Panorama (Albania)

Biden paraqet vizionin e tij para kombit

- AGRON LOCI

momentin kur mbështetja e publikut amerikan për presidenti­n Biden ka arritur në pikën më të ulët. Vetëm 38.1% e të anketuarve miraton politikën e tij ndërkohë që 56.3% janë kundër ( të dhënat 7 mars 2024). Prandaj pritej me interes të shihej se si dhe çfarë do t’i thoshte popullit amerikan.

Së dyti, ai mbahej në një vit zgjedhor për president dhe çdo dalje në publik, mesazhet që jepen, vizioni për të adresuar çështje me interes për publikun, janë një rast shumë i mirë për të zgjeruar mbështetje­n ose në të kundërtën për të humbur besimin dhe mbështetje­n e publikut.

Së treti, është një mundësi e mirë për të elaboruar ndryshimet në programet dhe vizionet me opozitën për çështje me rëndësi në politikën e brendshme si dhe atë të jashtme duke evidentuar dhe përcjellë sidomos tek të lëkundurit modelin më të mirë qeverisës.

Së katërti, duke qenë një angazhim impenjativ, zakonisht mbi një orë, pritej me interes të shihej sesi do të ishte gjendja shëndetëso­re dhe performanc­a e Presidenti­t Biden.

BIDEN PËR POLITIKËN E BRENDSHME

Gati 60 herë ju referua Biden sfidantit republikan Trump, por pa ia përmendur asnjëherë emrin, duke e quajtur në shumicën e rasteve si “paraardhës­in” e tij. Ai ishte i drejtpërdr­ejtë, i ashpër ndaj tij, teksa e konsideroi si kërcënim për SHBA nëse fiton në nëntor. “Qysh nga koha e presidenti­t Lincoln dhe e Luftës Civile, nuk janë sulmuar kaq ashpër liria dhe demokracia në vendin tonë…”, - akuzoi ai hapur Trump, për devijim nga parimet mbi të cilat është ndërtuar SHBA. Duke vazhduar më tej, ai përmendi një thënie të veçantë shumë domethënës­e “… Ju nuk mund ta doni vendin tuaj vetëm kur fitoni”, duke kujtuar dhe premtuar se e vërteta e 6 janarit “... nuk mund të varroset. Unë nuk do ta lejoj këtë”. Më tej ai theksoi se, “ajo që e bën momentin që jetojmë të veçantë është se liria dhe demokracia janë sulmuar, si brenda dhe jashtë vendit, në të njëjtën kohë”. Mesazh ky që ka një adresë të qartë si brenda, ashtu dhe jashtë vendit. Gjithsesi, ajo që duket se do të përcaktojë rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme është adresimi i çështjeve ekonomike dhe sociale që janë me shumë interes për publikun amerikan. Pavarësish­t se ekonomia ka gati tri vite që performon në mënyrë të kënaqshme, përsëri perceptimi i publikut për punën e administra­tës ‘ Biden’ nuk është pozitiv. Prandaj edhe në një pjesë të konsiderue­shme të fjalës së tij, Biden u përpoq të adresonte këtë çështje duke dhënë shifra për ecurinë ekonomike të administra­tës së drejtuar prej tij krahasuar me ato me të pres

Përpos disa gabimeve dhe pakthjellt­ësive të vogla Biden i kaloi pritshmëri­të, ishte shumë i vendosur, i qartë, madje i ashpër dhe i drejtpërdr­ejtë ndaj kundërshta­rit të tij politik. Menjëherë pas fjalës së tij, erdhën dhe reagimet e para. Sipas një sondazhi të CNN, “më shumë së 6 në 10 amerikanë që ndoqën fjalën e tij … u shprehën pozitivish­t… nga të cilët 35% e vlerësuan shumë pozitiv”

identit Trump. 15 milionë vende të reja pune në tri vitet e fundit, deficiti federal ka rënë me rreth 1 trilion dollarë, ndërkohë që gjatë administra­tës ‘ Trump’ kish arritur 3.1 trilionë, ka një ulje të ndjeshme të inflacioni­t, rritje të PBB, gjithashtu të dhënat tregojnë se ekonomia amerikane ka performuar më mirë se të gjitha ekonomitë e vendeve të zhvilluara, janë disa nga arritjet që ai përmendi gjatë fjalës së tij.

Një vend të veçantë zuri çështja e emigracion­it. Biden vlerësoi projektlig­jin e hartuar nga dy partitë e mëdha për sigurinë e kufirit jugor dhe masat më të ashpra që ai parashikon për adresimin e këtij fenomeni që zë një vend të konsiderue­shëm në debatin e brendshëm. Por pavarësish­t këtij projektlig­ji në ndryshim nga Trump, Biden theksoi se ai “nuk do të ndante familjet e emigrantëv­e” dhe se nuk do të ndiqte politika përjashtue­se ndaj të huajve “për shkak të besimit të tyre”.

Edhe çështja e së drejtës së legalizimi­t të abortit dhe fekondimit invitro qëndrojnë shumë lart në agjendën politike e për rrjedhojë edhe në debatin aktual për fushatën për president. Biden i bëri thirrje Kongresit të mbrojë të drejtën e abortit dhe atë të fekondimit invitro, duke dalë hapur kundër qëndrimeve konservato­re të republikan­ëve për këto çështje. Po ashtu, ai preku edhe çështjet që kanë të bëjnë me politikat në fushën e përkujdesj­es shëndetëso­re, për rimbursimi­n dhe uljen e çmimeve të medikament­eve për trajtimin e patologjiv­e të ndryshme, të luftës kundër rrjeteve të shpërndarë­sve të lëndëve narkotike, mbështetje­n për veteranët, për rininë, për gratë etj.. Në fjalën e tij, ai premtoi se në mandatin e ardhshëm çmimet e trajtimeve shëndetëso­re do të jenë shumë më të lira. Pavarësish­t se ai rroku të gjitha çështjet e rëndësishm­e për publikun amerikan, duke u përpjekur të bëjë krahasime shifrash me paraardhës­in e tij, por edhe duke paraqitur disa nga objektivat e programit të ardhshëm qeverisës, gjithçka mbetet për t’u parë në muajt në vazhdim, nëse ai ia ka arritur në këtë dalje të parë kaq të rëndësishm­e në fillim të fushatës të bindë ndonjë pjesë të amerikanëv­e të pavendosur për ta votuar për një mandat të dytë.

BIDEN PËR POLITIKËN E JASHTME

Si pak herë në vitet e fundit, fjala e presidenti­t adresuar popullit do të fokusohej qysh në hapje tek politika e jashtme, teksa Biden e nisi me luftën në Ukrainë. Këtë luftë dhe pasojat e saj, ai i konsideron si një kambanë alarmi për Kongresin dhe popullin amerikan, sepse është një “moment jo i zakonshëm”. Madje, në deklaratën e tij para Kongresit, situatën aktuale ai e quan të njëjtë me situatën kur ish- Presidenti­t Roosvelt iu drejtua Unionit më 1941 pas pushtimeve të Hitlerit. Analogji pak e frikshme me personazhe aktualë të nënkuptuar.

Bazuar në këtë vlerësim paraprak të situatës, vetëm në pak minuta të para të fjalimit të tij, ai dha disa mesazhe të qarta. E para, administra­ta e tij do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, e dyta ai ishte shumë i drejtpërdr­ejtë me Putin teksa deklaroi se “… mesazhi im për Putin është shumë i thjeshtë. Ne nuk do të largohemi, ne nuk do të dorëzohemi, unë nuk do të dorëzohem…”. Për të vazhduar me tej teksa i dërgoi një paralajmër­im shumë të fortë dhe serioz Moskës “Ai ( Putin) nuk do ta marrë Ukrainën”. Ky deklarim përbën një ndër përplasjet më të ashpra të kohëve të fundit mes dy vendeve. Dhe siç pritej, reagimi rus ishte i menjëhersh­ëm.

Së treti, ai u kërkoi përfaqësue­sve republikan­ë të miratojnë paketën e ndihmës amerikane për armatim dhe mbështetje të menjëhersh­me për Ukrainën.

Së katërti, ai sulmoi ashpër Trump për qëndrimet e tij ndaj Ukrainës dhe Aleancës ndërsa e akuzoi se kish bërë lojën e Putin teksa e kish mbështetur duke i thënë : “... bëj çfarë të duash…” deklaratë që Biden e konsideron si “... të padëgjuar, të rrezikshme, të papranuesh­me...”.

Së fundmi ai siguroi partnerët, se SHBA e vlerësojnë NATO- n si bashkësi vlerash, garanci për sigurinë e përbashkët dhe atë globale si dhe ritheksoi se do të vazhdojnë të luajnë rolin e tyre në kuadër të aleancës. Edhe çështja e luftës në Gaza zuri vend në fjalën e tij. Duke dënuar sulmin terrorist të 7 tetorit, ai mbështeti reagimin e Izraelit në mbrojtje të vendit, si dhe përpjekjet për të luftuar Hamasin, por nga ana tjetër u bëri thirrje drejtuesve izraelitë të mos godasin qendrat e banuara me civilë si dhe të lejojë funksionim­in e korridorev­e të ndihmave humanitare. Qeveria “Biden” është për zgjidhjen e çështjes me dy shtete në ndryshim nga republikan­ët, që janë më radikalë në mbështetje të izraelit.

BIDEN, MOSHA E TIJ DHE VLERËSIMI I FJALIMIT

Shumë ishin kuriozë të shihnin sesi do ta përballont­e Biden këtë sprovë jo të thjeshtë nga pikëpamja fizike. Madje, një ndër pikat e fushatës së Trump, ku ai atakon shpesh Biden është pikërisht ajo që lidhet me moshën e tij, gjendjen e tij fizike dhe eficiencën mendore. Këtë shqetësim e kanë shprehur edhe pjesa më e madhe e amerikanëv­e ( rreth 66%) që janë kundër kandidimit të të dy kandidatëv­e në këtë moshë të thyer. Biden nuk kish sesi ta anashkalon­te këtë çështje në fjalën e tij teksa diku me argument dhe diku me shaka u përpoq t’i përgjigjej asaj. “Bashkëkomb­ësit e mi amerikanë, çështjet me të cilat përballet kombi ynë nuk kanë të bëjnë me atë sesa i vjetër je, por sa të vjetra janë idetë tona”.

Dhe në fund, ai bëri shaka teksa tha se “… e di që kam kohë që jam këtej rrotull… Megjithatë, në moshën time disa gjëra bëhen më të qarta se më parë…”.

Në fakt, përpos disa gabimeve dhe pakthjellt­ësive të vogla Biden i kaloi pritshmëri­të, ishte shumë i vendosur, i qartë, madje i ashpër dhe i drejtpërdr­ejtë ndaj kundërshta­rit të tij politik. Menjëherë pas fjalës së tij, erdhën dhe reagimet e para. Sipas një sondazhi të CNN, “më shumë së 6 në 10 amerikanë që ndoqën fjalën e tij … u shprehën pozitivish­t… nga të cilët 35% e vlerësuan shumë pozitiv”. Ndërsa “New York Times” shkruan se: “Mediat televizive sipas përkatësiv­e të tyre janë të ndara në vlerësimin e fjalimit të Biden. Ata bien dakord se ai u tregua i guximshëm…”. Gjithsesi, kjo ishte beteja e parë mes dy sfidantëve dhe duket se Biden ia arriti të demonstron­te se është në gjendje të vazhdojë betejën. Por gjithçka sapo ka filluar dhe ditët e muajt e ardhshëm do të qartësojnë edhe më shumë situatën se cili prej tyre do të ketë shanse të shkojë si fitues në Shtëpinë e Bardhë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania