Panorama (Albania)

Ftesa, Rama u hap derën demokratëv­e: Të shkëputemi nga ndasitë e së shkuarës

“Shkodra u mbajt peng. Të na bashkohen edhe demokratët për transformi­min” “Partia të jetë më digjitale”, kryeminist­ri porosi strukturav­e të PS- së në Shkodër: Reklamoni punën në “Instagram”, ka shumë efekt

- VALENTINA MADANI

Kryeminist­ri Edi Rama përgjatë dy ditëve mblodhi në Shkodër krerët e bashkive të vendit, ndërsa dje takoi organizata­t socialiste.

Rama siguroi se qeveria do e mbështesë Shkodrën, pasi sipas tij, është një nga bashkitë më të prapambetu­ra në vend. “Shkodra ishte pengu i një krenarie të humbur, që përkthehej në një mllef asgjësues, duke u kapur pas së shkuarës. Shkodra sot është një laborator i të shkuarit përtej kufijve partiakë dhe të kuptuarit të interesit dhe qëllimeve të përbashkët­a, duke i mbrojtur më mirë, duke kapërcyer kufijtë partiakë. PS- ja është një instrument për të realizuar qëllime të përbashkët­a që kanë të bëjnë me njerëzit, me vendin. Shqipëria nuk ka kohë për të humbur, ka humbur kohë me ndasi që nuk i kanë shërbyer, u kanë shërbyer vetëm atyre që kanë dashur të kenë sa më shumë njerëz të verbër nga mbrapa për pushtetin e tyre”, - theksoi ai. Anëtarëve të organizata­ve socialiste me të cilët zhvilloi takime, u la edhe porositë e fundit, përpara largimit nga qyteti verior. Mësohet se Rama ka kërkuar nga socialistë­t që të jenë më aktivë në rrjetet sociale dhe të promovojnë punët e mira që po bëhen në Shkodër, por edhe në të gjithë vendin, pasi është një mënyrë që funksion dhe rrit besimin e të tjerëve ndaj PS- së. Dyert e partisë i ftoi t’i hapin për këdo, duke u kujtuar të vetëve se 14 maji shënoi edhe kthesën përtej ndasive politike. “Ne duhet t’u themi njerëzve bujrum! Dyert tona janë të hapura, sepse sa më shumë larmi dhe diversitet të kemi brenda organizata­ve tona, aq më shumë njerëzit do të na besojnë që e kemi vërtetë shumë seriozisht shkëputjen nga ato gomat dhe nga ato ndasitë. Duhet të jemi më gjithëpërf­shirës në Shkodër, të hapim dyert për të gjithë edhe për demokratët

“Shkodra sot është një laborator i të shkuarit përtej kufijve partiakë dhe të kuptuarit interesit dhe qëllimeve të përbashkët­a, duke i mbrojtur më mirë duke kapërcyer kufijtë partiakë. PS- ja është një instrument për të realizuar qëllime të përbashkët­a që kanë të bëjnë me njerëzit, me vendin. Shqipëria nuk ka kohë për të humbur, ka humbur kohë me ndasi që nuk i kanë shërbyer, u kanë shërbyer vetëm atyre që kanë dashur të kenë sa më shumë njerëz të verbër nga mbrapa për pushtetin e tyre”.

që në Shkodër; kemi Benetin kështu që demokratët e kanë derën e hapur”, – mësohet të jetë shprehur Rama. Mbështetje pa kursim premtoi për qytetin e braktisur nga e djathta sipas tij, duke sjellë si shembull ndërtimin e stadiumit “Loro Boriçi”. Jo pak investime ka parashikua­r të realizojë për këtë qytet, duke hedhur poshtë zërat se qeveria e tij ka lënë pas veriun e Shqipërisë, duke u dhënë prioritet projekteve në jug. “Me ndihmën e Zotit dhe mbështetje­n e shkodranëv­e bëhet modeli i një transformi­mi që do të jetë edhe më pozitiv, por njëkohësis­ht edhe lokomotiva që do të tërheqë të gjithë veriun me vete”, - u shpreh kryeminist­ri. Kryesocial­isti theksoi edhe nevojën e anëtarësim­eve të reja, duke kërkuar gjithashtu të jenë sa më aktivë në rrjetet sociale për të promovuar investimet që po kryhen në Shkodër. Në ditën e parë të vizitës në Shkodër, Edi Rama u premtoi kryebashki­akëve në takimin e mbështetje financiare, projekte dhe rritje pagash. Kryeminist­ri Edi Rama u shpreh se reforma territoria­le do një fazë të dytë për reduktimin e bashkive, por shytoi se për t’u bërë kjo, duhet konsensus me pakicën. “Reforma territoria­le do më pak bashki, por kjo kërkon konsensus me një pjesë të pakicës, por ky është një debat vetëm harxhim kohe. Është e sigurt se nëse bashki të caktuara bashkohen me një tjetër, mund të prodhojnë më shumë ekonomi, rezultat. Për shërbimet janë të qarta sesi do të jetë e ardhmja e tyre. Shqipërisë i duhen më pak bashki dhe më shumë kualitet në administri­min vendor”, - tha Rama. Por, a ka marrëveshj­e mes maxhorancë­s e opozitës për t’i kthyer normalitet­in Parlamenti­t, duke plotësuar kërkesat për ngritjen e komisionev­e hetimore. “Unë realisht nuk i kuptoj ata që arrijnë të komentojnë marrëveshj­e për ngritje të komisionev­e hetimore. Ne nuk kemi refuzuar dhe nuk kemi shkelur asnjë të dejtë për ngritjen e komisionev­e hetimore. Ne kemi referuar të votojmë iniciativa që shkelin kornizën e mirëpërcak­tuar nga vendimet e GJK. Kjo nuk është çështje marrëveshj­eje apo negociatas­h, është çështje të drejtash. Opozita ka të drejtë të ngrejë një komision hetimor, por sipas rregullore­s. Nuk ka nevojë për marrëveshj­e, negociata apo bisedime. Diskutimet për këtë bëhen në komision. Besoj se kanë kaluar disa muaj që unë e kam thënë dhe e përsëris. Komisioni i Reformës Zgjedhore, praktikë që ka dalë nga konteksti i kohës që po jetojmë. Ligjin do ia lëmë në dorë Kuvendit. Nëse do të ketë vota, të ketë. Nëse jo, do të bëjmë zgjedhje me ligjin ekzistues. Në të gjithë këtë përudhe kam parë me kënaqësi që kryetarët e bashkive kanë bërë punët e tyre”, - tha Rama. Në takimin e kryeminist­rit me krerët bashkiakë ishin të pranishëm edhe opozitarët si kryetarët e Hasit, Mirditës, Pukës, Fushë- Arrëzit, Memaliajt e Kavajës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania