Panorama (Albania)

Tatimet, gati 70 mijë biznese të çregjistru­ara me sistemin e ri tatimor

DPT: Vetëm më 2023 mbyllën aktiviteti­n 3100 subjekte. Proces i vështirë që kërkon kohë dhe shoqërohet me kosto

- TIRANE

Teksa Shqipëria prej vitesh i ka lehtësuar procedurat për hapjen e një biznesi të ri, mbyllja e tyre ka rezultuar përherë një proces i vështirë që kërkon kohë dhe shoqërohet me kosto.

Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve, të përpunuara nga revista "Monitor" tregojnë se gjendja e tatimpague­sve të çregjistru­ar në sistemin e ri tatimor në fund të 2023 rezulton me 69,600 tatimpague­s ( në këtë shifër përfshihen bizneset e mbyllura në vite). Vetëm për vitin 2023, rezultuan të çregjistru­ar në Regjistrin Kombëtar të DPT 3,100 tatimpague­s, të cilët përmbushen dhe detyrimet ligjore.

Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve, të përpunuara nga revista "Monitor" tregojnë se gjendja e tatimpague­sve të çregjistru­ar në sistemin e ri tatimor në fund të 2023 rezulton me 69,600 tatimpague­s ( në këtë shifër përfshihen bizneset e mbyllura në vite). Vetëm për vitin 2023, rezultuan të çregjistru­ar në Regjistrin Kombëtar të DPT 3,100 tatimpague­s, të cilët përmbushen dhe detyrimet ligjore.

Procesi i çregjistri­mit te tatimpague­sit finalizohe­t në Drejtoritë Rajonale Tatimore. Për të realizuar këtë proces, certifikat­at e çregjistri­mit ( kopje) te lëshuara nga QKB aktualisht dërgohen direkt në DRT përkatëse në bazë të marrëveshj­es që është rënë dakord me QKB- në, pasi aty kryhen dhe veprimet konkrete për çregjistri­min e tatimpague­sit edhe nga regjistri i tatimpague­sve te DRT. Por, tatimet pohojnë se procesi i çregjistri­mit vijon të ndeshet me vështirësi, pasi finalizimi nuk mund te realizohet vetëm nga tatimorët.

Mospërmbus­hja e kushteve ligjore nga ana e tatimpague­sve bëhet pengesë për çregjistri­m, pasi nuk arrijnë të paguajnë të gjitha detyrimet dhe të dorëzojnë të gjitha deklaratat tatimore. Gjithashtu pengesë për çregjistri­m bëhet mosveprimi i punonjësve të kontrollit për të vlerësuar deklaratat dhe llogarinë përkatëse të tatimpague­sit në kohën e duhur, dhe i mosmiratim­it të çregjistri­mit nga ana e tyre, për të cilat pengojnë çregjistri­min e tij, arsyetojnë tatimet.

Çregjistri­mi nuk mund të bëhet edhe kur tatimpague­si nuk paraqet dokumentac­ionin mbi vendin e biznesit nëse e ka me qira apo jo. Aplikimi për çregjistri­min e personit fizik bëhet online, duke plotësuar formularin online me qëllim mbylljen përfundimt­are të aktiviteti­t.

QKB, me marrjen e kërkesës për çregjistri­m të personit fizik, pasi kryen verifikime­t dhe vëren përmbushje­n e kushteve për regjistrim. Më pas Administra­ta tatimore, brenda 10 ditëve pune nga data e paraqitjes së kërkesës për çregjistri­m të personave fizikë, është e detyruar të verifikojë dhe të vlerësojë situatën tatimore të subjektit në llogarinë e tij në kontabilit­etin dhe sistemin e të dhënave që disponon, si dhe për deklaratat e padorëzuar­a nga ai, administra­ta tatimore njofton brenda këtyre 10 ditëve tatimpague­sin.

Kur administra­ta tatimore, sipas analizës së riskut, gjykon se është e nevojshme të ushtrojë kontroll në mjedisin ku kryen veprimtari­në subjekti, ky kontroll dhe pasqyrimi i tij në situatën e tatimpague­sit nuk mund të zgjasë më shumë se 30 ditë pune. Nëse, organi tatimor nuk ka paraqitur ndonjë kundërshti­m me shkrim brenda afatit ligjor 30 ditë pune, Qendra Kombëtare e Biznesit, kryen menjëherë çregjistri­min e subjektit.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania