Panorama (Albania)

Nga ish- i dashuri boksier, deri te familjarët e Bardhit, rrëfehet Sara Gjordeni

-

Sara Gjordeni u përjashtua nga “Big Brother VIP” pas përplasjes me Françeskën. Tashmë si ishbanore, ajo ka folur më shumë për këtë eksperienc­ë të sajën, por edhe për vijimin e rrugëtimit të saj. Ishkonkurr­entja foli për herë të parë për boksierin, Jurgenin, duke sqaruar përfundimi­sht marrëdhëni­en me të. “Jemi ndarë pesë muaj përpara se të futesha në ‘ Big Brother’, por kemi mbajtur kontakt për inerci. Nuk flisnim çdo ditë. Ai status zyrar nuk ishte më. Dronin, e mora vesh se kush e ka dërguar dhe nuk e ka dërguar ai. Unë kam pasur kontakt dhe i thosha që nuk kam për të gjetur dikë tjetër dhe ai më thoshte ‘ nëse del single unë do jem duke të të pritur’. Nuk bëmë asnjë premtim”. Arkimed Lushaj, Stresi, ka bërë një reagim në lidhje me veprimet e Sarës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, para përjashtim­it të saj mbrëmjen e djeshme. Ai u shpreh ashpër pasi tha që modelja ka lënë jashtë një lidhje dhe se me besim e kishte lejuar të hynte brenda, ndërkohë që ka krijuar një raport të ri me Bardhin. Sara Gjordeni, e ftuar në “Shqipëria Live”, ka reaguar për këtë deklaratë, të cilën e quan të turpshme, pasi tregon se e ka mbështetur në rrugëtimin e tij në “Big Brother” dhe për hir të miqësisë së përbashkët nuk duhet të kishte reaguar. Ajo u shpreh: “Arkimedi, jo Stresi, sepse ne njihemi nga njerëz të përbashkët, që ai ka shumë respekt. Nuk e kam kuptuar guximin e Arkimedit për këtë fjalë. Së dyti, më ka një borxh, sepse nuk më ka njohur në marrëdhëni­e me Jurgenin, unë e kam mbështetur në ‘ Big’ edhe e kam votuar. Votat për të janë në telin tim. Duhet t’i vijë turp për atë deklaratë. Do kem një bisedë për të, sepse është e pavend. Ai e di shumë mirë që ka impakt dhe ka gjetur guximin që të më akuzojë që kam dashur të marr famë. Ai e di shumë mirë për projektet që më ka ofruar dhe i kam refuzuar, Arkimedi për hir të miqësisë sime ndaj tij dhe ndaj njerëzve të tij të përbashkët, nuk duhet të më kishte goditur”, u shpreh ish- banorja. Sara shprehu mendimin e saj për fshirjen e fotove në çift, në llogarinë e Bardhit në “Instagram”. Sipas saj, personat që menaxhojnë profilin e këngëtarit, duhet të respektojn­ë më shumë dëshirën e tij. “Nuk kam pasur ende mundësi të flas me ta. Di të them që kush menaxhon faqen e Bardhit, duhet të respektojë pak më shumë ndaj dëshirave të Bardhit. Duhet të jetë bashkë me mendimet e Bardhit”, tha Sara në një intervistë për “Shqipëria live”. Ish- banorja reagoi edhe mbi komentet në rrjetet sociale, për afrimiteti­n me Meritonin. Komente të tilla, Sara i quajti turp. “Mendoj se njerëzit kanë një problem me deshifrimi­n e miqësisë. Sot, do të kisha dy vëllezërit, babain nuk e kam njohur kurrë. E keni parë që aty brenda, kam qenë më e afërt me djemtë. U afruam sidomos pas situatës me rripin. I kemi qëndruar pranë. Meritoni ka qenë i sëmurë, me imunitet të dobët. Dje, para ‘ Prime’- t ra në tokë. Nëse njerëzit nuk duan ta kuptojnë pse e keni mbajtur fare, turp t’ju vijë nëse nuk besoni. Jemi tre persona që jemi shtrirë në krevat me kokën lart”. Sara u përjashtua pasi ajo pengoi me forcë Françeskën brenda tualetit. Debati mes tyre degradoi pas ofendimeve mes të dyjave prej ditësh. Pas vendimit të “Vëllait të Madh”, ajo kërkoi të takohej vetëm me Meritonin dhe Bardhin. Mes lotësh, ajo është larguar pas mbi 50 ditësh qëndrimi brenda shtëpisë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania