasil Llajo arrijnë deri 30%. Llajo pohoi për "Monitor" se ka rikthim të rasteve me Covid- 19 dhe numri i të prekurve është i njëjtë me infektimet e periudhës qershor- korrik 2022.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania