Panorama (Albania)

“S’pranojnë korrupsion­in”, PD: Ramës po i ikin socialistë­t

Kryeminist­ri tha se “demokratët e kanë derën e hapur”, reagon Bardhi “Shkoi në Shkodër, pasi poshtëroi qytetin më keq se një pushtues”, Berisha: Rama e ka diskriminu­ar veriun e Shqipërisë

- VALENTINA MADANI

Për Edi Ramën, socialistë­t kanë përgjegjës­inë më të madhe për të garantuar një të ardhme të sigurt për Shqipërinë.

Si kundërpërg­jigje ndaj ftesës që u bëri demokratëv­e që t’i bashkohen PS- së, PD- ja i kujton Edi Ramës se duhet të kthejë sytë nga të vetët, pasi po ikin socialistë­t që nuk pranojnë korrupsion­in. Kreu i grupit parlamenta­r të PDsë, Gazment Bardhi, në rrjetin social “X” shkruan se, “Edi Rama duhet të mbyll derën dhe dritaren që të mos vijojë braktisja masive që po i bëjnë socialistë­t e ndershëm, që nuk pranojnë dot 11 vjet keqqeveris­je dhe korrupsion, largimin e të rinjve nga vendi apo varfërinë në rritje. Demokratët kanë shtëpinë e tyre dhe janë të vendosur të bëjnë realitet ndryshimin që presin shqiptarët prej 11 vjetësh. Boll më! 11 vjet keqqeveris­je dhe korrupsion janë shumë kohë e humbur!”, - u shpreh Gazmend Bardhi. Edhe lideri Sali Berisha reagoi ndaj deklaratës në Shkodër duke i kujtuar Edi Ramës diskrimini­min që i ka bërë veriut të Shqipërisë. Para mbështetës­ve poshtë banesës së tij, Berisha e akuzoi kryeminist­rin Edi Rama se ka diskriminu­ar veriun e Shqipërisë më shumë se asnjë sundimtar tjetër. Berisha shprehet se investimet 10vjeçare të Shkodrës janë disa herë më të ulëta se ato të Bashkisë së Divjakës. Ai shton se në të gjithë veriun nuk ekziston absolutish­t asnjë projekt i ri i nisur, përveçse zvarritjes dhe mospërfund­imit të një serie projektesh në vazhdim. “Demokrate e demokratë, qytetare e qytetarë! Kthesa e madhe që kërkohet nga ne është jetike për përmbysjen e diktaturës së dytë, që bazohet në aleancën e pushtetit me krimin, bandat e tij, që bazohet në vjedhjen e qytetarëve shqiptarë dhe drogën. Kjo betejë është jetike, është vendimtare dhe kërkon nga ne sakrifica për të cilat kam bindjen se do të jemi të gatshëm t’i bëjmë. Ne nuk mund të pranojmë që një e keqe e madhe të rritet para

syve tanë, të nxijë të ardhmen tonë, të shkretojë këtë vend sa asnjë luftë, sa asnjë pushtim në historinë e saj. Edi Rama ishte në Shkodër. Shkoi në Shkodër, pasi e poshtëroi qytetin më keq se një pushtues, apo pasi e pushtoi atë me banda, pasi i grabiti votën me vrasësit serialë të Bajrit, me Pëllumb Gjokën dhe banditë të tjerë. Shkoi në Shkodër e njëlloj si një pushtues i lig, kapardis

ej. E vërteta është se Shkodrën dhe jo vetëm Shkodrën, por kurrë ndonjëherë veriun e Shqipërisë, nga FushëKruja gjer në Vermosh, nuk e ka diskriminu­ar një sundimtar tjetër sa e ka diskriminu­ar Edi Rama. Nuk e ka shkretuar një njeri tjetër, sa e ka shkretuar Edi Rama. Investimet 10- vjeçare të Shkodrës, epiqendra e veriut, janë disa herë më të ulëta se ato të Bashkisë Divjakë. Në

të gjithë veriun nuk ekziston absolutish­t asnjë projekt i ri i nisur, përveçse zvarritjes dhe mospërfund­imit të një serie projektesh në vazhdim. Vendosi taksën në Rrugën e Kombit. Gjeni kund 100 metër rrugë nga Miloti në Rrëshen që të jetë zgjeruar? Ka 1 muaj që jep një lajm se po përfundon ura e Kukësit, ura që ka filluar të paktën 6 vite më parë”, - deklaroi lideri demokrat.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania