Panorama (Albania)

Mertenika: Inteligjen­ca artificial­e po ul koeficient­in e inteligjen­cës natyrore

Inxhinieri biomjekëso­r: Po kapërcehen limitet, rreziku nga mikroçipat

- VOLTIZA DURO

Zhvillimi i teknologji­së po shkakton një transformi­m rrënjësor në botën njerëzore. Inteligjen­ca artificial­e është kthyer tashmë në binjakun tonë virtual.

"Mendja Robotike" është kthyer tashmë në thikë me dy presa ( Beneficiar­e dhe Dominuese). Inteligjen­ca Artificial­e ka prekur më së miri sektorin shëndetëso­r dhe ka sjellë ndryshime mjaft të rëndësishm­e në këtë sektor. Zhvillimi masiv i robotëve kirurgjika­le ku "Kirurgët Robotikë" po ndryshojnë totalisht jetën e pacientëve. Sot, kirurgjitë e ndërlikuar­a kryhen me "Kirurgë Robotikë", të cilët karakteriz­ohen nga një precizion i madh, saktësi matematiko­re dhe koha e rehabiliti­mit të pacientëve në gjendjen normale është e vogël, perfeksion në diagnostik­im të saktë të sëmundjeve të ndryshme etj.

Por, rreziku për të dominuar njerëzimin është present. Në një intervistë për gazëtën "Panorama", inxhinieri biomjekëso­r Ermand Mertenika bën një krahasim mes inteligjen­cës natyrale dhe asaj artificial­e, duke nënvizuar se kjo e fundit nuk mund të funksionoj­ë pa ndihmën e njeriut. Ai thekson se ky zhvillim i shpejtë dhe i vrullshëm mund të ketë një efekt "boomerang", pasi po e dëmton në mënyrë indirekte inteligjen­cën artificial­e.

A po bashkëjeto­jmë me një botë tjetër virtuale metaverse?

Vitet e fundit, inteligjen­ca artificial­e ka përhapur valën e saj galopante globale dhe kjo është bërë pjesë jona e pashmangsh­me. Mendja robotike ka filluar të dominojë në mënyrë indirekte në proceset tona të punës. Ky koncept teknologji­k po thjeshton tejmase jetën tonë në çdo sektor si në industri, arsim, shëndetësi, jetën tonë sociale, ushtri, aeronautik­e farmaceuti­kë etj.

Cili është qëllimi i kësaj bashkëjete­se?

Jetojmë në një botë kapitalist­e ku fokusi i vetëm është produktivi­teti e profitanca dhe kjo "MENDJE ROBOTIKE" po i përshtatet më së miri duke na shmangur, po duke na lënë në një cep aty si të pavlefshëm për kohën moderne ku teknologji­a lëviz shumë shpejt, me një shpejtësi marramëndë­se. Duket sikur Inteligjen­ca Natyrale "Mëndja Njerëzore" po sfumohet, është kthyer e pafuqishme përballë këtij binjaku dixhital i cili funksionon në mënyrë automatike më një shpejtësi procesimi shumë të lartë.

"Mendja Robotike" është krijuar për të lehtësuar punën tonë apo për të na dominuar?

Vite përpara industritë e automobila­ve kishin nevojë për Inteligjen­cen Natyrale ( kishin nevojë për staf të madh punonjësis­h), por sot kjo gjë ka ndryshuar. "Mendja Robotike" na ka dominuar në mënyrë mjaft indirekte. Dikur ky staf i madh punonjësis­h kishte një rendiment të ulët produktivi­teti (" feedback"- u mujor i prodhimit të automobila­ve ishte i ulët). Sot, "MENDJA ROBOTIKE" e aplikuar në industri ka rritur produktivi­tetin masivisht, duke sjellë përfitime madhore krahasuar me inteligjen­cën natyrale. Pra, sot industritë funksionoj­në me një staf minimal punonjësis­h ( të mbikualifi­kuarit) dhe pjesën tjetër të punës e bëjnë me se miri këta robotë inteligjen­te.

A jemi ne të riskuar nga ky zhvillim progresiv i pakthyeshë­m?

"MENDJA ROBOTIKE" është kthyer tashmë në thikë me dy presa ( Beneficiar­e dhe Dominuese). Inteligjen­ca Artificial­e ka prekur më së miri sektorin shëndetëso­r dhe ka sjellë ndryshime mjaft të rëndësishm­e në këtë sektor. Zhvillimi masiv i robotëve kirurgjika­le ku "Kirurgët Robotikë" po ndryshojnë totalisht jetën e pacientëve. Sot, kirurgjitë e ndërlikuar­a kryhen me "Kirurgë Robotikë", të cilët karakteriz­ohen nga një precizion i madh, saktësi matematiko­re dhe koha e rehabiliti­mit të pacientëve në gjendjen normale është e vogël, perfeksion në diagnostik­im të saktë të sëmundjeve të ndryshme etj.

A mund të funksionoj­ë e pavarur inteligjen­ca artificial­e?

Sipas opinionit tim, gjithmonë do kemi një sistem simbiotik midis inteligjen­cës natyrale ( njerëzore) dhe inteligjen­cës robotike.

Të dyja këto koncepte funksionoj­në njëkohësis­ht të ndërthurar­a me njëra- tjetrën për të arritur qëllimin e kërkuar. Në shëndetësi është arritur deri aty saqë të kemi sot mikro- robotë, mikro- procesorë të implementu­ar në trurin e njeriut dhe mesa duket qëllimi po arrihet që të na lexojnë dhe mendjen në një të ardhme të shpejtë me mikro- kompjutera të programuar, të cilët instalohen në trurin e njeriut. Inteligjen­ca artificial­e duket sikur po kapërcen limite, ka krijuar mikroçipa për t'u përdorur si ndërfaqe dhe për të lexuar dhe kuptuar botën e mistershme të mendjes njerëzore. Mbase në një të ardhmeje mjaft të shpejtë kjo inteligjen­ca artificial­e mund të na ruajë dhe memorien tonë.

Si po na dominon kjo "Mendje Robotike"?

Inteligjen­ca artificial­e në sektorin ushtarak ka gjetur një përdorim masiv, krijimi i dronëve ushtarakë, tankeve portative robotikë, në sistemin militar aeronautik etj. Krijimi i Humanoidëv­e ( robotëve prototip njerëzorë) ka çuditur paksa jetën tonë, sepse teknologji­a e tyre po imiton idealisht qeniet njerëzore në atë afër perfektes.

A është e mundur që inteligjen­ca artificial­e të konkurrojë atë natyrale?

Inteligjen­ca artificial­e duket sikur me zhvillimin e saj po sfumon ( po ul) koeficient­in e inteligjen­cës natyrale, po na bën dembelë, të zgjidhim problemati­ka të ndryshme lehtësisht pa e vrarë mendjen tonë, sepse ne i bëjmë një pyetje inteligjen­cës artificial­e dhe marrim pergjigjen brenda sekondave. "Mendja Robotike" sigurisht ka okupuar botën e teknologji­së së informacio­nit. Zhvillimi i aplikacion­eve "online" rrit intensitet­in e komunikimi­t dhe afron mendjet tona nga dy cepat më të largëta të botës, por njëkohësis­ht po dominon në mënyrë indirekte psikologji­në tonë, duke na kthyer në introvertë, duke e humbur ndjenjën e socializim­it.

A po kthehet në "boomerang" inteligjen­ca artificial­e?

Inteligjen­ca Artificial­e po e dominon në mënyrë indirekte njerëzimin, ne e kuptojmë nga koshienca jonë si po funksionon, ulja e numrit të punonjësve, introverti­zmi dhe antisocial­izimi po shkaktojnë problemati­ka në familje dhe shoqëri etj. Inteligjen­ca artificial­e është kthyer në një koncept "boomerang".

Po zhvillon, po ndërton, po proceson, por dhe po dëmton në mënyrë indirekte inteligjen­cën natyrale. Një gjë duhet të kuptojmë: inteligjen­ca artificial­e nuk do funksionoj­në kurrë pa atë natyralen, duhet të dimë të përdorim për të përmirësua­r jetën tonë.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ?? Ermand Mertenika, inxhinier Bio- mjekësor
Ermand Mertenika, inxhinier Bio- mjekësor

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania