Panorama (Albania)

Drama familjare e Silvit, debati me nënën e tij: I thashë shumë gjëra të forta

-

Qëkur u bë pjesë e “Big Brother”, Silvi tregoi se e donte këtë format dhe shpejt kërkonte protagoniz­min. Që në ditët e para, ai ishte thuajse gjithnjë pranë banorëve të tjerë, ku kërkonte të dinte më shumë për ta. Ishte kjo strategjia e tij, për t’u shndërruar në një personazh aty brenda. Megjithatë, sa i përket jetës private, ai ka treguar vetëm pak detaje. Veç deklaratës së bujshme që ka pasur një flirt me Sarën, Silvi u përqëndrua edhe te pëlqimi për Erjolën. Që prej asaj dite, dy të rinjtë janë parë gjithnjë e më afër. Por, ajo që nuk e dinim për Silvin, ishte pikërisht një dramë që rëndon në historinë e tij familjare. Silvi Forte, një prej banorëve të BBV, ka bërë një rrëfim të ndjerë për nënën e tij, ku ka treguar se nuk ka asnjë komunikim me të që në tetor të vitit të kaluar. Ai tregoi se kishte pasur një debat më të ëmën, ku i kanë thënë shumë gjëra njëri- tjetrit, ndërsa shtoi “nuk do doja kurrë t’ia kisha thënë”. Silvi po ashtu rrëfeu më tej se nëna e tij ishte divorcuar nga babai në moshën 30- vjeçare dhe e kishte rritur e vetme atë dhe të vëllain. “Historia e saj është për t’u studiuar, kur ishte 30 vjeç ajo doli e vetme, u divorcua, dhe vendosi që mua edhe vëllain tim të na rriste vetëm. Kur ajo na mori ne dhe ikëm nga shtëpia që ishim, njerëzit i thanë që shiko se fëmijët e tu nuk do bëhen gjë, nuk do ia dalin në jetë…”, u shpreh ai. “Unë kam më shumë për të kërkuar falje se të gjithë ju besoj. Ky është ko

Ky është komunikimi im i parë që kam me nënën edhe pse jam larg, që në tetor nuk kam komunikuar me të. Kemi pasur një debat lidhur me kthimin tim në Shqipëri, ajo nuk ishte dakord, dhe për shkak të kësaj, i thamë shumë gjëra njëri- tjetrit, që nuk do doja kurrë t’ia kisha thënë. Historia e saj është për t’u studiuar, kur ishe 30 vjeç ajo doli e vetme, u divorcua, dhe vendosi që mua edhe vëllain tim të na rriste vetëm. Për shkak të kësaj, u detyruar të bëj dy punë, profesioni i saj i parë ishte zysh, kishte edhe festën e 7 marsit.

munikimi im i parë që kam me nënën edhe pse jam larg, që në tetor nuk kam komunikuar me të. Kemi pasur një debat lidhur me kthimin tim në Shqipëri, ajo nuk ishte dakord, dhe për shkak të kësaj, i thamë shumë gjëra njëri- tjetrit, që nuk do doja kurrë t’ia kisha thënë. Historia e saj është për t’u studiuar, kur ishe 30 vjeç ajo doli e vetme, u divorcua, dhe vendosi që mua edhe vëllain tim të na rriste vetëm. Për shkak të kësaj, u detyruar të bëj dy punë, profesioni i saj i parë ishte zysh, kishte edhe festën e 7 marsit. Kur ajo na mori ne dhe ikëm nga shtëpia që ishim, njerëzit i thanë që shiko se fëmijët e tu nuk do bëhen gjë, nuk do ia dalin në jetë dhe unë dhe vëllain kishim një qëllim që do bëjmë maksimumin më jetën tonë dhe do bëhemi njerëz të mirë, por asgjë nuk ishte mjaftueshë­m. Kam krijuar brendin tim të veshjeve, kompaninë kinematogr­afike, asnjë nuk ishte mjaftueshë­m që t’i tregoja se shiko çfarë bëra për ty. Shpresoj që sot të jetë zgjuar, se në këtë orë fle, mbas atyre fjalëve që thamë në tetor kisha krijuar përshtypje­n që ajo nuk mendonte mirë për mua. Vetëm pak ditë para se të futesha në BBV, një person që është pjesë e familjes më tha që ajo ka thënë fjalët më të mira për ty. Unë kam menduar edhe të ikja nga BBV, por sot, mendova që nuk jemi këtu vetëm për vetën, por edhe personat që kemi hyrë këtu. Siç kishte folur ajo fjalët më të mira për mua, tha që ka shumë besim, ai më ka bërë krenar, gjëra që nuk mi ka thënë kurrë mua, më kritikonte. Ndoshta kjo ka qenë edhe arsyeja që ka arritur ato gjera në jetë. Dua t’i them që në çdo gjë që do bëj në të ardhmen ajo do jetë aty prezente dhe unë dua që t’i ndryshoj jetën përfundimi­sht kur të dal nga BBV. Ajo do jetë një ndër objektivat e mi, dhe shpresoj që ajo të dojë të qëndrojë më mua”, u shpreh aktori. Duket se debati që ai ka patur me nënën e tij ka vendosur që ta mbajë larg vëmendjes së mediave. Megjithatë, për 8 mars ai zbuloi se në fakt ngërëi me nënën e tij ka muaj që vijon, duke habitur jo pak edhe banorët e tjerë. Mbetet për t’u parë sesi do të vijojë historia e Silvit dhe nënës së tij, ku nga historia, shpesh kemi parë që të tilla probleme zgjidhen shpesh gjatë “Big Brother”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania