Panorama (Albania)

Landi Hysi në rolin e babait, shëtitje me djalin dhe partneren nëpër Tiranë

-

Jemi mësuar që ta shikojmë shumë shpesh në rrugët e Tiranës. I veshur sportiv, gjithnjë në formë. Landi Hysi e ka shndërruar sportin në një mënyrë jetese. Herë me biçikletë e herë me vrap, ai tashmë e gërsheton jetën e tij, veç angazhimev­e edhe me sportin. Por sa i përket jetës private, gjithnjë jemi mësuar ta shikojmë disi më të tërhequr, duke zgjedhur që famën ta mbajë sa më larg familjes së tij. E këtë rast, duket se nuk ia ka dalë. Paparaci ynë ka mundur t’i shkrepë një copëz nga e përditshmj­a e tij, ku Landi si baba, nuk i heq sytë për asnjë moment nga djali i tij. Së bashku me partneren dhe djalin, familja ka qenë duke bërë një shëtitje, ku të tre të veshur sportive, kanë përfituar nga koha e lirë për të shijuar shoqërinë e njëri- tjetrit. Ashtu edhe si duket në fotot e shkrepura, djali i çiftit ka gjithë vëmendjen e tyre, ku të shpeshta janë lëvizjet e tij, deri sa artisti e merr në krah, si për ta ndaluar disi. Sa i përket familjes së tij, Landi vendosi ta bënte publike në ditën edhe kur erdhi në jetë djali i tij. Krejt papritur, Landi Hysi postoi një foto me djalin e sapolindur. Deri atëherë, kishte treguar vetëm që është i dashuruar e që po mendonte të bëhej baba, por askush nuk e njihte partneren e tij. Ajo është Eva Ago që në “Facebook”- un e saj shkruan se punon në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit. Eva ka postuar një foto gjatë shtatzënis­ë dhe një foto të dorës së djalit ku shkruan: “Sot, mëngjesi erdhi bashkë me ty Lukas, biri i vogël siç solle dritën këtë mëngjes urojmë për ty jetë të gjatë dhe Zoti të dhuroftë gjithë lumturinë e botës që ne të gëzojmë për ty sa të kemi frymë. Landi Hysi dhe Lukas Hysi ju kam gjithçka”. E tani pas gati 3 vitesh, Landi, Eva dhe Lukas janë padyshim një ndër familjet më simpatike të “showbizz”- it tonë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania