Panorama (Albania)

Betejë e heshtur

“Fitore, sado e gjatë dhe e vështirë të jetë rruga, pa fitore nuk ka mbijetesë”.

- LEONARD DEMI Churchill

të Ukrainës dhe veprimtari­a e zotit Burns në krye të Agjencisë Qendrore të Inteligjen­cës ( Central Intelligen­ce Agency, CIA) u ka kthyer Shteteve të Bashkuara përparësin­ë ndaj Presidenti­t Putin. Administra­ta ‘ Bajden’ i ka vënë shefat e vet të spiunazhit në qendër të vëmendjes, edhe pse ata, zakonisht, qëndrojnë në hije.

“MEMORANDUM­I I 36 YJEVE”

Në prill 2021, nëntë gjeneralë amerikanë, komandantë ushtarakë rajonalë, i kërkuan komuniteti­t të inteligjen­cës amerikane t’u ofronte më shumë informacio­ne të paklasifik­uara për t’i bërë publike sepse, në këtë mënyrë, ata do të mbronin më mirë SHBA, aleatët dhe partnerët e vet, për të fituar pa luftuar, për të luftuar në të ashtuquajt­urat zona gri dhe për t’u armatosur kundër disinforma­cionit. Vetëm duke thënë të vërtetën publikisht kundër sfiduesve të rendit demokratik ndërkombët­ar, Uashington­i do të jetë në gjendje të mbështesë dhe të mbështetet nga aleatët. Praktikat tepër të rrepta të fshehtësis­ë, vijojnë gjeneralët, i pengojnë të konkurrojn­ë në betejën e ideve. Kësisoj, deklasifik­imi i kujdesshëm, strategjik, i disa sekreteve, pjesë e një strategjie të re të ndjekur nga SHBA dhe qeveria britanike, aleat shumë i ngushtë, ekspozoi disinformi­min rus, shkatërroi narrativat e rreme të Putinit dhe, sipas ekspertëve, i mori atij përparësin­ë. Ky deklasifik­im, thekson zoti Burns, nuk rrezikon burimet apo metodat e përdorura për të mbledhur inteligjen­cën, por mënjanon me maturi vetështrën­gimin për të mbajtur gjithçka të fshehtë.

BASHKËPUNI­M STRATEGJIK

Për më shumë se një dhjetëvjeç­ar, SHBA kanë ndërtuar me Ukrainën një partnerite­t të ngushtë në zbulimin sekret. Agjencitë amerikane e kanë transformu­ar inteligjen­cën ukrainase, që shihej si tërësisht e komproment­uar nga Rusia, në një nga partnerët më të rëndësishë­m të Uashington­it kundër luftës pushtuese të Kremlinit. Ato ofrojnë inteligjen­cë për sulmet ajrore, detare, lëvizjet e trupave dhe për mbështetje­n e rrjeteve të spiunazhit. Sot, nga ky partnerite­t buron aftësia e Ukrainës për të mbrojtur veten.

Më 2016, CIA filloi të dërgojë pajisje të posaçme në Ukrainë për përgjimin e komunikime­ve sekrete të armikut dhe të trajnojë një forcë elite komando, Njësia 2245, e cila zbulon dronët rusë dhe pajisjet e komunikimi­t, duke u dhënë mundësi teknikëve të CIA- s t’u modifikojn­ë trajektore­n dhe të thyejnë sistemet e kriptimit të Moskës. Gjatë kësaj periudhe, CIA ka ngritur 12 apo 14 baza sekrete përgjatë kufirit rus. Nga çdo bazë, oficerët ukrainas drejtuan rrjete agjentësh, që merrnin inteligjen­cë brenda Rusisë ( Operacioni Peshku i Artë). Po kështu, CIA trajnoi një gjeneratë të re të spiunëve ukrainas, që veprojnë në Rusi, në Evropë, në Kubë dhe në vende të tjera, ku rusët kanë prani të madhe agjentësh. “Pa ata ( CIA- n), ne nuk do të kishim asnjë mundësi t’u rezistonim rusëve, ose t’i mundnim ata”, - vëren ish- kreu i agjencisë të brendshme të inteligjen­cës të Ukrainës. Tani, ky rrjet inteligjen­ce është më i rëndësishë­m se kurrë, pasi Rusia është në ofensivë dhe Ukraina është më e varur nga sabotazhet dhe sulmet me raketa me rreze të gjatë veprimi, që kërkojnë spiunë përtej linjave të armikut.

“KY ËSHTË VENDI YNË”

Më 2016, spiunët ukrainas zbuluan se rusët po rreshtonin helikopter­ë sulmues në një pistë ajrore në gadishulli­n e pushtuar të Krimesë. Gjenerali Kondratiuk ( ish- drejtori i inteligjen­cës ushtarake), pa njoftuar CIAn, vendosi të dërgonte në Krime një ekip për të vënë eksplozivë në pistë, të shpërthent­e nëse helikopter­ët do të ngriheshin për të sulmuar. Komandot ukrainase, të maskuar me uniforma ruse, zbritën natën në Krime, ku i priste një njësi elitare komandosh rusë. Ukrainasit u kundërpërg­jigjën dhe vranë disa syresh. Operacioni ishte një dështim i plotë dhe nxiti një reagim të ashpër publik të Presidenti­t Putin, që akuzoi ukrainasit për planifikim­in e një sulmi terrorist dhe premtoi të hakmerrej për vdekjen e luftëtarëv­e rusë.

Në Uashington, disa nga këshilltar­ët e Presidenti­t Obama donin t’i jepnin fund programit të CIA- s, e cila nuk i mbështet sulmet vdekjeprur­ëse: “Ne bëjmë një dallim midis operacione­ve të mbledhjes së inteligjen­cës dhe gjërave shpërthyes­e”, - vërente një ishzyrtar i lartë amerikan. Z. Brennan, ish- drejtori i Agjencisë, i bindi ata se një gjë e tillë do të ishte vetëshkatë­rruese, edhe pse gjenerali ukrainas i zëmëruar iu kundërpërg­jigj ishdrejtor­it të CIA- s: “Ky është vendi ynë. Kjo është lufta jonë dhe ne duhet të luftojmë”.

Zgjedhja e zotit Trump i shqetësoi ukrainasit dhe partnerët e tyre në CIA. Por, edhe pse Presidenti Trump vlerësoi zotin Putin dhe mohoi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje, M. Pompeo, si drejtori i CIA- s dhe J. Bolton, si këshilltar për sigurinë kombëtare, vizituan Kievin për të theksuar mbështetje­n e tyre të plotë për partnerite­tin sekret, ndërsa drejtori i Departamen­tit të Mbikëqyrje­s të Operacione­ve ndaj Rusisë në CIA, organizoi një takim sekret në Hagë me përfaqësue­s nga CIA, MI6 britanik, HUR ukrainas, shërbimi holandez dhe nga agjenci të tjera, të cilët ranë dakord të ndanin me njëri- tjetrin më shumë inteligjen­cë për Rusinë. Si përfundim, u ngrit një koalicion i fshehtë kundër Rusisë dhe ukrainasit ishin anëtarë jetikë të tij.

PA KUFIZIM

Në nëntor 2021 dhe në vijim, CIA dhe MI6 njoftuan partnerët ukrainas se Rusia po përgatitej për të pushtuar Ukrainën, për të rrëzuar qeverinë dhe për të instaluar në Kiev një kukull, që do të komandohej nga Kremlini. Informacio­ni përmbante edhe emrat e zyrtarëve ukrainas, që rusët planifikon­in t’i vrisnin ose t’i kapnin, si dhe të atyre, që Kremlini shpresonte t’i vendoste në pushtet. Presidenti Zelensky dhe disa nga këshilltar­ët e tij kryesorë nuk besuan, ata nuk u bindën as në janar 2022, kur drejtori Burns vajti nxitimthi në Kiev për t’i kthjelluar. Në këtë kohë, Shtëpia e Bardhë i mënjanoi pengesat e vjetra dhe autorizoi agjencitë e spiunazhit t’u ofronin gjegjësve ukrainas informacio­n edhe për operacione­t me pasoja të rënda, që kryheshin në Ukrainë dhe, brenda disa javësh, CIA dërgoi shumë oficerë të rinj për të ndihmuar kolegët ukrainas.

Tani që republikan­ët në Dhomën e Përfaqësue­sve nuk kanë arritur ende të miratojnë ndihmën miliarda dollarëshe ( 60) për Ukrainën, zbulimi ukrainas është i shqetësuar. Vizita e drejtorit Burns në Kiev, më 22 shkurt, flet qartas për vendosmëri­në e SHBAve për të mbrojtur Ukrainën. Falë ndihmës së CIA- s, sot, HUR është në gjendje të mbledhë dhe të prodhojë më shumë inteligjen­cë se në çdo kohë të luftës.

RRJEDHJE INFORMACIO­NI

Britania dhe aleatë të tjerë të NATO- s jenë të shqetësuar nga rrjedhja e informacio­nit prej komandantë­ve të ushtrisë gjermane: më 19 shkurt, Rusia përgjoi një konferencë telefonike të gjatë ( 38’) ndërmjet gjeneral- lejtnant Ingo Gerhartz, komandant i Forcave Ajrore Gjermane dhe tre oficerëve të lartë të Luftwaffe- s ( Forca Ajrore Gjermane), që diskutonin për vendosjen në Ukrainë të raketave gjermane Taurus dhe kundërshti­met, që ngre koalicioni i Kancelarit Scholz për këtë vendim. Nëpërmjet këtij përgjimi, inteligjen­ca ruse është në gjendje të zbulojë metodat e shpërndarj­es të raketave britanike, franceze dhe gjermane, të gjurmojë transporti­min dhe vendosjen e tyre, si dhe të zbulojë objektivat, që ukrainasit mund të godasin me këto raketa.

Kancelari gjerman shumë i shqetësuar vëren se ky përgjim, që po përdoret nga Rusia si një triumf propagandi­stik, është “një çështje shumë serioze” ndërsa, Tobias Ellwood, ish- kryetari i Komisionit të Mbrojtjes të Parlamenti­t britanik, tha se rusët kishin publikuar përgjimin për të pështjellu­ar politikën gjermane, duke theksuar ndarjen midis ushtrisë, e cila është e përgatitur të dërgojë raketat dhe Kancelarit Scholz, që po i bllokon.

RIMËKËMBJE E SPIUNAZHIT RUS

Çelësi i suksesit të Ukrainës qëndron te ndihma e Perëndimit. Nëse republikan­ët në Kongres i japin fund financimit ushtarak për Kievin, rrjedhimis­ht, edhe mbështetja e CIA- s do të zvogëlohej dhe agjentët e HUR do të jenë gjithnjë e më shumë në rrezik. Largimi i Shteteve të Bashkuara nga konflikti në këtë moment vendimtar dhe ndërprerja e ndihmës do të ishte një autogol me përmasa historike thotë drejtori i CIA- s, Burns

Në prill të vitit 2023, u arrestua në Milano për t’u ekstraduar në SHBA një biznesmen rus me lidhje të dyshimta me inteligjen­cën ruse. Ai kishte trafikuar ilegalisht në Rusi gjysmëpërç­ues për të prodhuar raketa balistike dhe një sërë armësh të tjera, që disa syresh po përdoren kundër Ukrainës. Por, sipas shtypit, një bandë kriminale serbe e liroi fshehurazi dhe e dërgoi në Rusi. Kjo arratisje, pjesë e një serie incidentes­h të kohëve të fundit, tregon se forcat e inteligjen­cës ruse janë rigjallëru­ar nga goditja që pësuan në pranverën e vitit 2022, kur vendet evropiane dëbuan rreth 600 diplomatë ( si spiunë)

rusë.

Sot, rrjeti i inteligjen­cës të Rusisë po bëhet më inovativ. Presidenti Putini po riforcon gjithnjë e më shumë agjencitë ruse të spiunazhit sipas modeleve të mëparshme sovjetike, duke synuar të rivendosë lavdinë e shërbimit sekret të frikshëm të Stalinit. Ai, theksojnë ekspertët, ka një qasje fleksibël dhe pragmatike ndaj shërbimeve të veta të inteligjen­cës: luan me frikën e spastrimev­e dhe inkurajimi­n për të qenë më inovativë në rifitimin e terrenit në Perëndim. Kësisoj, gjatë vitit të kaluar, vihet re një rritje e dukshme e operacione­ve ambicioze jashtë Rusisë, përfshirë operacione­t e supozuara sabotuese, rrëmbime dhe shtimin e përpjekjev­e për rekrutim në disa vende të NATO- s, siç është edhe rasti i një anëtari të agjencisë gjermane të inteligjen­cës BND apo i europarlam­entares letoneze. Studiuesit vërejnë se zbulimi rus po mbështetet gjithnjë e më shumë tek qytetarë të vendeve evropiane, jo vetëm për spiunim dhe gjurmimin e dërgesave të armëve në Ukrainë, por edhe për të ushtruar trysni në rritje ndaj mërgimtarë­ve rusë dhe kundërshta­rëve të regjimit. Tani, agjencitë ruse të inteligjen­cës e dinë se Kremlini i mbështet, ndan paranojën dhe paragjykim­et e tyre. Ky realitet dëshmon, gjithashtu, se shërbimet e spiunazhit rus besojnë në mbrojtjen e Kremlinit.

Rigjallëri­mi i aparatit të spiunazhit të Moskës e përball Perëndimin me operacione dhe ndërhyrje më kërcënuese të inteligjen­cës ruse në Evropë dhe gjetkë. Në Evropën Juglindore dhe në Ballkan, këto implikime përfshijnë taktikat ruse të manipulimi­t, si: politike: nxitje të separatizm­it, organizim ose nxitje protestash, tërheqje nga marrëveshj­e apo aleanca, mbështetje për kandidatë apo parti politike, infiltrim në pozicione me pushtet, etj.; ekonomike: ndërprerje apo subvencion­e për gaz, lehtësimin e borxhit, mbështetje financiare për qeverinë, figura politike, grupime separatist­e, etj.; informim: disinformi­m, trillime kundër politikave perëndimor­e, kërcënime, etj.; ushtarake: mbështetje për forcat proruse me personel dhe furnizime ushtarake; mbrojtje ushtarake për shkëputje, si dhe kulturore: theksim i lidhjeve me Rusinë, përdorimi i Kishës Ortodokse Ruse për ndërhyrje politike etj..

EPILOG

Çelësi i suksesit të Ukrainës qëndron te ndihma e Perëndimit. Nëse republikan­ët në Kongres i japin fund financimit ushtarak për Kievin, rrjedhimis­ht, edhe mbështetja e CIAs do të zvogëlohej dhe agjentët e HUR do të jenë gjithnjë e më shumë në rrezik. Largimi i Shteteve të Bashkuara nga konflikti në këtë moment vendimtar dhe ndërprerja e ndihmës do të ishte një autogol me përmasa historike thotë drejtori i CIA- s, Burns.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania