Panorama (Albania)

Enxhi Nasufi flet sërish për ish- të dashurin: Ndarja me të më rriti, ende s’ka ardhur i duhuri

-

Këngëtarja dhe moderatorj­a e njohur, Enxhi Nasufi, ishte një ditë më parë e ftuar në një emision televiziv ku ka folur për jetën e saj personale. Nasufi tregoi për një lidhje të gjatë, tashmë të përfunduar. Moderatorj­a shtoi më pas se ende nuk ka ardhur personi i duhur në jetën e saj. “Unë kam patur në jetën time njerëz shumë të mirë, por tani jam ‘ single’. Të shohim. Nuk ka dalë akoma princi i kaltër. Lidhja që lashë pas është shumë e rëndësishm­e, rritesh shumë, kupton shumë gjëra. Nuk kam tendencën për të mos i besuar njerëzve që vijnë në jetën time, referuar edhe djemve. E thashë që nuk ka ardhur akoma ajo që duhet të vijë”. Enxhi tha se para se të niste spektakli Dancing Ëith The Stars ka shkëputur një marrëdhëni­e 7 vjeçare me një person shumë të rëndësishë­m në jetën e saj. Më tej ajo tregoi se krahas moderimit, muzikës e kërcimit së fundmi, ka dëshirë të provojë dhe aktrimin. “Unë kam pasur disa momente të vështira, mund t’i quajmë dhe të errëta, të përjetuara në jetën time. Një moment i vështirë ka qenë ankthi shumë i fortë që e kam përjetuar shumë dhe më ka ndryshuar jetën. Përpara ‘ Dancing With The Stars’ kam pasur një ndarje me një person shumë të rëndësishë­m të jetës sime, pas 7- vitesh. Kështu që ty të ndryshon jeta, ndryshon rutinën dhe gjërat duken sikur nisin nga fillimi. Por, duke qenë se unë besoj se gjërat ndodhin për një arsye, kjo më ka dhënë shtysën më të madhe për të fuqizuar veten time, e ndarë nga çdo njeri tjetër. Ai nuk është më pjesë e jetës sime, por është djalë shumë i mirë dhe i uroj gjithë të mirat. Unë e di që më sheh me shumë krenari”, tha moderatorj­a. Ke provuar muzikën, kërcimin dhe prezantimi­n, çfarë të ka mbetur ende pa bërë dhe në të cilin do të doje të shfaqeshe te publiku? “Sigurisht që mbetem tek arti dhe televizion­i, por do të kisha qejf dhe filmin. Do të kisha qejf të isha pjesë e një filmi si aktore. Kam ndjekur kurse aktrime me ‘ Kripëmjalt­ëzat’ kur kam qenë e vogël”, tregoi Enxhi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania